Laçi kërkon medoemos që disfatat e fundit në kampionat t’i shlyejë me dy përballjet direkte që ka brenda katër ditëve me Kukësin.
Për të shpëtuar sezonin, të besuarit e trajnerit Mezani duhet që të zënë “dy herë mat” Kukësin.
Nesër Laçi do të udhëtojë drejtKukësit për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Kupës, kur dihet se takimi i parë është mbyllur 0-0.
Kurbinasit shkojmë besimplotë për të arritur kualifikimin dhe për t’u bërë finalistët e parë të Kupës për këtë edicion. Kurbinasve u mjafton çdo barazim me gola dhe sigurisht fitorja për t’u bërë finalistë të Kupës.
Pas këtij takimi, Laçi pret Kukësin në shtëpi, në kuadër të javës së 30-të të Superiores, raporton “Panorama Sport”.
Duke ditur që kanë zbritur në vendin e pestë, fitorja ndaj Kukësit është e domosdoshme, pasi biletën europiane kurbinasit e kërkojnë edhe nga kampionati.
Nëse eliminohen nga Kupa, ndeshja e së dielës me Kukësin përkthehet si finalja e sezonit për skuadrën e trajnerit Gentjan Mezani.