Mustafa Nano: Regjimi i Enver Hoxhës ishte anti-kapitalist, anti-osman dhe anti-mysliman, por jo anti-europian

10 Prill 2018, 09:59Sociale TEMA

Në pjesën e dytë të intervistës së tij më Mapo, Mustafa Nano ndalet gjatë tek sistemi komunist.

Sipas tij, ai ishte një sistem anti-kapitalist, por jo anti-europian.

Nano thotë se komunizmi ishte i egër dhe me myslimanizmin dhe të kaluarën osmane të Shqipërisë.

Po pse ky mllef që në moshë të re ndaj emrave të vjetër myslimanë? Si e shpjegoni?

Kam thënë diçka te “Hinterlandi i kuq” lidhur me këtë gjë. Ishte një aversion i përgjithshëm, jo i imi. Dhe nuk ishte veç ndaj emrave myslimanë. Ishte ndaj emrave fetarë. Edhe emrat e krishterë si Kosta, Jorgo, Pal, Ndre etj., zunë të ishin gjithnjë e më të rrallë. U bënë në modë emrat jo fetarë, fillimisht të llojit Artan, Jeta, Arben, Margarita, Agim, Afërdita, Helena, Genci, Teuta, Agron, Aurora, Aleksandër, Lulzim, Ardian, Diana etj., që kishin zënë të përdoreshin qysh përpara Luftës II, me sa duket si një përpjekje për t’i dhënë munxët në rrugë antroponimike simptomave të përçarjes që ekzistonin për shkak të karakterit shumë fetar të shoqërisë. Më pas kjo modë mori forma të qarta oksidentalizimi. Parapëlqeheshin emrat e llojit Adrian, Robert, Suzana, Aida, Ana, Maksim, Viktor, Mariela etj. etj. Në vitet e adoleshencës sime kjo u bë një tendencë agresive dhe okupatore.

Regjimi komunist e lejonte këtë çshqiptarizim të peizazhit antroponimik, në mos e frymëzonte. Ka shumë njerëz, mes tyre edhe Ismail Kadare, që te diktatura komuniste e Enver Hoxhës kanë shquar tipare e imitacione të regjimeve të Lindjes (pa e specifikuar mirë se ç’kuptojnë me regjime të Lindjes), madje, edhe një disponim antiperëndimor. Unë nuk pajtohem deri në fund me këtë tezë. Diktatura e Enver Hoxhës ishte komuniste, dhe komunizmi, të gjithë e dimë këtë gjë, është një shpikje europianësh. Regjimi i Enver Hoxhës, edhe pse ishte më brutal se regjimet e Europës Lindore, mbeti në thelb komunist. Madje marksist. Ka një përpjekje për të bërë një ndarje mes versionit marksist të diktaturës së Proletariatit, që ishte teorik, dhe versionit leninist e stalinist, që ishte praktik. Mua nuk ma mbush shumë mendjen kjo përpjekje, që bëhet më shumë për të shpëtuar mendimtarët Marx e Engels sesa për ta çyshtëzuar apo tëhuajtur marksizmin prej dhunës e terrorit. Nuk dimë se si do ta zbatonin në praktikë Diktaturën e tyre të Proletariatit Marksi e Engelsi, dhe me gjasë nuk do t’i gëzoheshin një spektakli gjakderdhjeje, por doktrina e tyre teorike e bart dhe e nënkupton dhunën. Ata flasin për revolucionin me dhunë (“revolucioni është … një akt, me anë të të cilit një pjesë e popullsisë imponon vullnetin e vet mbi pjesën tjetër me ndihmën e armëve, bajonetave, topave..”, shkruan Engelsi në “On authority”), më tej për diktaturën e proletariatit e luftën e klasave (që mbetën të pazhvilluara prej tyre si koncepte, ç’është e vërteta), për zhdukjen e pronës private, me fjalë të tjera shpronësimin, për vendosjen e pronës shoqërore mbi mjetet e prodhimit, e të gjitha këto nuk të mbajnë larg asaj që ndërtoi Enver Hoxha nën shembullin e Stalinit. Vetëm izolimi e bunkerizimi ishin shpikje të Enver Hoxhës. Të tjerat i kemi peshqesh nga Marksi e Engelsi. Literally.

Me këtë dua të them, se regjimi i Enver Hoxhës ishte europian. Ishte antikapitalist, por jo antieuropian e antiperëndimor. E gjithë struktura edukative e asaj kohe nuk prodhonte antieuropianë. Përkundrazi, në një formë a në një tjetër e inkurajonte simpatinë për Europën. Vetë krerët e regjimit visheshin alla frënga. Madje, bazuar te veshja e te paraqitja e jashtme, Enver Hoxha ishte udhëheqësi më alla frënga i gjithë Lindjes komuniste. Nëse regjimi bllokonte sinjalin televiziv të RAI-t, këtë nuk e bënte për një disponim antieuropian, por për një instinkt mbrojtjeje. Filmat që shfaqeshin ato kohë nëpër kinematë tona, edhe kur ishin me fabula prej Romës e Greqisë së lashtë, ishin prodhime perëndimore që përcillnin një frymë po perëndimore. Edhe filmat e tjerë mbi aktualitetin në Itali e Francë, që zgjidheshin prej komunistëve tanë për një frymë kritike ndaj atyre shoqërive, sillnin në Shqipëri një copëz të perëndimit. Vetë fryma kritike e tyre nxiste mendimin kritik ndër shqiptarët. Disa filma kinezë u shfaqën në një kohë të shkurtër, por ata nuk ngjitën mes nesh. Nëpër teatrot e operas e të dramës viheshin shpesh në skenë vepra të autorëve të huaj. Shqiptarët nuk lejoheshin të dëgjonin Beatles-at, rollingstones-at e Celentanon, por ndërkohë njihnin, e mund të ndiqnin, Moxartin, Bet’hovenin, Verdin etj. Koncerti tradicional i Vjenës në fund të vitit transmetohej gjithmonë edhe nga televizioni shqiptar. Nëpër librari gjeje libra të Shakespeare-it, Balzac-ut, Hugo-së etj. Televizioni i vetëm shqiptar, RTSH-ja, po në fund të vitit, organizonte një festival të këngës, që ishte një imitacion i qartë i festivalit të Sanremos në Itali, e që ishte gjithashtu produksioni më i rëndësishëm televiziv në Shqipërinë e atyre kohëve. Sigurisht, këngët, sidomos tekstet e tyre, ishin në funksion të propagandës së regjimit, por e gjithë ngjarja artistike, qoftë edhe në versionin e saj më të skematizuar, binte era perëndim. Edukimi patriotik, që është një praktikë europiane, ishte një fiksim i regjimit të Enver Hoxhës, gjithashtu. Prej kulturës shqiptare të lëvruar në shekuj studiohej e veçohej për mirë veç ajo me ngjyrim laik e perëndimor. Prej historisë gjithashtu veçoheshin ngjarje e personazhe që në një mënyrë a në një tjetër ishin të lidhur me qytetërimin perëndimor. Disa eksponentë të rëndësishëm të kulturës shqiptare që u sulmuan, dhe u zhytën në arkivat e harresës, nuk e pësuan për shkak të frymës e frymëzimit të vet perëndimor, edhe pse këto të fundit mund t’i bartnin, por për shkak të logjikës së regjimit për të goditur ato personalitete, të cilët ishte e pamundur t’i paketoje nën markën e komunizmit (Konicën e Fishtën, fjala vjen, i damkosën, ndërsa Migjenin e Nolin i quajtën të tyret). Kongresi i Manastirit i vitit 1908 ku, pas një debati të fortë mes atyre që pëlqenin germat arabe e të tjerëve që ishin në favor të germave latine, u adaptuan këto të fundit, është celebruar me pompë në Shqipërinë komuniste. Përveç kësaj, asnjëherë nuk u fol për ndonjë kontribut të klerit islam në histori. Çotomanizimi i shoqërisë, ndonëse nuk nyjëtohej si qëllim kombëtar, ishte një gjë që praktikohej hapur, madje ishte edhe shenjë e militantizmit në krah të regjimit. Bejtexhinjtë, pionierët e poezisë lirike në gjuhën shqipe, trajtoheshin me shpërfillje, për të mos thënë që shiheshin me përbuzje. Dhe kjo vetëm e vetëm sepse poezitë e tyre shqipe i shkruanin me alfabetin arab, dhe sepse në to i bëhej jehonë një ethosi osman. Duhet thënë se në asnjë kohë tjetër të historisë së Shqipërisë nuk ka ekzistuar një frymë antiosmane e antimyslimane si ajo e kohëve të komunizmit. Deri edhe fjalët turke, që ekzistonin në ligjërimin e përditshëm prej shekujsh, censuroheshin në letërsinë e shkruar (Një nga pak momentet që më del prej kësaj kornize, është një studim putativ i Enver Hoxhës, në të cilin haxhiqamilistët, të cilëve u digjej xhani për baba Sulltanin, trajtoheshin me simpati). E në këtë kontekst, u ushqye edhe alergjia ndaj emrave myslimanë. Në gjeneratën time askush nuk do të ishte i lumtur të kishte emrin Mustafa.

Le të kthehemi tek argumenti që kishim, sidoqoftë. Prej vitit 1998, janë me qindra shkrimet që keni publikuar. Keni bërë shkrime që sot ju duken të gabuara?

Po, sigurisht. Kam frikë se janë shumë. E do doja që të mos ekzistonin. Do doja që një dorë e fshehtë t’i digjte. Por ato do të mbeten aty, provë e “krimeve” të mia. Në fakt, janë ca më shumë pjesë e një procesi evolutiv. Sa shumë kam ndryshuar gjatë njëzet viteve të fundit! Dhe kjo është shenjë e mirë. Koherenca, si rregull, nuk është ndonjë gjë për t’u çmuar intelektualisht, sepse përjashton fakultetin e ndryshimit, që është një nga magjitë më të mëdha humane. Por vjen një moment që njeriu përfton një marrëdhënie të qëndrueshme me botën, e pas këtij momenti, që rëndom vjen në një moshë të vonë e pas përvojash të shumta, koherenca është një gjë që merr kuptim, për të mos thënë që i jep kuptim edhe jetës sonë. Nuk është ky rasti im (as i yni) në këtë periudhë historike, megjithatë, kur neve na është dashur të kapim kohën e humbur, të hapim sytë, të riorientohemi në një botë të madhe të hapur, që është bota e vërtetë, që nuk e njihnim, ose e njihnim në mënyrë të turbullt a të pjesshme. Në vitet 1990, ne kemi qenë si ata njerëzit e shpellës alegorike të Platonit, të lidhur këmbë e duar e qafë me zinxhirë në fund të shpellës, me fytyrë në drejtim të kundërt me hyrjen e shpellës, në pamundësi për të kthyer kryet pas. Ata ishin aty, dhe në atë pozicion, qysh nga momenti që kishin lindur. Gjithçka që ata mund të shihnin, ishte fundi i shpellës, muri shkëmbor përballë syve të tyre. Nuk mund të shihnin as veten, as njëri-tjetrin. Pas shpinës së tyre ishte një zjarr, e në mes të distancës që ndante zjarrin nga njerëzit e lidhur në zinxhirë ishte një ledh i ulët, me një mur të ulët, prapa të cilit disa njerëz bënin ecejake duke mbajtur nëpër duar, e duke i nxjerrë mbi mur, objekte që kishin forma njerëzish, kafshësh apo krijesash të tjera që, nën efektin e flakëve të zjarrit, projektonin hijet e tyre në murin para syve të njerëzve të burgosur të shpellës. Këta të fundit nuk arrinin të shihnin se ç’kishte prapa tyre. Gjithçka që shihnin këta të fundit, gjatë tërë jetës së tyre, ishin këto hije. Dhe zërat e zhurmat që vinin nga pas shpinës së tyre, ata i merrnin si zëra të hijeve. Këto hije ishin bota për ta, e gjithë bota, e vetmja botë. Për ta nuk kishte një realitet tjetër. Dhe sikur – këtu vjen e bukura – njëri prej të burgosurve të zgjidhej prej zinxhirëve, ai do të kthente shikimin nga të gjitha anët, e do të shihte zjarrin e flakët. Prej kësaj drite të flakëve nuk do mund të shihte njerëzit me objektet apo gjallesat, hija e të cilave reflektohej në fund të shpellës. Prej kësaj drite që po shihte për herë të parë, ai do ndjente një si lëbyrje sysh, të shoqëruar me një dhembje të tyre. Për një çast, as hijet nuk arrinte t’i shihte më. Ai nuk do ta besonte kurrë, nëse dikush do t’i thoshte se kjo që po shihte ishte bota e vërtetë, dhe se çfarë kishte parë gjatë gjithë jetës së tij ishin vetëm hije e pasqyrime të deformuara të kësaj bote reale. E do donte të kthehej atje ku ishte, te bota e tij, ajo e hijeve, që për të ishte bota e vërtetë. E nëse dikush do ta merrte me pahir prej krahësh, do ta tërhiqte zvarrë, me synimin për ta nxjerrë te hyrja e shpellës, atje ku binte drita e diellit, ai dikush me siguri do të ballafaqohej me rezistencën e të burgosurit. Drita e diellit do ta verbonte krejt këtë të fundit, dhembja e syve do të bëhej më e madhe, e do duhej të kalonte një copë herë e mirë që ai të mund të mësohej me dritën, e të fillonte të shquante gjërat, fillimisht në formë hijesh gjithashtu, por me kalimin e kohës shikimi do qartësohej, derisa të vinte çasti që ai t’i shquante në format e tyre reale njerëzit e kafshët përreth, natyrën, diellin vetë. “Një copë herë e mirë”, thashë pak më sipër, dhe kuptohet se në këtë interval kohor zhvillimesh të vrullshme e të pabesueshme nuk mund ka kuptim të flitet për koherencën e tij në raportin me botën. Në rastin e shqiptarëve që kanë dalë nga shpella e tyre (e regjimit komunist), kjo “copë herë e mirë” ka zgjatur shumë, për vite të tëra. Dhe në harkun e këtyre viteve, shqiptarëve u është dashur t’i ikin gjendjes së shpellës e të dalin në botën e dritës. E kështu, përsëris, nuk ka kuptim të flasim për, apo të mburremi me, koherencën tonë.

Duket sikur jeni i interesuar ta bëni këtë theksim mbi koherencën ….

Po. Sepse ka shumë njerëz në këtë Shqipërinë tonë publike që mburren me koherencën e tyre. Me këtë duan të thonë që ata kanë qenë të qartë qysh në krye të herës, në kapërcyell të epokave. Dua të thonë pra se ata i kanë ditur gjërat pikërisht atëherë kur askush nuk dinte gjë prej gjëje. Po të ishte e vërtetë, këta njerëz do kishin hak një medalje të mirë. Është zotësi e madhe (dhe fat, duhet thënë) të jesh syhapur në një kohë që krimi më i madh ka qenë të ishte syhapur. Mirëpo mua më rezulton se këta njerëz që mëtojnë të kenë qenë syhapur para 30 vitesh, janë në të vërtetë symbyllur edhe sot e kësaj dite. E lidhin, të shkretët, rreshtimin e tyre të hazërtë e të vendosur antikomunist me një ndriçim të tyrin. Nuk ka qenë kështu. Nuk ka qenë e thënë që të ishe veçanërisht i mençur për të qenë antikomunist. Rëndom, antikomunizmi i njerëzve ishte diçka instiktive. Siç ka qenë i imi, për aq sa ka qenë. Në mos, te ca njerëz ishte i natyrës praktike, fjala vjen për shkak të përndjekjes që u ishte bërë prej komunizmit. Dhe është kjo arsyeja që unë nuk besoj tek antikomunizmi i të përndjekurve politikë, i cili ka qenë i ngritur mbi një vuajtje personale, e jo mbi një frymëzim impersonal. Nuk ka në antikomunizmin e tyre një disponim në mbrojtje apo në kërkim të lirisë. Thënë kjo, të përndjekurit kanë empathinë time të plotë për vuajtjet që kanë hequr. Unë vetë komunizmin e urrej edhe për shkak të vuajtjeve që komunizmi u ka shkaktuar atyre.

Vijon nesër

47 komente në “Mustafa Nano: Regjimi i Enver Hoxhës ishte anti-kapitalist, anti-osman dhe anti-mysliman, por jo anti-europian”

  1. Katolik Mirdite Mercenar i Osmaneve says:

    Nuk ke ndonje Ndryshim te madh ti o Muc Boleja me Enver Hoxhen Ateist si ty ka qene ai, edhe ti te kishe pushtetin ne dore di te vrisje Fetaret jeni Kanceri i Shoqerise ju Morrat Ateist-Komunist

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Anarko-Sindikalisti

    2. Anarko-Sindikalisti says:

      Qenke edhe fetar zotrote e me shan si bordellist! Phu…E ç’te keqe ka te jesh ateist ? Vete “Perendia” eshte ateist, duke qene se (sipas logjikes religjioze), nuk ka dike tjeter siper tij te cilit t’i besoje!

      1. mirel says:

        Argument i bukur ky!

    3. I.Hoti says:

      Nqs fetar..aq me shume mirditor…mos paragjyko njerzit e lire,pa thyer xhama a koka njerzish,..pa kundershtuar rendin as shkaterruar e shitur vendin! Cdo kush ka pozicionin dhe vend te mjaftueshem nder ne te mendojne si te done e te veprojne sipas ligjit! Nuk te pelqen X ..mos e lexo! Mua me duket shkrim interesant! Jo gjithmone duhet te pajtohemi per te gjitha..Ne perendim degjojme………’te pajtohemi… per te mos rene dakort…’

      1. Lumi A says:

        I Hoti, e ke qare. Shpresoj te kete tru per ta kuptuar. Nga ateistet kurre nuk kane patur problem shoqerite. Por e kunderta eshte e vertet per fetart e te gjitha sekteve.

  2. SASSATI says:

    I NDERUAR MUSTAFA,TEORIA MAKSISTE DHE TEORIA E PRAKTIKA LENINISTE E PER ME TEPER STALINISTE ( ATY DHE ENVERISTE),JANE LARG NJERA TJETRES. NE TEORINE E MARKISTE REVOLUCIONI SOCIALIST DO TE TRIUMFONTE NE VENDET ME TE PERPARUARA, BRITANI, SHBA ETJ,, E JO NE ATO ME TE PRAPAMBETURA SI RUSIA DHE SHQIPERIA. PRAPAMBETJA SILLTE AUTOMATIKISHT DHUNEN PER TE MBAJTUR PUSHTETIN, DHJE KJO E FUNDIT CDO GJE QE NUK KISH TE BENTE ME MARKSIZMIN.

  3. Shvejk says:

    Katolik, nuk me duhet cfare mendon per komunistet, por ateisteve duhet tu lepish gjenitalet tere diten.

  4. TEMPLARI... says:

    Regjimi i birit te kajmekanit te Gjirokastres, ishte zgjatim organik i otomanizmit, persa i takon ANTI-EUROPIANIZMIT dhe ANTI-KATOLICIZMIT…Ne takimin e marsit te 1945, kryeministri i Jugosllavise, Eduart Kardel, ..i le porosi te veçante birit te kajmekanit,…”nqs do te rrish gjate ne pushtet, duhet te zhdukesh katolicizmin ne vend…”Kete amanet e mbajti deri ne frymen e fuhdit ne karrocen me rrota ,ku dallohet festi otoman me qebab siper ne koken e tij…!Ne te njejten kohe, dihet boterisht ferri qe kaloi Kisha Katolike…Per 50-vjet, vendin e drejtuan kara-mahmutet dhe kara-vangjelet…Pra aleanca e para 500-vjeteve ndermjet Patrikanes dhe benevrekeve kunder Katolicizmit, funksiononte per mrekulli…Ne gjurmet e mentorit te tij ,eci dhe SRB-ja…sepse edhe ky kishte te njejten porosi nga Sllobo….Prandaj punen e pare qe beri, futi vendin ne gropen e zeze islamike…!Pra ai regjim, o kara-mahmuq, urrejtjen ndaj Europes dhe vlerave te saj, e kishte te sanksionuar ne kushtetute….Kurse dashurine per kara-turko-greko-sllavet,..e kishte se brendshmi…!!!

    1. nqs. keto kane qene kara mahmut ju te vatikanit jeni kara lepirsat me te medhenj ne historine e njerzimit, bashke me lgbt qe trumbetoni cdo dite sepse kjo eshte vlera e vertet e perendimit bashke me evropen kurve qe i coptoj trojet shqiptare dhe sot e asaj dite endemi si cifuti ne shkretetire,fare e keqe.

    2. Hoxh Armandi says:

      Shume dakord me ju zoteri po terrorin e bene ca me emrat enver, mehmet, kadri, mavri. Te thuash qe partia islamokomunsite shqiptare ishte perfaqesuese e ortodokseve shqiptare eshte e tepert.

      1. heu bre says:

        Po Koci c’a ishte!? Po Spiro e Gogo!?
        Po Bardhoku e Marku!?
        Ik o RROT CARI! Pisoglend i mutit!

  5. Muc Moldavja says:

    Ky muc-bastardi osman me duket si gay irani qe ben si interesant.

  6. Syplasuri says:

    Ky njeri, Nanoja, eshte ne teresi pozitiv, por mbetet amator i deklaratave qe te bien ne sy, pavaresisht kane apo jo logjike. Shquhet per perdorime me mendjeshkrepje te ca epiteteve me boshlleqe. Psh ai regjim, apo Enver Hoxha, ishte vetem antimysliman?!!! A nuk ishte ai me shume antikatolik? Dhe sidomos MNanoja fut ne loje epitete te panevojshem. Perse antieuropian?!!! Une them se do te tingellonte me bukur dhe nuk eshte aspak genjeshter te thuash “Regjimi i EH ishte anti-kapitalist, anti-osman dhe anti-musliman, por jo anti-norvegjez” O muci te kripsha mendjen! Kur eshte thene ndonjehere ne shtyp dhe ne liste akuzash kunder atij surrati se ishte anti-europian? Kujt i plasi per proeuropianizmin dhe antiosmanizmin e tij, kur ne thelb Enver Hoxha ka patur nje tipar kryesor: antinjerzor.

    1. Bureto says:

      Po syplasur! Jam tërë ditën me ty sa i përket epitetit antinjerëzor për Enver Hoxhën. Çdo gjë tjetër që është thënë dhe thuhet për të nga apologjetët e tij, bëhet thjesht dhe vetëm që të sfumohet kjo anë e errët e karakterit të tij despotik dhe pushtetofag. Enver Hoxha ishte çdo gjë, përveçse marksist apo komunist. Këtë e thonë shokët, bashkëkohësit e bashkëpunëtorët e tij, të cilët i hëngri një e nga një dhe në fund mbeti me Lenkën, Simonin, Palin e Hekuranin. Muçi harron se në kohën e Hoxhës lulëzuan dhe emra si Dragan, Sovjetik, Asamble, Republik, Svjerdllov, Molotov, Sasha, Ludmilla etj…lista e pafund.

  7. Agim Anastasi says:

    Te jesh antikapitaliste , oh Z, Nano , je dhe antieuropian. Por une mendoi se jo Enveri por sistemi socialiste i zhduku shume probleme ,si nacionalizmin, fene apo keneta e fruth apo tuberkuloz. Ne shkrim je futur thelle. Mos e ngataro Marksin me Stalinin apo Enverin. Ne 200 vjetorin e lindjes dhe 150 vjetorin e daljes se Kapitalit , Marksi ekonomist po kthehet me shpejtesi ne bankat e shkollave e auditore. Sapo u ngrite nje permendore gjigande ne vendlindjen e tij ne Trier. Jo veten Vatikani njohu Kapitalin por dhe vet politika ne perendim ka tjeter qasje ndaj gjigandit Karl Marks. Sa per mua qe po te shkruaj kete koment, ku ne vitet e diktature neveritesha kur degjoja emrin e Marksit, kame me se 27 vjete qe kur erdha te jetoi dhe shijoi demokracine kapitaliste ,te theme pa hezitim qe ne çdo dite, ore apo minute me dele hija e Marksit ,theniet e tij dhe e pabesueshme se sa te drejte ka pasur ne analizate tij . Para se te flasesh Z. Nano hajde ta jetosh kapitalizmin sic po jetoi une gjysmen e jetes. Dhe kriza qe po kalon bota sot e ka bere Marksin nje profet me permasa te medha.

    1. mirel says:

      Ajo “oh”e jotja antikapitaliste me keputi fare..
      Oh..Muci oh..

  8. Let the moon shine says:

    NanoMuç, As mos u rrek të shpjegosh se ç,ka pas qenë Masakra Gjenocidi Kombshpërbërës e viteve 1941_1991 në Shqipëri.
    Nëse Europa do ta kishte ngenë kesaj meseleje ťi jepte shpjegim së pari: Nuk do të punesonte produktet bio degraduara të kafshërisë enveriane si puna yte, sepse je aolologjeu i tyre! Ti je formesuar si pinjoll i poshtersise nen tymin e mishit te percelluar te kufomave te diktatures.
    Se dyti: Ti kerkosh nje anal-isti si ty te shpjegoje erresiren e mesjetes qe sollen bashibozuket e enverit, eshte njesoje si te regjistrosh ne shoqaten e MBROJTJES SE KAFSHEVE, nje kasap mishi.
    Eurpoianet do te punesonin nje ekip psikiatrish dhe te shpjegonin anomaline qe sollen psikopatet tevetquajtur komuniste trushpelare qe sot kane sjelle ne jete dhe ne skenen shoqerore sociopate dhe psikopate te lauruar.
    Jo, NanoMuc! Asgje nga ato qe derdellit kane baze logjike. Pallavra, pallavra qe paguhen nga taksat e popullit! Jeni zgjebja, kanseri i njerezimit! Shkoni dhe provojeni filozofine tuaj diku ne europe s ata jua apin pergjigjen se çkeni bere, çbeni dhe se çfare jeni gati te beni ne te ardhmen! Tung!

    1. .... says:

      Lere o mut mos fol me se u qelb fare

  9. shqiptari says:

    KANCERI shoqeris jeni ju muxhahidinet me mjeker , ateistet jan njerez me kemb ne tok , hecin me kohen , jo me prralla me nastradin si ju , qe ju mbledhin si delet dhe tall bythen nje legen qe mbahet per imam ju çon mish per top ne orient , ju jeni njerez qe ju edukon imami mos kini atdhe , por vetem islamin , ateistet dhe paganet me par kan atdheun se çdo gje tjeter ne kte bot , ne hecim me kohen jemi te lir dhe korrekt ne jeten ton dhe me shtetin , ju gjithmon jeni problemi i te tjerve se ju hedhin trut e gomarit , ju jetoni kohen e allahut jeni 2000 mij vjet mbrapa , ktu esht ndryshimi midis jush dhe paganve e ateisteve. ENVERI ju beri njerez , se nese do kishim nje imam ne krye qe ne at koh kur mbaroj lufta , sot do ishim si mesjetar ,ishte perparimtar modern dhe me shkoll burri botes dhe ishte fat per ne SHQIPTARET qe mas kohes se SKENDERBEUT te ndertonim shtetin ton te vertet solid modern dhe evropian dhe arkitekti i vetem i kti shteti ishte ENVER HOXHA rrespekte per ate burr shteti qe si vjen dot me kurr kti vendi ,se çfar mendojn per te ish armiqt antishqiptaret dhe ish bashkepuntoret e pushtusit as qe me intereson , ata per problem kishin tradhtin komtare dhe tradhtin komtare dhe tradhtin ndaj vendit e kan paguar me kok ne ter vendet e zvilluara jo vetem ktu tek ne . rrespekte Muç Nano. hajde me thoni te ter tani komunist siç e keni zakon ,komunist nuk kam pas rastin me qen , por nuk me ngel qefi , do isha i ofendum te me thoshit antishqiptar dhe tradhtar i kti vendi , ose agjent i nje shteti te huaj si saliu e mulin qe jan shum qe i puthin bythen sot.

  10. Harilla says:

    Nuk jame dakord per ate qe thot zoti Nano se regjimi i komunizmit paska qene “shpella” ku njerzit ishin te mbyllur.Eshte nje shprehje radikale,qe nuk perputhet me realitetin.

  11. Herr Marx says:

    Marksi ishe vet zoti..!

    1. Anarko-Sindikalisti says:

      Zoti mbase jo, por Profet eshte e sigurt!

  12. enveri kishte shume mekate,por zhdukja e fese,e ketyre mjekroshave hozhallare e prifterinj,qe duan te hane e pijne qyl dhe duan edhe ndonje dafllak,kjo isht gjeja me e mire e enverit.
    shikoni se cbejne xhihadistet si sali serbi,mehmet nishanlliu e co qe bejne thirrje vetem per lufte e shkatrrim,shikoni si kthejne sumen perpjet dhe vrapojne per ne siri dhe shkatrrojne e vjedhin e prostituojne keta te ashtuquajturit fetare……

  13. ELIOT says:

    More fillozofi nano ;; Hoxha ishte antikapitalist ;;;;;; po ku ke jetuar more i shkrete ;;;;ne mars ;;;; Enveri kishte 5 benza ;;; 5 vila me pishina ;;;5 sherbetore per ti lare pjatat dh per ti ber ushqimet ;;;; ke qene ndonjehere ne kapitalizem more i zgjuar ;;;;;;; presidenti i Frances mbas cliriit te vendit General de Gaulle nuk kishte sherbetore ;;;;nuk kishte 5 benza jo kishte vetem nje te shtetit ;;;qe ja morri sa la vendin e presidentit ;;;;;nuk kishte 5 vila me pishina si Enveri jo ;;;;;; tani me thuaj kush i urrente kapitalistet dhe jetonte si i tille ;;;; gjenerAL de Gaulle ;;apo Enveri ;;,,,DHE ISHTE EUROPIAN … E?VERI EROPIAN ..KU E PE KET GJE …ME FILMAT EUROPIANE QE NA NDALONTE ..ME MUZIKEN EUROPIANE QE NA FUSTE NE BURGJE PER ….. ME VESHJEN EUROPIANE .APO USHQIMET EUROPIAN …MORE SHOKU NANAO …. NJE STAGE NE ROME PARIS BRUKSEL MUNIH BARCELONE MADRID TE BEN MIRE .. SE DUKESH QE JE AKOMA ME BABAQEMON ….

  14. mirel says:

    Problemi i Mucit eshte se me koherencen kerkon te justifikoje metamorfozen nga komunist ne ideale ne nje lloj agregati kapitalist dhe traditionalist.
    Se fundmi mundohet ti rezistoje duke mbrojtur sistemin qe e rriti dhe e beri njeri, por duke sugjeruar qe ndryshimin sistemit nuk e bejne teorite, braktisja e njeres komuniste dhe perqafimi i tjetres kapitaliste.
    Ne fund te fundit eshte njeriu ai qe vendos dhe ben ndryshimin.
    Kur je kafshe, thote Muci, do kthehesh prape te shpella. Nuk e di ku e fut veten Muci ketu. Te ata qe i vrau dielli syte apo tek ata qe e mbanin nga nje dritare hapur, si psh te persekutuarit qe e kishin fantazuar lirine..
    Por konkluzioni eshte qe kjo lloj fantazie perkundrazi, i coi te gjithe drejt portes se shpelles per te dale. Dhe u turren me vrap neper trenat dhe anijet. Dikush arriti pertej humneres. Por ajo qe i bene Shqiperise eshte se e pertej portes ishte dhe gremina, ne vend qe ta shtynin lart e rrokullisen poshte.
    Dhe eshte e vertete. Fundin e gremines e shikon sesi mjekercjapet, me lejen e Rilindjes mbulojne Skenderbeun dhe i falen armikut te shqiptareve.
    Fundin e gremines e shikon kur mjekercjapet qe kane vrare patriote dhe pishtare te Lirise si Stath Melani, pagezohen nga presidenti dhe ju jepet perjetesi me nenshtetesine. Rivrasje e Rilindjes se vertete shqiptare nga ripjellesit e haleances.
    Fundi i gremines eshte arritur kur kryeministri sjell kembanat e luftes ne jug me varrezat greke. Kur fal detin.
    Dhe nuk po flas per ripjelljen e haleve, por dhe per kriminelin serbovic qe e shkrumboi Shqiperine.
    Cfare i sjell Shqiperise rehabilitimi i te persekutuarve?
    Te drejten per ta perplasur dhe njehere ne fund te gremines? Nuk mjaftoi shqelmi qe i dhane ne 90en kur e rrokullisen shtetin si top rrecke, kane vite qe e shkelen dhe e degraduan ne menyren me shtazarake cdo qelize te shtetit me helmin e tyre. Po kerkojne te shkruajne dhe historine.
    Ate nuk e bejne dot. Nuk kthehet dot pas.
    Ne rrugetimin e Shqiperise ata zgjodhen te jene te koshi i plerave.
    Sic e thote Muci, por pa kurajo ta coje deri ne fund, per shkak te koherences besoj, Enver Hoxha zgjodhi te jete evropian.
    Dhe evropa ishte antifashiste.
    Kjo eshte fillesa dhe gjeneza e shtetit te Ri Shqiptar. Qe po te mos kishte zgjedhur kete rruge do kish perfunduar si Cameria.
    Dhe europa antifashiste beri lufte partuzane dhe komuniste. Jo vetem ne lindje, or aleate te fashizmit, por dhe ne perendim.
    Bashkepunetoreve te fashizmit jua luajten plumbin ne balle. Pa meshire. Sepse humben jeten miliona njerez. U shkaterruan dhjetra shtete dhe qytete. Nuk ta fal njeri.
    Lufta prodhon urrejtje. Dhe aq me keq kur ti si qen bir qeni shkon dhe behesh me pushtuesin dhe vret bashkatdhetaret e tu.
    Me gjitge historine e vuajtjes suaj, historia nuk mund te fshehe krimin e antishqiptarizmit qe kreu kjo klase “e vuajtur”.
    Jo pak degjon qe te mburrin Hitlerin. Ne fund te fundit keta ishin, mbeturina.
    Jo vetem qe nuk u bene me krahun e drejte te historise, por as qe besuan ndonjehere se Shqiperia do behej shtet. Prandaj zgjodhen te beheshin sejmene dhe laro te pushtuesit. Se nuk donin te sakrifikonin si mijera djem e vajza te reja qe e idealizuan te ardhmen ne nje shtet te pavarur, dhe luftuan per te.
    Prandaj Tufa me shoke, kudo qe te shkojne dhe te ankohen nuk kane moralin te qendrojne perballe Shqiperise dhe ti kerkojne.
    Ata duhet te ulin koken dhe te kalojne turpin e tyre ne heshtje.

  15. intelektuali says:

    AMAN MOS VAZHDO NESER O MUC NANO ME KETE DACIBAO TE LLAFOQYLIT ENVERIST!

    sepse:

    Enver Hoxha nuk ishte as komunist dhe as marksist, por vetem nje MONSTER qe i pelqente vetja dhe pushteti dhe kur Zoi Fundo e njohu per here te pare me komunizmin ne France, Enveri u pergjegj:

    PO NE JEMI BURGJEZE O ZOI, NUK JEMI PROLETARE BARKTARRE!

    Komunistin e Komunterinit Llazar Fundon Enveri e vrau me nje urdher personal duke e torturuar me nje sadizem te papare, nipit te tij qe e mbajti me pare ne France, social-demokratit intelektual, Abaz Omari i preu koken perseri me nje urdher te prere te firmosur personalisht, mikun e tij te Frances, marksistin evropian, Sulo Klosin Enveri e vrau me tortura dhe e la te varur tek ura e Matit, qe te mos flasim per vrasjen e pabese te Qemal Stafes me nje ushtri komunistesh idealiste pas tij deri tek heroi i Spanjes Mehmet Shehu kur e denigroi si poliagjent dhe e vrau si qen ne gjumin e nates.

    atehere:

    CFARE MUT KOMUNISTI, MARKSISTI APO PROEVROPIANI KA QENE ENVER HOXHA?

    sepse o analisti famoz i llafoqylit, Mustafa Nano:

    Me keto llogje idiote qe shkruan si dacibao justifikuese per figuren me negative te historise sone kombetare, ate te MONSTRES sadiste dhe gjakatare, Enver Hoxha nuk i mbush dot mendjen askujt qe ka dy pare tru ne koke.

    1. beni says:

      Enveri përshëndeti revolucionin islamik të Iranit?

      1. mirel says:

        Sipas Agron Tufes ben vaki

    2. Karikatura e intelektualit "properendimor" says:

      Prralla te nje pseudointelektuali KOK e KEMBE INJORANT, qe flet bazuar vetem ne thashetheme kafenesh per vrasjen e Qemal Stafes, Zai Fundon, etj pa ABSOLUTISHT ASNJE DOKUMENT.
      Llogje pazari i themi ne nga Shqiperia ketij lloj muhabeti , o intelektuali “properendimor” i aratisur ne Kanada.

  16. IVONI says:

    zoterinj gazetare , behuni serioze ..!Komente nga njerez qe ” nuk dine nga lidhet gomari ” mos i jepni , pasi jane te demshme . Shqiperia ka nevoje per qetesi , harmoni , ekonomi ,pune per te gjithe dhe ne birruce ata qe me udhezimet e “tigrave prej letre ” shkaterruan industrine e vendit , ekonomine totalisht ..!PO NUK JE I ZOTI TE VETE USHQEHESH NUK TE JEP NJERI TE HASH ..! PO TE TENTOSH TE “HASH” ME SHUME SE TE TJERET , TE ZIHET NE GRYKE ..! ME MIRE FUKARA KRENAR , SESA I PASUR PA KARAKTER ..!

  17. Anarko-Sindikalisti says:

    Po lexojeni mire mo te uruar! Antikapitalist i meshon vete Nano. Por antikapitalist europian, siç eshte gjysma e Europes akoma edhe sot e kesaj dite e jo me ne ate kohe. E jo antikapitalist arab, aziatik apo latinoamerikan!

  18. @autori says:

    Ku e konstatove ti o Muc, qe regjimi i Hoxhes ishte proeuropian? Tek veshja e Enverit, tek Rai qe shkonte me kabell direkt vetem tek blloku, tek izolimi total i vendit apo tek qethja e flokeve qe i bente turisteve europiane ne Rinas?
    E kam thene edhe njehere tjeter, se ti o Muc Nano merr persiper ngarkesa qe nuk ti mban kurrizi..
    Thene ndryshe, te duket vetja me i mencur se sa je ne te vertete..

  19. tironci says:

    Turra sumes barka thyme ky. I marun problemet e sotme ktij? Apo tynmaje e re?

  20. Atdheu mbi te gjitha says:

    Te mos ngaterojme e fusim “ne nje thes” ideologjine me atdhetarizmin, qe jane dy gjera krejt te ndryshme. Atdhetarizmi nuk ka te beje me ideologjine ose me qendrimet e majta ose te djathta.
    Esencial ne veshtrimin historik afatgjatembetet vetem fakti i pamohueshem qe Enver Hoxha ishte patrioti me i madh dhe kontributori me i madh per konsolidimin e shtetit shqiptar per thuajse gjysem shekulli. Ai ka drejtuar me dore te hekurt shtetin shqiptar per gjysmen e periudhes se ekzistences se tij. Ne saje te sundimit te tij dinjitoz Shqiperia “u staxhionua” si nje komb e shtet (megjithe plaget qe i shkaktoi politika e deshtuar shqiptare e 30 vjeteve te fundit), aq sa as Serbi as Greku as Janullerat e askush tjeter nuk mund te rezikoje ekzistencesn e ketij shteti mbinjeshekullor.
    Diktatura qe ishte pjese e pandare e sistemit qe u vendos ne Shqiperi per shkak te konjunkturave politike globale te Luftes se Dyte Boterore dhe vuajtjet qe ajo i solli popullit nuk jan aspak faje personale por pasoja te vendosjes se komunizmit ne Shqiperi si pasoje e vendimeve te Jaltes.
    Historia nuk merr parasysh deshirat subjektive tonat. Duam s’duam, Enver Hoxha tanime eshte gdhendur ne historine e Shqiperise si figura me e madhe e mbreseenese e saj.

  21. Atdheu mbi te gjitha says:

    Te mos ngaterojme e fusim “ne nje thes” ideologjine me atdhetarizmin, qe jane dy gjera krejt te ndryshme. Atdhetarizmi nuk ka te beje me ideologjine ose me qendrimet e majta ose te djathta.
    Esencial ne veshtrimin historik afatgjatembetet vetem fakti i pamohueshem qe Enver Hoxha ishte patrioti me i madh dhe kontributori me i madh per konsolidimin e shtetit shqiptar per thuajse gjysem shekulli. Ai ka drejtuar me dore te hekurt shtetin shqiptar per gjysmen e periudhes se ekzistences se tij. Ne saje te sundimit te tij dinjitoz Shqiperia “u staxhionua” si nje komb e shtet (megjithe plaget qe i shkaktoi politika e deshtuar shqiptare e 30 vjeteve te fundit), aq sa as Serbi as Greku as Janullerat e askush tjeter nuk mund te rezikoje ekzistencesn e ketij shteti mbinjeshekullor.
    Diktatura qe ishte pjese e pandare e sistemit qe u vendos ne Shqiperi per shkak te konjunkturave politike globale te Luftes se Dyte Boterore dhe vuajtjet qe ajo i solli popullit nuk jan aspak faje personale por pasoja te vendosjes se komunizmit ne Shqiperi si pasoje e vendimeve te Jaltes.
    Historia nuk merr parasysh deshirat subjektive tonat. Duam s’duam, Enver Hoxha tanime eshte gdhendur ne historine e Shqiperise si figura me e madhe e mbreselenese e saj.

    1. mirel says:

      Big Like ?????

  22. Ana says:

    Figura e E.Hoxhes eshte e e njejte me ate te diktatoreve .Ai i arriti objektivat e tij politike me dhune duke shkelur mbi kufoma pa meshire. I zgjedhur nga klanet sllave ai zbatoi rreptesisht politiken e tyre per zhdukjen e intelektualeve shqiptare dhe kosovar .I munduar nga biseksualiteti ai i dha rendesi primare pamjes duke indokrinuar ne imoralitet shoqerine me kujdes…akoma dhe sot lexon komente te tipit ti :ti shiko si è ke fytyren etj duke e zhvendosur vemendjen nga bota shpirterore e njeriut apo bagazhit intelektual te tij ,te cilat perbenin kompleksin e diktatorit qe nuk mbaroi dot universitetin.Prostituta qe fshihej brenda tij e ndihmoje te bente politike sa me nje shtet me tjetrit ,si rrjedhim sollen disa ndryshime ekonomike shoqerore.Kur mbeti vetem origina e tij osmane e flaku masken alla frenga europiane dhe ai u cfaq zbuluar me te gjitha simptomatat e orientit:varferine e tejskameshme ,mashtrimet, e vrasjet ,burgosjet,poshterimin e njeriut,etj etj elemente te diktatures qe shqiptaret mbartin akoma .Paranojat e tij duhet te analizohen nga specialiste si psikater, psigolog ,sociolog…

    1. Xxx says:

      I rrufsh c.rin Enver Hoxhes ti. Prostitute balliste

  23. A. says:

    Nuk me eshte e veshtire aspak te perdor gjuhen e rrugaceve,merre mbrapsh komentin dhe mbaje per veten tende.Babai I’m ka qene komunist i oreve te para ,por kjo nuk me pengon te shoh ne drite te verteten.

  24. kenga qe me mungon says:

    Une s’kam per ti kuptuar kurre keta qe besojne tek ajo qe nuk egziston dhe nuk besojne tek ajo qe shikojne , prekin, degjojne dhe shijojne, por nje spjegim e kam; e di si eshte puna? Mund te jeshe dhe shkenctari me i madh ne bote dhe per hipokrizi thua se beson tek perendia, por keta te tjeret qe e kane seriozisht, ose jane budallenj, ose jane dembela qe ne formatin e tyre jane te burgosur e s’dalin dot nga ky format. Tek ajo qe nuk egziston besojne ata qe spjegojne ato qe nuk spjegojne dot tek ato qe egzistojne. Megjithate njeriu eshte i lire sot te sillet e mendoje si te doje, por nje vlere duhet ta kete dhe ajo eshte dija, zgjuarsia, sinqeriteti, besimi tek vetja.

  25. betixho says:

    Është gzakt ashtu siç thotë z.Mustafa Nano.zoti Nano ju duhet ta thelloni artikullin në një studim mbasi sikurse Ju edhe unë kam të njejtin perceptim.
    Me këtë nuk dua të them se ai nuk ishte një regjim i frikshëm dhe ka bërë krime të mëdha sidomos kundër intelektualëve të arsimuar në perëndim,si edhe një luftë klasash të përgjakëshme.
    Vetëm nëse do kishte fituar socializmi në gjithë botën sipas tezës referuese të Marksit mund të lehtësohesh këjo anë e errët e komunistëve.

  26. katarakti says:

    Nuk ka asnje dyshim se regjimi i Enver Hoxhes ishte nje sistem shtypes qe mohonte dhe neperkembete deri edhe lirite baze te individit. vete Enver Hoxha ishte nje serial killer. Thane kete, duhet me shtu qe sidoqofte ai regjim beri nje transformim te papare te shoqerise se prapambetur dhe anadollake shqiptare. Shqiperia ne vitin 1930 ishte 300 vjet larg Europes. Ne vitin 1985 ajo mbeti vetem 50 vjet larg. Gjate atij regjimi tiranik u bene ndryshime kolosale dhe marramendese. Qe nuk do te perseriten me kurre.
    Nga punet e mira qe beri Enveri ishte edhe ndalimi i institucioneve fetare. Vendosja ne pune e ketyre paraziteve qe sot quhen hoxhallare dhe priterinj. Ndalimi i fese solli nje homogjenizim te kombit shqiptar.
    Shqiperia kurre nuk ka qene me afer Europes sesa ne vitin 1985. Flas per nivelin e arsimimit te vendit, elektrifikimit te tij, ngritjes se uzinave dhe fabrikave ne mbare vendin si dhe te qendrave te kultures, objekteve shendetesore, shkollave ne çdo cep etj etj. Regjimi i Enverit i ngjante shume nga forma dhe permbajtja atij te Hitlerit. Te dy ishin tirane, por te dy i transformuan vendet e tyre. Hitleri vetem per 5 vjet e nxorri Gjermanine nga kriza ku lengonte dhe e ktheu pothuajse ne superfuqi. Edhe Enveri nje Shqiperi anadollake dhe te prapambetur te shekullit te 13-te e shnderroi ne nje shtet modern. Sigurisht shume larg atyre te vendeve europiane, me nje tradite dhe histori krejt te ndryshme nga e jona. Por ai e afroi praktikisht shume me Europen. Shqiperia u afrua shume me Europen ne ate kohe jo vetem ne fushat e zhvillimit ekonomik, arsimor, shendetesor por edhe ne rrafshin kulturor. Ne ate kohe ne Shqiperi ishin botuar pothuajse te gjitha veprat dhe kryeveprat e letersise antike dhe perendimore. Duke filluar me Homerin, Platonin, duke vazhduar me Dante Aligerin, Geten, Hygone, Tomas Manin, Drajzerin, Gollsuorthin, Moravine, Balzakun dhe qinda e qindra te tjere. Ne vitet ’70 – ’80 rinia kryeqytetase e asaj kohe ishte tejet e afert dhe e njohur edhe me figurat e kinematografise perendimore te asaj kohe si Brixhit Bardo, Raf Vallone, Zhan Pol Belmondo, Zhan Gaben, me neorealizmin italian etj etj. Kenget e Adriano Celentanos, Mines, Bitellsave, Massimo Ranierit, Domeniko Modunjos etj etj i degjonje me ze te larte ne plazhin e Durresit. Sigurisht qe kjo eshte njera ane e medaljes. Se ekzistonin edhe burgjet dhe kampet e internimit, se inteligjencia e vendit ishte e gjitha nen survejim, se per nje fjale goje te pamenduar mire merrnje ne qafe veten dhe familjen, se neni i agjitacionit dhe propagandes bente kerdine, se sigurimi famekeq i shtetit u rrinte njerezve mbi koke si shpata e Damokleut. Por pavaresisht kesaj shtypjeje dhe persekutimi jeta perparonte. Prandaj jam i mendimit se Shqiperia ishte nga ana e zhvillimit te saj te gjithanshem me afer Europes ne vitin 1985 sesa ne vitin 2015. Sepse sot nuk kemi perparim, por regres. Shqiperia eshte kthyer ne nje shprehje gjeografike dhe emri i shqiptarit ne sinonim te kriminelit.

  27. emigranti says:

    Enveri vertet zhduku kishat e xhamiat, por i zevendesoi me komitetet e partise.
    Vertet hoqi priftat e hoxhallaret, por i zevendesoi me komisaret politike ( sekretare partie ).
    Ai nuk meriton te quhet ateist. por nje diktator shpirtzi qe zevendesoi besimin fetar me besimin e verber tek partia qe nenkupton tek perendia Enver.
    Te jesh ateist dhe te jesh vrases i besimtareve duke e zevendesuar besimin tek fete me ate tek perendia Enver eshte dicka e paimagjinueshme.i
    Ai ishte nje kriminel( jo ateist ) qe mendonte vetem per kultin e tij dhe kujtonte se ish vete perendia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 漫画 あなたがあなたのシリコーン人形で作る4つの失敗、それでも気づかない

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje