Partizani nis përgatitjet për duelin kundër Skënderbeut

17 Prill 2018, 16:46Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka vijuar përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Skënderbeut.

Seanca e sotme është zhvilluar në orën 13:00 në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.

Grupi i lojtarëve është vënë nën urdhrat e trainerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik duke kryer programin e përcaktuar.

Prezent në seancën e sotme kanë qenë të gjithë lojtarët , ndërkohë që me ekipin nuk është stërvitur mbrojtësi Belica , i cili është lënë edhe sot pushim nga sta mjekësor .

Për ballafaqimin ndaj Skënderbeut traineri Dalipi nuk vuan asnjë skualikim lojtarësh, duke patur kontigjentin e plotë për takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.

Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën në orën 13:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje