Rrëfehet Paskal Milo: Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”. Si u njoha me gruan, hyrja në politikë dhe ndarja me Skënder Gjinushin

9 Prill 2018, 19:30Politika TEMA

Paskal Milo, ashtu siç nuk e keni parë kurrë. Një bisedë pa doreza në shtëpinë e tij, për rininë, futbollin pasionin e tij të madh, njollën në biografi, largimin nga “Zëri i Popullit” dhe rikthimin si pedagog në universitet.

Profesori foli në “Pasdite në Top Channel” për dashurinë me shikim të parë dhe familjen e tij.

“Pasioni i madh i rinisë time, futbolli”

Pasi u emërova gazetar në “Zërin e Popullit”, pasioni im mori fund, pasi punoja deri në 2 të natës. Më është dashur të varja këpucët në gozhdë. Por edhe tani kam instiktet. Kur më del topi para filloj bëj palexho. Futbolli do të kishte qenë më i thjesht për mua, do të isha edhe më popullor. Sot futbollistët janë njerëzit më të pasur në botë.

Puna në gazetën “Zëri i Popullit”

Nga viti 1971 deri 1975 kam punuar aty. Njolla në biografi më largoi. Për kohën që kam punuar aty dhe kolektivi, ajo ka qenë një shkollë për arsyet e informacionit që merrja. Rrënjët i kam pikërisht aty te ai studim që unë i bëja marrëdhënieve ndërkombëtare në atë kohë. Më pas, u bëra mësues në Fier e më pas punova në muzeun e Fierit. Dhe në 1980 u riktheva në Tiranë. Nga viti 1974, kur ishte një fushatë për të gjetur armiqtë e kohës, njerëzit edhe të shmangeshin. Madje edhe të kritikonin në publik, mund të shkruanin edhe ndonjë letër. Kur shkonim me vëllanë në Fier, nuk na afrohej njeri.

Si ishte të bëjë gazetari në ato vite?

Gazetaria e një tipi tjetër. Por gjithsecili shfaqte personalitetin e vetë mes shkrimeve. Por kishe një kornizë dhe nëse dilje jashtë sajë as që mund të botohej.

Njohja me bashkëshorten 

Ndodhi sapo kam nisur punën në “Zërin e Popullit. E njoha kur shkova të takoja një njeriun tim në Vlorë. Mbante një fustan të kuq. Në momentin e parë më ka krijuar përshtypjen se mos ishte ndonjë aziatike. Jemi martuar në vitin 1976 në Fier.

A keni bërë çmenduri për Liljanën?

Kemi pasur edhe ne jetën tonë private, personale, intensive. Patjetër që kemi pasur gjëra të bukura. Shkoja çdo javë nga Tirana në Vlorë për të parë Liljanën që ishte nxënëse. Shumë takime bëheshin edhe në shtëpinë e shokut. Kushtet kanë qenë të vështira për të rritur fëmijët. Por nëna e Liljanës na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, një nënë heroinë. Liljana ka vuajtur më shumë. Edhe me punën e vështirë që ka pasur, por duke qenë i ri i përballon dhe ne ja arritëm ja dolëm të kalojmë ato kohë të vështira.

Çfarë babai jeni?

Autoritar kam qenë, skrupuloz. Sa i përket studimeve, librat kanë qenë shoqëria ime në tërë jetën. Në tavolinën time gjithmonë gjenë rrëmujë. Familja jonë i ka transmetuar fëmijëve, kulturën e dijen. Liljana është pak më sportive, më gazmore, më e shoqërueshme. Ndërsa unë jam më serioz dhe besoj se kam bërë mirë, pasi kemi kompensuar njëri-tjetrin në marrëdhëniet me fëmijët.

Pse u bëtë pjesë e politikës?

Nuk doja të futesha, ka qenë rastësi, pasi unë e kisha pësuar nga politika. Pasi u krijua Partia Demokratike më kanë ardhur në shtëpi dy miqtë e mi, që të bëhesha pjesë e kësaj partia. Eduard Selami më ka kërkuar të bëhesha pjesë e PD. Unë në fakt i kam refuzuar me mirësjellje, duke u thënë se nuk e kisha ndërmend të angazhohesha me politikë, por të vazhdoja studimet. Në shkurt të 1991 jam caktuar dekan i Filologjikut, në këto momente pati një lëvizje nga një grup intelektualësh për krijimin e një partie politike. Ishte ideja e një partie të qendrës, mes dy partive të mëdha që po grindeshin dhe kjo idenë më tërhoqi dhe kështu lindi Partia Socialdemokrate. Duke hyrë në politikë, unë nuk hoqa dorë asnjëherë nga shkenca dhe nga universiteti. Edhe në kohën kur kam qenë ministër kam shkuar në auditor.

Çfarë iu ndau me Skënder Gjinushin?

Me Skënderin kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë për vite. Por unë kuptoj që pushteti të miklon dhe një politikan duhet të ruhesh. Partia erdhi duke u rrudhur, pasi humbi demokracia e brendshme, e cila është kaq e rëndësishme për mbarëvajtjen e partisë. Duke qenë intelektualë, vendosëm që të ndahemi në kuptimin organizativ. Tashmë jemi koleg, takohemi, bisedojmë dhe ndajmë edhe mendime me njëri-tjetrin.

6 komente në “Rrëfehet Paskal Milo: Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”. Si u njoha me gruan, hyrja në politikë dhe ndarja me Skënder Gjinushin”

  1. Cuku says:

    PasKal Mjelja na doli I persekutuar
    Pioner Lubonja ,I persekutuar.
    Spartak Ngjala I persekutuar..
    Femijet e Mehmet Shehut te persekutuar,,,
    Nipi I Hysni Kapos I persekutuar…
    Po cbehet keshtu na dolen te gjithe te persekutuar,,,,,
    PasKal Mjelja gazetar tek Zeri I Popullit I perskutuar
    Ajde pordhe me rigon ajde,,,,

  2. Pasgomari says:

    Ohoho ftia pordhes o Paskali. Ky nuk eshte ndonje futbollist I njohur bre? Me aq sa e mbaj mend une, ky lunate me top lecke ne lagje.
    Kaq. hej mo Paskal, ne Shqiperi nuk u be I pasur Panajot Pano, jo me nje cope Pas-kali.

  3. laoura says:

    Z;PASKAL Milo, duhet te sqaroni se si ju ra ne dore letra qe kishte shkruar Mehmet SHEHU; SEPSE ESHTE SHUME E RENDESISHME QE TE SQAROHET NJEHERE E MIRE SE KUSH JUAZ DHA DHE JU E NXORRET NGA KASAFORTA;KENI DEKLARUAR SE AJO LETER JUA KADHENE NJE NEPUNES I NIVELIT TE TRETE; AJO LETER A ESHTE ORIGJINALE APO FOTOKOPJE DHE JU NGATERRON SHUME NE CESHTJEN E VETEVRASJES SE mEHMET sHEHUT;MBASI PARAQET RENDESI CESHTJA E ASAJ LETRE SQARONI PUBLIKISHTE DHE NE MENYRE SHTERRUESE DHE PERFUNDIMTARE CESHTJEN E ASAJ LETERE . tashme mos lini ndonje keqkuptim dhe te mbani pergjegjesi ne kete kohe te mbeture. aJO LETER E THEKSOJ BASHKE ME ZARFE ESHTE MARRE NGA I NDJERI vLADIMIRI DHE NJEKOHESISHT I ESHTE MARRE NGA I NDJERI KADRI HASBIU;

  4. Trimi Paskal says:

    Paskaliit vetm greqin mos ja shani se me shum I qan zemra paskalit se sa Vangjel Dules,

  5. Ivan i madh says:

    Po paskeni qëne njerez ipokrite e pa karkter mor felliqesira. Si nuk ju vjen pak turp pa le cipe nuk keni kur ankohen dhe ju dhe e hiqeni veten te persekutuar nga ai sistemin që vetem e keni rjepur e cfare mund te thote nje fshatar i zonave te thella molore e qytetaret e qyteteve që punonin per ju dhe per vete nuk siguronin dot buken e femijeve. Po paskeni qëne vertet egersira pa dallim te gjithe kush vuante e persekutohej jo nga sistemi po nga keta palaco qe ushqeheshin e reatoseshin nga ai sistem e abuzojne nen idealet e tij. Dhe shinin ne kuris te popullit që ishte mbaresi i te gjithe te mirave materiale ku perfituesit ishin keta maskarenj që sot na hiqen si te perndiekurit e atij sistemi. Ptuuuu race e felliqur qe ngordhishi te gjithe sa me pare.

  6. Saranda. says:

    Paskal milo e skender gjinushi me i bere bashke e bejnë nje kombinim kake te albalazhit fatos lubonja e lorence vangjeli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje