Tre mungesa për Skënderbeun në Vlorë

17 Prill 2018, 14:14Sport TEMA

Përcaktohen nesër dy skuadrat finaliste të Kupës së Shqipërisë.

Skënderbeu luan në Vlorë ndeshjen e kthimit dhe ka një mision të vështirë, sepse duhet të përmbysë humbjen e pësuar në shtëpi dy javë më parë.

Trajneri Ilir Daja ka edhe disa probleme, sepse veç Shehit, do të mungojnë Dita dhe Xhejms.

Sulmuesi afrikan pësoi një tërheqje muskulore ndaj Kamzës dhe kërkon kohë që të riaftësohet. Ai do të mungojë ndaj Flamurtarit në Kupë, por edhe në kampionat me Partizanin, ashtu si dhe Dita.

Korçarët duhet të sulmojnë nesër në Vlorë dhe mungesa e Xhejmsit prish jo pak punë.

Në sulm pritet të luajë në këtë ndeshje Emiljano Vila, i cili do të zërë vend në të djathtë, duke postuar Gavazajn në të majtë, ndërsa përpara do të jetë si zakonisht, Soue.

Në mesfushë pritet të jetë titull ndaj Flamurtarit Sabjen Lilaj, i rikthyer nga dëmtimi që pësoi kur u grumbullua me Kombëtaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje