Kosova paralajmëron barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë

10 Prill 2018, 15:49Rajoni TEMA

Nga Bashkim Kastrati

Ka disa vite që flitet për raportet jo të mira tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Prodhuesit e Kosovës janë ankuar për pengesa të ndryshme për të eksportuar në tregun e Shqipërisë.

Para disa ditëve Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka deklaruar se nëse do të vazhdojnë pengesat nga Shqipëria, edhe kjo ministri do të ndërmerr masa ndaj, pasi që sipas tij shteti shqiptar shpesh krijon disa pengesa të panevojshme.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një debati në një nga televizionet nacionale të Kosovës, ku disa nga prodhuesit e Kosovës tregonin për pengesat konkrete që po i hasin në Shqipëri.

Këto pengesa në masë të madhe janë burokratike, por sipas prodhuese të Kosovës ka edhe pengesa tjera për të ndalur produktet nga Kosova dhe sipas tyre këto pengesa po bëhen nga disa njerëz të fuqishëm të biznesit në Shqipëri për të pasur vetëm ata tregun për ato produkte.

Në këtë situatë, edhe zyrtarisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar barriera tregtare për produktet e Shqipërisë nëse autoritete shqiptare edhe më tutje vazhdojnë t’i pengojnë eksportet kosovare në këtë shtet.

Gjatë vitit që lamë pas kompanitë kosovare eksportuan në Shqipëri produkte në vlerë prej 60 milionë eurosh, derisa ato të Shqipërisë në Kosovë sollën prodhime në vlerë prej më shumë se 150 milionë eurosh.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka paralajmëruar se do të vendosë barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë nëse kjo e fundit edhe më tutje vazhdon me aplikimin e tyre për prodhuesit kosovarë.

Si në të kaluarën, por edhe aktualisht Doganat e Shqipërisë në vazhdimësi aplikojnë barriera të ndryshme për ta ndalur eksportin e prodhimeve shqiptare në këtë shtet, derisa prodhimet e Shqipërisë në vendin tonë importohen pa asnjë problem.

Në dijeni për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje janë edhe Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë, të cilat pranojnë që ka ngecje në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Tregtisë dhe jemi të përkushtuar që marrëveshja të zbatohet mes dy vendeve dhe të eliminohen të gjitha barrierat që janë paraqitur”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës për gazetën zëri.

Në lidhje me këtë çështje në vazhdimësi ka reaguar edhe  Klubi i Prodhuesve të Kosovës(KPK). Ata kanë kërkuar që të mos ketë pengesa në raportet tregtare dhe se të punohet për t’u bërë një treg i përbashkët.

Sipas KPK-së, prodhuesit e Kosovës përballën me shumë barriera dhe probleme kur eksportojnë në tregun e Shqipërisë.

Duhet të kujtojmë rastet e shumta kur prodhuesve të Kosovës u janë vënë taksa shtesë ose i ju janë bllokuar mallrat në kufi, si për shembull me rastin e patates, miellit, birrës, barnave, e të tjera.

Prandaj janë pikërisht individë të caktuar brenda institucioneve të Shqipërisë që janë duke e bllokuar funksionimin e tregut të lirë dhe të përbashkët.

“KPK dëshiron të ju përkujtojë se Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të CEFTA-së, që të dyja kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë dhe rrjedhimisht të dyja duhet të aplikojnë tregtinë e lirë. Tregu i CEFTA-së në fokus të vet ka stimulimin e tregtisë, investimeve dhe krijimin e një tregu të gjerë për të gjitha vendet e rajonit”, duhet ndër të tjera në reagim.

Sipas KPK-së, tregtarët dhe prodhuesit nga Kosova kanë probleme të shumta që duhen gjetur zgjidhje sesa zhvendosja simbolike e pikës doganore në portin e Durrësit.

Probleme këto që kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos.

Këto janë problemet reale të cilat po ndikojnë në mosfunksionimin e një tregu të përbashkët.

Këto pengesa po ndodhin në kohën kur ka deklarata të shumta për bashkëpunim vëllazëror. Siç duket këto probleme konkrete nuk po diskutohen as në takimet e dy qeverive, që më shumë duket se janë simbolike sesa konkrete. (tesheshi)

6 komente në “Kosova paralajmëron barriera tregtare për prodhimet e Shqipërisë”

  1. drino says:

    Jane te turpshme mbledhjet e perbashketa dhe pompoze qe ben ED PALLA dhe nuk kane zgjidhur asnje problem por vetem kane sjelle perçarje ate qe na karakterizon ne shqiptaret.HIQNI DORE NGA KETO FACADA O IDJOT POLITIKANE NGA TE DY KRAHET SE POPULLI DO JU MARRE ZVARRE O PLERA dhe sidomos nga njera ane PALLA dhe nga ana tjeter politikani me i turpshem kembe e koke RRAMUSH idjoti qe e ka te shkruar ne balle .

  2. petrit says:

    Si ka mundesi qe na eshte merzitur kosova qe po e pengon shqiperis? Cfare duan valle kosovaret qe te paguajne shqiptaret per te mbajtur biznesin e tyre? Nqs kosovaret do ta perdorin rrugen e kombit duhet te paguajne per mirembajtjen e saj. Nuk do te paguajne shqiptaret per te mbajtur biznesin e kosovareve. Pra nqs do te kalojne ne kete rruge te paguajne 100 % te takses se duhur pa u ulur asnje leke.

  3. Zzzzzz says:

    kosova mer 20 here me shume importe nga serbi se nga shqiperia dhe nuk thone as gek as mek…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. Taku says:

    IKNI RE PIRDHU ,,,,PO E BONI SI PUNA E PLAZHIT,,,QE PO VIJME TI HARXHOJME LEKET NE PLAZHIN SHQIPTAR, TEK VLLAZNIT TAN,,,DHE NUK SHKOJME NE MAL TE ZI,O KROACI,E SLLOVENI,,,,PO KUSH JU LE JU ME BO PLAZH NE KETA VENDE,,ASHTU SIC VINI JU, ME SHPI ME VETE QE NGA PRASI E KE BUKA,,,,MOS THEMI QE FLINI 20 VET ME 1 SHPI,,,MOS FLASIM, NE CADER QE KERCASIN TENXHERET E TASAT,,,,,PRANDAJ VINI SE SPO JU RRUHET SHUM PER VLLAZNIT,,,KUSHTON PAK DHE BOHET PLAZH ALLA KOSOVE,,,

  5. Niku says:

    Ahhh kur sju zhduku serbi fare do ishim me rehat se na cat trapin… kosova vete furnizohet tregtine e bene me serbin me qindra miljona ne vit… e ne vetem probleme ju hapim… mbyllni kufijte fare e te vene qihen plerat race e flliqur… mbase jam injorant nga historia po sdi ca kontributi kane dhene per shqiperine keta kosovaret vetem ankohen… po ca ankoheni o plera shqiperia eshte nena juaj pa nenen ju sdo egzistonit… vetem ankesa e leket i hidhni ne serbi… se po te ishin shqiptar nuk jepnin as nje qendark per prodhimet serbe ata qe i masakruan ju kane zhdukur dhe eshtrat… sjua ka fajin as politikanet as bisnesmenet miqe te aerbise ptu fare e keqe… dhe ne evrope i shajne shqipratet sikur jane race tjeter… jo jo serbin e keni pake ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje