Shpëtim Duro largohet nga Flamurtari: Ekipi ka humbur besimin

18 Prill 2018, 20:46Sport TEMA

Pas eleminimit nga Kupa e Shqiperise, trajneri i Flamurtarit Shpetim Duro ka dhene dorheqjen.

Trajneri tha se skuadra e tij ka humbur besim dhe per kete ka vendosur te largohet nga ekipi.

Në pjesën e parë u munduam dhe ishte rezultati i barabartë. Në pjesën e dytë, pas shtyllës së Danilos pësuam gol.

Skuadra ka humbur besimin dhe këtë e shoh nga dita në ditë. Sot u takova me skuadrën dhe nuk do të jem më trajner i Flamurtarit. Kjo është mëse normale duke parë këtë situatë.

Marr përgjegjësinë time si trajner. Këtë vendim e di që nuk do ta mirëpres presidenti Idrizi, i cili ka këmbëngulur që unë të qëndroj. Kam kaluar shumë mirë te Flamurtari, kam marrëdhënie shumë të mira me presidentin Idrizi. Por rrëshkitja e skuadrës gjatë javëve të fundit bën që unë të largohem.

Nuk bëj prapaktheu nga vendimi im. Kjo është në të mirë të skuadrës dhe presidentit Idrizi”,  tha Shpëtim Duro.

Kurse trajneri i Skenderbeu Ilir Daja u shpreh.

Është meritë e të gjithëve, si fillim e lojtarëve që besuan deri në fund.

Kemi hyrë të stresuar në lojë. Nuk ishin aty ku duhet në pjesën e parë, por rëndësi ka që kemi arritur finalen. Reaguam shumë mirë në pjesën e dytë.

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit ishte një moment i izoluar dhe treguam se ishim ekipi më i mirë në Shqipëri.

Nëse dikusht tashmë ka një fije dinjitet dhe burrëri duhet të kërkojë ndjesë për atë aktrim që u bë në mediat e shkruara që Skënderbeu kishte bërë pakt me Flamutarin.

Pas fitores së sotme ndaj Flamurtarit, treguam që nuk kishte asnjë kompromis. Treguam që si ne si dhe Flamurtari jemi dinjitozë. Nuk kemi asnjë aleatë dhe kemi bërë gjithçka me djersë.

Shenjën e parë e dhamë në ndeshjen e kampionatit, ku pas humbjes ndaj Flamurtarit në ndeshjen e parë, treguam se nuk ishim thyer. Flamurtari ka ekip shumë të mirë dhe këtu luhet shumë mirë futboll.

Kishim besim te finalja dhe ia arritëm”, tha trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

2 komente në “Shpëtim Duro largohet nga Flamurtari: Ekipi ka humbur besimin”

  1. ashtu o posi! says:

    Nxireni tani prap Bazen e II te filloje te shaje e shpife per Skenderbeun dhe ti beje thirrje UEFAs qe ta denoje.
    Dhe po nuk arriti dot te prishet,ti fute nje me dore.

  2. Iliri says:

    Duro duhej te kishte ikur me kohe nga Flamurtafi te cilin e coi ne kete situate qe diskuton qendrimin ne kategorine superiore.Nga vendi dyte perfundoi ketu ku eshte dhe diskoton mbijetesen.Tani ja la dopjo gjashten ne dore dhe marr pergjegjesite e mia thote ne nje kohe qe pagesat i ka marre.Pergjegjesia nuk kalon me nje fjale goje se i dogji nje kampionat vlores.Mire thoshte Starova per te deshtak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje