MOVIOLA tek Kukësi-Partizanit/ Goli i Gurit erdhi nga një faull brenda zonës

14 Prill 2018, 22:00Sport TEMA
MOVIOLA tek Kukësi-Partizanit/ Goli i Gurit erdhi nga një faull brenda

Kukësi mposhti në javën e 29-të të Kategorisë Supeiore me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën e Partizanit Partizani.

Një takim ku verilindorët kanë lënë shumë pak për të diskutuar me rezultatin e tyre, por moviola është e pasur edhe në një takim të tillë.

Një nga rastet më të diskutueshme është ai i golit të parë të shënuar nga vendasit me anë të Sindrit Gurit.

Gjatë momentit të krosit brenda zonës, ka një duel mes mbrojtësit të Partizanit Gojkoviç dhe lojtarit vendasit.

Në fotot e siguruara shihet qartë që kemi të bëjmë me një faull të pastër.

Lojtari i Kukësit e ka penguar qartë mbrojtësin e kuq duke mos e lënë që të markojë sulmuesin Guri i cili shënoi dhe golin e parë të takimit që i hapi rrugë suksesit të vendasve. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje