Goditet trajneri, anulohet gjysmëfinalja mes Fenerbahce dhe Besiktas

20 Prill 2018, 09:56Sport TEMA

Skena të dhunshme në stadiumin e Besiktas.

Derbi me Fenerbahcen është anuluar, pasi trajneri i vizitorëve është goditur dy herë në kokë me objekte të hedhura nga shkallët e stadiumit.

Trajneri Senol Gunes kishte nevojë për qepje dhe asistenti i tij, Erdinc Gultein, është gjakosur në fytyrë në sherrin e zhvilluar në tunel mes lojtarëve dhe stafeve.

Gunes është rrëzuar në tokë duke mbajtur kokën nga dhimbjet në minutën e 58’ të gjysmëfinales së Kupës së Turqisë.

Zyrtarët ishin duke e transportuar drejt dhomave të zhveshjes kur u godit nga një tjetër objekt.

Gunes kishte nevojë për pesë të qepura përpara se të shkonte në spital.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje