Nuk ishte një simulim shtrirja në fushë e sulmuesit të Skënderbeut Ali Soue, autori i golit të parë, në ndeshjen e djeshme me Flamurtarin.
Lojtari afrikan u dëmtua dhe më pas u zëvendësua me Krasniqin.
Burimë pranë klubit Skënderbeu bëjnë me dije se sulmuesi kryesor i ekipit korçar rrezikon shumë seriozisht ndeshjen e së hënës në kampionat me Partizanin.
Soue do të kryejë sot pasdite një eko në kryeqytet për të parë shkallën e dëmtimit.
Stafi mjekësor i Skënderbeut dyshon për një tërheqje muskulore për shkak të lodhjes fizike, por mund të jetë edhe një kontraktim.
Situata do të jetë më e qartë pasi të jetë kryes vizita e specializuar në kryeqytet.
Lajmi i mirë për Skënderbeun është se portieri Shehi është plotësisht gati, madje ai mund të luante edhe në Vlorë, por stafi preferoi ta mbante në stol për të mos rrezikuar.