Agjencia europiane e kontrollit të trafikut ajror, Eurocontrol, paralajmëroi sot linjat ajrore të bëjnë kujdes gjatë fluturimeve mbi ujërat e Mesdheut, për shkak të sulmeve të mundshme ajrore në Siri gjatë 72 orëve të ardhshme.
Në njoftimin e tij, Eurocontrol thekson se raketat ajër-tokë mund të përdoren në kohën kur mundësia e ndërprerjes së komunikimit me radio nga pilotët është më e madhe.
Presidenti amerikane dhe aleatët perëndimorë po diskutojnë mundësinë e ndërhyrjes ushtarake, për të ndëshkuar presidentin sirian, Bashar al Assad, për sulmin me gaz të shtunën në një zonë të forcave rebele.
Trump anuloi një vizitë të parashikuar për këtë javë në Amerikën Latine, me argumentin se do të fokusohet në përgjigjen ndaj asaj që po ndodh në Siri.
Megjithatë, në njoftimin e Eurocontrol nuk specifikohet origjina e rrezikut që mund të vijë nga raketat. Në njoftim porositen linjat ajrore që kalojnë sidomos mbi pjesën lindore të Medheut që të marrin në konsideratë zhvillime të tilla të pritshme. (TemA TV)