Këtë javë në Kombet e Bashkuara filloi një debat mbi përdorimin e të ashtuquajturve robotë vrasës.
Objektivi është përcaktimi i karakteristikave të armëve vdekjeprurëse autonome. Organizmi ndërkombëtar hapi negociatat mbi këtë temë vitin e kaluar dhe ra dakord ta vazhdonte edhe pse përdorimi i armëve të tilla mbetet një perspektivë e largët.
Ata që mbajnë një qëndrim kritik thonë se koha po mbaron dhe se e kritikojnë organizmin që sponsorizon këto bisedime, bindjen për disa armë konvencionale si dhe për faktin që po lëviz ngadalë.
“Tani është një debat më i përqendruar” – u shpreh Richard Moyes, themelues i fushatës Stop Killer Robots. – “Kombet po i rikthehen çështjes së përshkrimit të nivelit të kontrollit njerëzor që nevojitet mbi këto sisteme (armë vdekjeprurëse).”
Për Moyes, anëtar i fushatës ndërkombëtare për eliminimin e armëve bërthamore, është kryesore që shtetet të bien dakord që një njeri që përdor çfarëdo arme të dijë se ku do të përdoret realisht forca dhe se kur do të aplikohet.
Qysh në krye të herës një vit më parë numri i shteteve që kanë kërkuar një ndalim të plotë të robotëve vrasës është rritur, ndërsa shqetësimet në sektorin privat dhe në botën akademike janë rritur për shkak të kërcënimit që përfaqësojnë armët që varen plotësisht nga inteligjenca artificiale.
Shtetet që besohet se kanë armët autonome më të avancuara sidomos SHBA, Kina dhe Izraeli nuk janë përfshirë në asnjë formë të mekanizmit shtrëngues mbi përdorimin e këtyre armëve.
Bisedimet për këto armë drejtohen nga ambasadori i çarmatimit, indiani Amandeep Gill që tha se në dy javët e bisedimeve do të përqendrohen në “temën e karakterizimit”, çka do të thotë se do të punohet mbi përcaktimin e atyre që do të quhen armë autonome. (horizonti.al)