CAS, Skëndërbeu dhe karagjozat e tribunës VIP

16 Prill 2018, 19:55Sport TEMA

Nga Fatjon Baze

Ka një ekzaltim të madh nga ana e drejtuesve të skuadrës së Skënderbeut pas fitimit të gjyqit në CAS që i’u riktheu titullin kampion të vitit 2015-2016. Drejtuesit kryesorë të skuadrës korçare nuk janë përmbajtur aspak pas këtij lajmi të “gëzueshëm” për ta, të cilët e kanë treguar këtë përmes deklaratave nepër media, në rrjete sociale etj.

Vetë presidenti i skuadrës korçare, Ardjan Takaj, nuk ka munguar në shtypin sportiv dhe nëpër ekranet televizive duke shprehur kënaqësinë e tij që fituan këtë gjyq.

Një gëzim tragji-komedi.

Është qesharak gëzimi i drejtuesve të Skënderbeut me fitimin e gjyqit ndaj Komisionit të Etikës që është në varësi të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili lë shumë dyshime për mënyrën se si ky Komision është mbrojtur. Ky ishte nje gjyq fars me një mbrojtje skandaloze dhe me vetëdije të plotë nga njerzit e Komisionit të Etikës që Skënderbeu duhet të dilte fitimtar nga ky proçes për t’i dhënë paksa kurajo për gjyqin e vërtetë që do të ketë me UEFA-n për trukimet e panumurta që ka bërë dhe që ka marrë një shuplakë nga vetë ky institucion si askush tjetër.

Është qesharake të merret seriozisht gëzimi i Ardjan Takajt dhe njerzëve të tij, se kanë mundur Komisionin e Etikës, i cili ka në përbërje të tij një person skandaloz që është Agron Kuliçaj. Është fatkeqësia më e madhe që ky person që ka qenë nën drejtor i Policisë së Shtetit që njihet vetëm për skandale, korrupsion, etj, është pjesë dhe e Komisonit të Etikës. Do të ishte arritje e jashtëzakonshme nesë ky person njeh ndonjë ligj apo mund t’ia ketë idenë se si funksionon futbollin. Por, është aty për të shërbyer si një kamikaz  dhe për të bërë këto maskaralliqe që vetëm sa shkatërrojnë edhe më shumë imazhin e futbollit shqiptar.

Ndaj ky gëzimi i drejtuesve të Skënderbeut që kanë mundur Komisionin e Etikës së FSHF-së, që njeriun për më të zgjuar mbajnë Agron Kuliçajn kjo është më shumë se qesharake. Nga ky gjyq të fituar janë të dyja palët që vetën e sajuan dhe vetë e mbyllën si t’iu nevojitej dhe ata janë Ardajani dhe Armandi.

Por, ajo që u zbulua ishte një tjetër gjë që në fakt në Korçë e kanë si mankth, të cilët mendojnë se kjo gjë ju ka ardhur nga rivalët e tyre dhe nga disa gazetarë.

Në fillim në Korçë nxirrnin një personazh karagjoz të rrjeteve sociale që i jepnin disa emra dhe ai si budalla i thoshte në hapsirën e tij në facebook dhe kjo më pas bëhej lajm nëpër mediat e tyre. Mjaftoi vetëm pak kohë dhe Takaj doli kësaj rradhe vetë në skenë duke nxjerrë merakun e tij që kjo gjë i paska ardhur nga një gazetar duke publikuar disa mesazhe me një ish drejtor sportiv.

Gazetari është Pano Xhixho i cili është Drejtori i Departamentit të Sportit në RTSH, që për hir të së vërtetës është një nga gazetarët më të mirë sportiv në Shqipëri i cili ka arritur që të ngrejë një strukturë mjaft të mirë në atë Departament dhe kanë një nga emisionet sportive ku të vërtetat tregohen ashtu siç janë duke pasur në panel gazetarë profesioniste, ish trajner që bëjnë analiza perfekte dhe një staf gazetarësh që kanë informacione dhe njohuri për futbollin shqiptar.

Por, që absolutisht ai nuk ka asnjë rol në dosjen voluminoze të UEFA-s. Ajo dosje është e bërë nga vetë Inspektorët e UEFA-s të cilët kanë vite që merrën me shtijet e ndeshjeve të Skënderbeut dhe kanë mbledhur një numër të madh faktesh që arriti më pas në vendimin e tyre përfundimtar për një pezullim 10 vjeçar të bardhekuqve nga Kupat e Europës.

Ardiani duhet që të qetësohet në këtë pikë.

Nuk ja kanë fajin gazetarët shqiptar që ai ka trukuar ndeshje në Europë dhe është bërë simbol i një presidenti që trukon ndeshje. Për të kanë shkruar mediat e njohura ndërkombëtare si “The Guardian” etj, që e kanë cilësuar Skënderbeun si klubin që është nën një hetim të jashtëzakonshëm për trukime ndeshjes.

Mesazhet e nxjerra prej tij janë thjesht një mankth që e ka kapur dhe mendon se e keqja po i vjen nga brenda vendit, por që realisht e ka drejtëpërdrejtë nga UEFA.

Nuk ja ka fajin askush Ardjan Takajt që i’u fut futbollit për intersa politike dhe po e mbyllë si hajdutë ndeshjesh.

7 komente në “CAS, Skëndërbeu dhe karagjozat e tribunës VIP”

  1. Red or Dead says:

    E niset si RIDVANBEU o dallaveret e Korces dhe po e mbyllni si SkenderBET….jeni turpi i futbollit perjet !
    Sesa “antagonizem” ka ndermjet FSHF dhe SkenderBETit ,shikoni votimin dhe sjelljen e TakeTukes ne zgjedhjet per kryetar.Kur i palloj ne dru Safet Gjici ne Kukes vjet dhe u mori kampionatin TakeTukja beri sikur u nxeh dhe e quajti FSHF bande kriminale ????
    Po kete “bande kriminale” e votuan me dashuri Takja dhe karagjozet kernackore te Korces.

  2. Skenderbeu Hajduteve says:

    Bravo fatjon,,,, mafia duka takaj po e shkateron futbollin ton

  3. Skenderbeu says:

    Po te kishe kishe studiuar ne shkolle dhe mos ishe biri i babit do ta dije qe pa mbaruar gjyqi ne te gjitha shkallet askush nuk quhet fajtor, prandaj mos thuaj qe Skenderbeu ka shitur ndeshje. Gjej ndonje menyre tjeter ti lepihesh Rames se me futbollin ti nuk ke lidhje fare. P.s. Skenderbeu sapo shiti Abazajn tek Anderlecht prandaj vazhdo te lehesh kot se karvanit nuk ia ndjen as per ty as per konet e tjera tip Brace.

  4. Ujku says:

    Bjeri gajdes gajdexhi Bjeri o te lumte dora
    Skenderbeu qe tani
    Eshte kampion per 7 kurora ……….Qente le te lehin Ujqerit shkojne perpara…..

  5. ashtu o posi! says:

    Na fole e cnuk na fole ore Bazja i II,por nuk na the asnje argument pse mos gezohet Skenderbeu,perveç se ti dhe si vellezerit e tu nxoret dufin pervers ndaj krenarise se futbollit shqiptar Skenderbeut.
    Mos u merzisni.Shpejt do rini si m….. i shkelur dhe Skenderbeut do i beni marshalla.

  6. The Red Lice says:

    Skenderbeu ne CAS fitoi sepse provat per “trukimet” e ndeshjeve ishin qesharake dhe te pabazuara ne asnje fakt. Vetem nje i verber ose nje jabanxhi tepelene me banim be Tirane nuk mund te dalloje superioritetin e Skenderbeut ne loje, ne organizim dhe ne mentalitet. Skenderbeut nuk i duhet ndihma e Byrose Politike ose e arbitrave per te fituar ndeshje. Urgjentisht FSHF te shperbeje Partizanin si ekipin e turpit gjysemshekullor qe mbajti pend futbollin Shqiptar.
    Poshte Komunizmi dhe mbeturinat e tij mafioze

  7. al says:

    SHkrimet e tua asnje nuk i merr me serjozisht mo Bazuk., duket qarte qe o e ke personale me drejtusit e korces ,ose je i semure nga tifozlliku me klubin e partise, ti gri sallate sa te duash ata jane klub per ti patur zili Bravo zoti Ardian takaj ke krijuar nje klub model.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje