Efekti i "reformës në drejtësi": Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë shqiptare

13 Prill 2018, 21:08Kronika TEMA

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha dënohet për shpifje.

Gjykata e Tiranës dënoi Berishën për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino.

Padia u depozitua nga Bollino në muajin korrik të vitit 2016, ndërsa vendimi është dhënë sot nga gjykata.

Berisha kishte akuzuar gazetarin Bollino për lidhje me ‘Sacra Corona Unita’, abuzim me tenderat e rezervave të shtetit dhe dekoderat dixhitalë.

Në përfundim gjykata vendosi që dënojë Berishën me dëmshpërblim dhe kostot gjyqësore.

Bollino u mbrojt në procesin gjyqësor nga avokati Aranit Roshi.

Paditë ndaj Berishës në gjykatë janë të panumërta, por kjo është hera e parë që Sali Berisha dënohet nga një gjykatë shqiptare.

22 komente në “Efekti i “reformës në drejtësi”: Sali Berisha dënohet për herë të parë nga një gjykatë shqiptare”

  1. Hajt me kembe te mbare,filloj laku avash-avash

  2. LORA says:

    Cili eshte demshperblimi ?

    1. Shefqet Cela says:

      Qofte edhe NJECKE LEK per mua eshte nje sihariq i madh.
      U thye nje mit i te pa prekeshmit qe ja ka kaluar Pinokut per nga genjeshtrat.
      S I H A R I Q!

    2. trojani says:

      Nje kafe me pak, si shoku xhemal…
      Po kote , ça denimi !!!
      do ti bejne nje fletrrufe tek kendi emulacinit , dhe do kete nje konsult me te plotfuqishmin e lagjes….
      Po nuk ngordhi berisha nuk ka rehat ai vend, se ne burrge nuk kane tope ta futin..

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lajm i mirë
    një gjë na thuaj:
    Ok dënohet
    A do paguaj?

    1. Carlo Bollino says:

      O Saliu
      nuke i dua leket
      Vetem kthehu mbrapa
      Dhe uli pak breket ..

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:

        ???

  4. tori says:

    Ju lumte gjykatesve.Kjo eshte drejtesia qe duam.Se shpejti ne burg.Kjo eshte deshirs e shumices se popullit shqiptar.Sa me shpejt aq me mire.

  5. Azio says:

    U hap rrugaSali per ne apart.313.
    Urime nga gjithe shqiptaret kudo neper vote.
    Me ne fund i erdhi edhe fund i cancerit Berishjan ne trupine dermuar te Shqiperise nga kryebanda e kryekrimineli Sali Karaxhici
    Se shpejti gjithe Shqiperia do te jete ne feste.

  6. Naim Frashëri says:

    Do Paguaj Kokra kokra
    Deri sa ti Qihet Motra.

  7. Zylfo Begaj says:

    Po normal qe do denohet se nuk ka me gjykates te llojit engert pellumbi qe denonin deputetet e opozites ne vitet kur berisha ishte ne pushtet. Kur do vije dita qe gjykatesi engert pellumbi te shkoje ne burg per krimet qe ka bere me vendimet qe ka dhene per korrupsion. Vetingu te filloje sa me pare me kete palaco me surrat monstre qe eshte sa nje mut cobani ne kembe.

  8. dibra says:

    Prisni se dardha e ka bishtin mbrapa. Cili do te jete vendimi i gjykates se shkalles dyte???!!!

  9. saliu says:

    po ju dal borxhit: mos u humbni kohen dhe nervat me mua!!!
    nuk me hyn gjemb ne kembe
    mos me thoni se nuk ju thashe!!!

  10. saliu says:

    po ju dal borxhit: mos u humbni kohen dhe nervat me mua!!!
    nuk me hyn gjemb ne kembe
    mos me thoni se nuk ju thashe!!!!!

  11. DOKTORI says:

    Eshte denuar per gabimin me te vogel qe ka bere keto 25 vjet….Eshte nje lloj sikur te themi : “U denua per vjedhjen e nje veze dhe jo per vjedhjen e pules”….Kur ai i ka bere te dyja vjedhjet!

  12. h says:

    E ka thënë 30 vjet me parë namiku se ;
    -Maloku sbret nga kali vetëm i vrarë.
    Edhe pse eshte kadavere qe flet.

  13. Mondi says:

    Populli vendit tim mos u beni naive,Berisha eshte vrases apo shpifes se jane shume larg njera tjetres,ka shpikur kundra spiuno gazetarit Carlo se ka marre fonde publike dhe eshte bere milioner ne euro ne shqiperi nga Berisha dhe nga Rama.Qeveria i jep miliona euro televizioneve Frangaj,Carlo dhe Top Channel dhe heq asistencen sociale popullit.Ne shqiperi ekzekutohet nje VKM dhe injorohen ligjet dhe vendimet e gjykatave qofshin dhe te asaj Kushtetuese.

  14. Qytetari Analog says:

    Epo per hair!

  15. Llafezani says:

    Shpifes se per para nuk merakoset se ka vjedhur shume

  16. sapa says:

    Dhe ndoshta mund te jete i vetmi denim!

  17. Albi says:

    Nuk eshte fare merite e gjyqsorit por e te nderuarit Carlo qe ndryshe nga gazetarucet e perdorin padine per pazare te ndyra . Te lumte Carlo.

  18. H says:

    Shpifja është e keqja më e vogël tek ky kolerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje