Krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe BE. Kosto orare mesatare për një të punësuar në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 2.3 euro, rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Të dhënat janë marrë nga INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për vendet e tjera të Europës.
Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro.
E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro.
Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë 5.8 euro.
Sipas të dhënave të Eurostat, mbi kostot orare mesatare të punës, Europa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Europën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.
Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Europës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.
Më të larta kostot e punës janë në Europën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora. Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të Eurostat llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro/ora, ndërsa në Belgjikë 39.6 euro për një orë.
Europa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Europës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.
Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë.
Vendi më i shtrenjtë i Europës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro ora.(monitor)
As me kete fakt nuk arriten me josh asnje investitor…
Ju keni luajtur mendsh.I madhe ei vogel kunder oligarkeve.Kapitalizmi ne Shqiperi eshte kapitalizem I eger,kapitalizem tip anglez.Kush do te investoj buthegrisurit,lupsit apo oligarket.oligarket nga Shqiperia hapin vende pune,punesojne njerez,ato jane njerez qe vendosin parurin e tyre ne rrezik e punesojme shume puntor.Investimet e huaja kryesisht industrial nuk kan interes te investohen ne Shqiperi sepse tregu eshte shume I vogel,mungojne specialist(nuk ka mekanik,elektricist me nje fjale puntor te kualifikuar.Ne rastin me te mire ja u ndertu ,kush do merret me shitjet e prodhimit,kush do merret me permiresime teknollogjke e cilesi prodhimi.Ne nuk kemi asnje mundesi te krijojme industry apo te mesojme menaxhim e kto nuk mesohen ne filxhan te ujit.tHJESHTE JEMI ME TE PRAPAMBETURIT ne rajon.Nuk kemi asnje prodhim industrial per tregetim ne Europe.Por jemi jashtezakonisht te afte me fol,me vjedhe ,me genjy.Kjo eshte thjesht e verteta shqiptare