Igli Tare ka marrë një tjetër çmim për aftësinë e tij në zbulimin e talentëve të futbollit. Drejtori sportiv i skuadrës së Lazios është nderuar me çmimin “Scouting Leader” nga “Football Leader 2018”.
Një tjetër çmim shumë i rëndësishëm për Taren që la pas në këtë garë emra të njohur si Marino, Ausilio, Carnevale, Corvino e Giuntoli.
Lojtarët që Tare ka zbuluar dhe që kanë spikatur janë Milinkovic Savic, Felipe Anderson, Keita, Luis Alberto e De Vrij .
Përveç Igli Tares u vlerësua edhe trajneri Marco Gianpaolo me çmimin “Pankina e Duhur” me motivacionin “trajner i dalluar për selljen “fair play”, duke qenë shembull edhe për futbollistët e tij.”
Ceremonia e dorëzimit të çmimit për Taren dhe Gianpaolos do t’u jepen në ceremoninë e posaçme të “Football Leader 2018”, që do të zhvillohet me 28 maj në Napoli.