LETRA/ Deputetja e PD që ishte pro martesave gay, i përgjigjet ambasadorit amerikan: Mr. Lu, çështja është se LGBTI s'është halli më i madh yni

10 Prill 2018, 08:14Politika TEMA

Deputetja e PD-se, Oriola Papmuri i eshte pergjigjur me nje leter te hapur ambasadorit amerikan ne vendin tone, Donald Lu, i cili pak dite me pare, gjate nje aktiviteti per te drejtat e LGBTI, paralajmeroi ate, ish- deputetin Manjani dhe demokratin Tritan Shehu per qendrimin e hapur kunder ketij komuniteti.

Kujtojme qe Pampuri ishte shprehur pro martesave gay ne Shqiperi, ndersa ishte thjesht sociologe, ndersa tani qe eshte bere deputete e PD, mendon ndryshe.

Letra e plote e deputetes se PD

Mr. Lu, ne kuadër të deklaratës suaj mbi deputetët të cilët nxitën debatin mbi cështjen LGBT, gjeta pak kohë t’ju përgjigjem, pasi problemi ynë nuk është pikërisht ky komunitet dhe problematikat e tij, madje besoj e jam e bindur që në një moment kritik për qeverinë e politikat e saj kjo cështje po përdoret mirëfilli si një mekanizëm mbrojtës, ku bazat I ka tek zhvendosja e vëmendjes.

Cështjet që sot po rrënojnë këtë vënd e janë pasojë e një politike të gabuar, e një politike në shërbim të klientëve e të oligarkëve, ku përfshihen një sërë faktorësh të rëndësishëm kombëtarë e ndërkombëtarë, nuk janë LGBT, por taksat, varfëria, papunësia, largimi I Shqiptarëve si azilkërkues, largimi I shtresës së mesme, largimi I intelektualëve, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve etj.

Sot në spitale nuk ka kushte, nuk ka medikamente për të sëmurët me kancer, mbi 30000 familje përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, 11 qytetarë të pafajshëm sot janë në burg, vetëm sepse protestojnë për një taksë të cilën nuk munden ta përballojnë më, jetojnë në mjerim e nuk kanë me c’të ushqejnë fëmijët.

Sot, si kurrë ndonjëherë procedohen penalisht deputetë të opozitës, vetëm pse mbështesin një protestë paqësore qytetare, e cila vjen pas një gjëndje tejet të rënduar të ekonomisë në cdo familje shqiptare. Por kryetarë bashkish të cilët kanë abuzuar me pushtetin, ish ministra të cilët janë përfshirë në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, ish ministrat e koncensioneve korruptive, e trafikantë bashkëpunëtorë të qeverisë janë ende të pandëshkuar.

Kjo është cështja Mr. Lu, nuk janë LGBT, ata nuk janë as të sëmurë, as të paaftë për të punuar, e as nuk janë diskriminuar kurrë për të përfituar projekte pafund, si asnjë kategori tjetër.

Unë në profesionin tim jam Psikologe Klinike, e në zyrën time kam këshilluar disa prej tyre, sigurisht në atë zyrë askush nuk paragjykohet e nuk diskriminohet, pasi është profesioni I tillë I cili ‘te zhvesh’ nga cdo lloj paragjykimi.

Shkolla, formimi, profili e profesioni me nxisin të mos diskriminoj, ashtu sikurse kam bërë edhe një vit më parë duke folur nën petkun e psikologes e cila respekton të drejtën e cdo komuniteti për të jetuar në mënyrën që ai zgjedh. Nuk diskriminoj askënd.

Në këtë botë cdo njeri ka të drejtë të bëjë jetën e tij, në mënyrën që ai zgjedh ta bëjë atë, por pa imponuar askënd për të pranuar me pahir këtë zgjedhje.

Në këndvështrimin tim dhe të elektoratit që përfaqësoj, prioritet do t’I jepja ish te përndjekurve, jetimëve, e personave me aftësi të kufizuara.

Por sot flas në emër të qytetarëve që përfaqësoj, në emër të së Djathtës, e cila është një parti konservatore, ku familja ka vlerat themelore, e në emër të personit tim si nënë, si grua e si familjare e një familje të shkëlqyer, e cila familjen e ka të shënjtë e të paprekshme.

Ky është mendimi im, I djemve te mi, I familjes sime, I elektoratit tim, I paraardhësve të mi si konservatorë brez pas brezi.

Unë si profesioniste vlerësoj mendimin e lirë, I cili duhet të respektohet nga cdo kush si nga politikanët për njëri-tjetrin, ashtu edhe me gjerë e më ngushtë.

Mendimi im nuk ka të bëjë me homofobinë, por me vlerën që I jap vazhdimësisë, e cila ka sens vetëm në një familje tradicionale, ku mund të përcillet modeli I nënës e babait e vlerat e moralit, mbi bazën e të cilave kapërcehet me sukses cdo hallkë për zhvillimin e personalitetit.

I Stand With Trump.

Me respekt:

Dr. Orjola Pampuri

4 komente në “LETRA/ Deputetja e PD që ishte pro martesave gay, i përgjigjet ambasadorit amerikan: Mr. Lu, çështja është se LGBTI s’është halli më i madh yni”

  1. timo says:

    Sigurisht që Shqipëria ka probleme të tjera më të rëndësishme se sa LGBT( ata le të shikojnë jetën e tyre si gjthë të tjerët pa u bërë grindavecë e të bezdisëshëm ) por ju moj zonjë duhet të bindeni, një herë e mirë, që shteti ka ligje dhe duhet ti respektoni ata. Kush nuk i respekton duhet të vuajë pasojat. Të gjthë ata që ju përmendni sikur kanë bërë heroizma, janë fajtorë sepse nuk i janë bindur ligjit të shtetit. A, ju mund të ankoheni, përse nuk arestohen Berisha dhe Basha të cilët bëjnë thirje për të shkatëruar dhe, arestohen vetëm ata që shkatërojnë. Këtu do tju mbështetnim. E keqia është se ju nuk hani pykë. Ju bëni politikë hileqare, zonjë, që nga i pari deri tek i fundit. Berisha hedh një ide hileqare dhe ju bëni jehonën deri tek i fundit. Kjo është fatkeqsia juaj, moj zonjë, por e vuan populli për të cilin ju thni se përgjëroheni.

  2. Monitor says:

    Arjola! We as Albanian have stayed allways with USA.
    Ata miqte e tu ndoshta mbeshtesin protestat e populli, por ne darke dalin dhe nxitojnee neper Tv duke i shpallur rezultatet e tyre si fitore te PD. Dhe fillojne llogarite e pushtetit.
    Z. LU, mos lejoni me te behen rotacione pushteti me diktim dhe detyrim nga nderkombetaret! Eshte e gabuar! Fyen popullin, vlera e votes se tij behet zero dhe ne krye te vendit, ne qeverisje vijne persona te pamerituar, dembel dhe te pamotivuar, qe shijojne pushtetin qyl duke vjedhur dhe shitur Shqiperine! Sepse ata nuk ndjejne asnje pegjegjesi.
    Zonja de pampur, problemi sot qendron se Partia jote eshte bere e pabesueshme, kundershtare e Reformes, e dyshuar per lidhje ne deme te shqiptareve me rus e serb, me kryetar hajdut ne krye.
    Vertete qeveria mund te gaboi, por te pakten reagon!
    Nuk te vret e copton! Perpiqet! Qeveria, jo z. RAMA!
    Usa , jo zoti Trump! Qeveria kete jave fillon procesin e gjate te Negociateve! Si eshte mundur z.dp!
    Ne fakt shkrimi yt duket si mashtrues!

  3. li says:

    Ne lidhje me varferine, na tregon dot kjo zonja se sa leke sillte cdo dite burri i saj doktor nga mitemarrja ne spitale?
    Le ti behet njehere kontrolli i pasurise ne vend, se genjen me ato shkresat per shtepi gjoja 50 m2 kur ka gjysmen e katit te fundit te nje pallati.
    Aman c’harxhim kohe me keta pseudo intelektuale qe hiqen si puritane!
    Milionat e marra nga te semuret me kancer nga i shoqi doktor- ato te sqaroje njehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje