Gjonaj me presidentin Raimondi: Të angazhuar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut

12 Prill 2018, 20:15Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj ka zhvilluar sot paradite një takim të frytshëm me presidentin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), z.Guido Raimondi.

Takimi dypalësh është mbajtur gjatë punimeve të Konferencës së nivelit të lartë të ministrave të Drejtësisë të vendeve të Këshillit të Evropës, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.

Ministrja Gjonaj e siguroi z.Raimondi për angazhimin e plotë të Qeverisë Shqiptare për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së.

Sipas saj Qeveria Shqiptare i ka kushtuar një vëmendje të veçantë respektimit të të drejtave të njeriut, gjatë zbatimit të një sërë reformash të thella që janë ndërmarrë për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor gjatë viteve të fundit.

Ministrja e Drejtësisë prezantoi rezultatet pozitive të arritura deri tani në reformën në drejtësi, që Shqiperia po zbaton si një ndër reformat më të thella në vendet që aspirojnë integrimin në BE.

Ministrja vuri në dukje rëndësinë që i kushton Qeveria Shqiptare trajtimit të aplikimeve shqiptare në shqyrtim nga GJEDNJ, duke vënë theksin te nevoja e sigurimit të efektivitetit të zbatimit të vendimeve të gjykatës.

Znj. Gjonaj shprehu të gjithë gadishmërinë e qeverisë shqiptare për bashkëpunim me strukturat e Gjykatës për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për çështjen e pronave.

Në këtë kuadër ajo ka bërë edhe një prezantim të reformës së pronës dhe mekanizmit efektiv të trajtimit të saj.

“Ne tashmë kemi nisur të zbatojmë me efektshmëri mekanizmin konkret ligjor për zgjidhjen e çështjes së pronave”, ka theksuar ministrja Gjonaj.

Presidenti i GJEDNJ-së shprehu gadishmërinë për bashkëpunim të strukturave të gjykatës me palën shqiptare për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e pronave në trajtim.

Po sot, Ministrja Gjonaj ka zhvilluar një takim edhe me Komisioneren e Të drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, znj. Dunja Mijatovic, me të cilën diskutoi lidhur me risitë e reformës në drejtësi veçanërisht efektiviteti dhe aksesi në drejtësi, drejtësinë penale për të miturit dhe të drejtat e personave të dënuar me masa mjekësore.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh e hapur për të forcuar bashkëpunimin me Komisioneren për të drejtat e njeriu në fushat me interes reciprok.

Nga ana e saj Komisionerja Mijatoviç vlerësoi këtë angazhim dhe theksoi se do të ketë një diskutim më të detajuar me autoritetet shqiptare gjatë vizitës së saj në Shqipëri, që do të zhvillohet së shpejti.

5 komente në “Gjonaj me presidentin Raimondi: Të angazhuar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të njeriut”

  1. Jak Boston says:

    Bla…bla….bla….
    E drejta e prones eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Mosdenimi i komunizmit eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Hapja e dosjeve eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Mosgjetja e te pushkatuarve nga komunizmi eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Pasja e shtetit ligjor eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Barazia para ligjit eshte pjese e te drejtave te njeriut.
    Prandaj shoqja ministre e padrejtesise mos na hap barkun njelloj si shefi jot qefli brekushesh dhe koncesionesh duke mashtruar njerezit dite e nate.
    Ju jeni hajdute dhe mashtrues.

  2. Muli says:

    pritesh nga presidenti i GJEDNJ per takim pune nuk eshte gje vogel. Tregon qe ata kane besim tek ty dhe tek reformat qe po behen. Kush kupton pak nga politika e jashme e kupton mjaft mire kte

  3. Yellostone says:

    Bashkepunime te tilla rrisin besimin tek nderkombetaret per reformat qe po ndermeren.

  4. albiiiii says:

    Reforma e pronave eshte nje sfide qe askush nuk ka mundur ta ndermarr dhe kjo ministrja duket se e ka mar seriozisht qe ta zgjodhi kte ngerc. Suksese

  5. Besimi says:

    Vallaj eshte bere per pronat ne kto 6 muaj sa nuk eshte bere ne 27 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje