Kamza nga “parajsa” në “ferr”, 7 pengesa për mbijetesën

17 Prill 2018, 18:38Sport TEMA

Futbolli është i çuditshëm dhe për asnjë moment nuk mund të qetësohesh nga rezultatet pozitive. Rastet e skuadrave që kanë kaluar nga “ferri” në “parajsë” apo dhe e kundërta janë të shumta, por këtë edicion shembulli më i mirë në futbollin shqiptar është Kamza.

Në periferinë e kryeqytetit ëndërronin gjëra të mëdha në prag të festave të fundvitit, skuadra e tyre gjendej në pozita komode. Skënderbeu bënte kampionat më vete, ndërkohë ndjekësit përplasnin brirët midis tyre.

Kamza e Ndreut befasonte të madh e të vogël falë rezultateve dhe cinizmit, Europa nuk ishte një tabu. Në janar lejuan të largohej një nga lojtarët kryesorë të ekipit, qendërmbrojtësin Ivan Fustar.

Sigurisht që nuk ishte Leo Mesi apo Cristiano Ronaldo, por ekuilibrat në prapavijë u prishën. Kamza që kishte befasuar deri në fillim të muajit dhjetor u duk e njëjtë edhe në ndeshjen e parë të 2018-ës ndaj Laçit, por më pas nisi rënia.

Vetëm 11 pikë të fituara në 13 javët e këtij viti kalendarik janë ecuri e një skuadre të destinuar për të rënë. Dhjami i akumuluar në fillim e edicionit nisi të tretej dhe tashmë Kamza e sheh veten në garë të ethshme për mbijetesën. Trajneri Ndreu u largua për të shkundur grupin, por edhe për të ndryshuar ecurinë.

Debutuesi në superiore, Julian Ahmataj, ka një detyrë të vështirë përpara, jo sepse nuk ka skuadër cilësore, por sepse garën e ka me dy ekipe simbol të kampionatit shqiptar.

Në një garë të tillë duhet parë se cili do të jetë më i fortë psikologjikisht. Kamza e Ndreut në pjesën e parë të sezonit ishte një ekip ekspert në këtë aspekt, por që filloi të lërë pjesët rrugës. Tashmë Ahmataj duhet t’i japë më shumë klas një grupi që e njeh Superioren dhe nëse ia del atëherë mbijetesa nuk është një problem. (SS)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje