Klubi i Partizanit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e së hënës kundër Skënderbeut.
Përmes një njoftimi për shtyp klubi bën të ditur çmimet dhe thekson se femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas.
Njoftimi i klubit të Partizanit.
INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF SKENDERBEU 23 PRILL ora 19:00
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 500 Lek
Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 200 Lek
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2
Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1,H2
Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas.
Për të mundësuar hyrjen në stadium si femrat ashtu edhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë ora 09:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.