Miell, vezë dhe ujë në Kuvend, PS: Të përjashtohen 6 deputetë të opozitës dhe ministri Bushati

12 Prill 2018, 15:32Politika TEMA

Pas incidenteve të ndodhura në Parlament grupi parlamentar socialist ka kërkuar që byroja e Kuvendit të mblidhet sot në orën 18:00 për të diskutuar një kërkesë të tyre për përjashtimin e 6 deputeteve të opozitës nga Parlamenti.

Burimet bëjnë të ditur së PS kërkon përjashtimin nga  seanca e ardhshme parlamentare deputetët:  Edi Paloka, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu nga PD-ja si dhe Kejdi Mehmetaj e Endrit Braimllari nga LSI.

Ndërkohë News 24 bën të ditur se në “Byro” do të shqyrtohet edhe një kërkesë e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi për të përjashtuar edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati i cili u filmua teksa i hodhi ujë deputeteve të opozitës.

Fill pas këtij icidenti Bushati kërkoi ndjesë përmes një statusi në Facebook.(TemA)

4 komente në “Miell, vezë dhe ujë në Kuvend, PS: Të përjashtohen 6 deputetë të opozitës dhe ministri Bushati”

  1. kashi says:

    tu pritet rroga dhe tu vendoset gjobe se ashtu e djejne ata
    sepse eshte njesoj sikur mua te me perjashtojne nga puna disa dite dhe rroga te vazhdoi
    ku ta gjej une nje gje te tille

  2. Dibrani says:

    Mendoj qe Shqiperia te ndahet ne Veri – Jug

    Veriu te marr autonomin e plot ,..dhe ti japim fund kesaj historie komike kombi Shqiptar.
    Po se cili vend te jet i pergjegjshem per zonen ku jeton.

    E di qe shum pseudo-patriot nuk u pelqen ideja,..po mendoj qe ka ardh koha qe paragjykimet ndaj njeri tjetrit te marrin fund me ane te ndarjes.

    1. vini says:

      Edhe un jam dakord me kte ide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje