SHËNIM: Konkluzionet një ditë turpi në Kuvend dhe diferenca mes palëve

12 Prill 2018, 19:50Politika TEMA

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u ekzekutua një shfaqje e shëmtuar dhune fizike e verbale. Deputetë burra e deputete gra, gjuanin me miell, vezë, ujë, mikrofona e ç’ju vinte për mbarë. Ishte nga ato skena që dukshëm gjithçka ishte orkestruar më parë.

Deputetët merrnin urdhra nga kryetarët e partive dhe si ushtarë, vepronin pa ngurrim.

Në fytyrat e tyre nuk kishte asnjë fije pendese apo dyzimi për atë që po bënin, ndërsa kabineti qeveritar priste heshtur rrebeshin e sulmit.

Por, në një moment kur s’mbante më ujë pilafi, instiktivisht ministri për europën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati tentoi të lagte me ujë “flakën” që opozita kishte ndezur nga poshtë. Në këtë moment shihej kryeministri Rama që kritikonte ministrin e tij, ndërkohë që opozita nga kryetarët e saj nxitej për intensifikim sulmi.

Në skenë dukeshin dy palë, diametralisht të kumdërta. Njëra që nxitej për dhunë dhe tjetra që e dënonte atë.

Pas mbylljes së seancës, Bushati i kërkoi ndjesë shqiptarëve për gjestin e tij instiktiv. Por nga ana opozitës nuk pati asnjë fije pendese. Fytyra shuall siç thotë populli. Pa i bërë përshtypje ajo që kishin bërë, shfaqeshin krenarë dhe trima pasi u mbyll seanca. Edhe njëherë, diferenca mes palëve ishte me pash.

Në fund, pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, bashkë me 6 deputetët e opozitës, u përjashtua për 10 ditë nga punimet e Kuvendit edhe ministri Bushati, duke treguar edhe njëherë, për të 3-tën herë brenda pak orëve, diferencën mes mazhorancës dhe opozitës./ Lexo.al

1 komente në “SHËNIM: Konkluzionet një ditë turpi në Kuvend dhe diferenca mes palëve”

  1. Futja kot says:

    Ne shqiperi nuk ka opozite po ka nje grusht palaçosh, vagabondesh dhe njerezish te pa edukuar qe nuk meritojne jo te jene deputet por as per te ruajtur delet. Ne kete gjendje qe eshte kjo opozite kurre nuk do vije ne pushtet, veçse nese njerezit kane luajtur mendsh si Sali qen krimineli.Turp per ata palaço qe na turperuan vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje