Ja vendimet e Komisionit të Disiplinës, pezullim për një vit për trajnerin e Korabit

17 Prill 2018, 19:08Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ngjarjet e ndeshjeve të fundjavës në Superiore dhe kategoritë e tjera, duke shpërndarë si rrallëherë pak masa ndëshkimore për elitën dhe më shumë paralajmërime.

Klubet e Partizanit, Kukësit dhe Luftëtarit janë paralajmëruar që të kontrollojnë sjelljen e tifozëve të tyre në ndeshjet në vijim, në të kundërt do t’u nënshtroheshin masave disiplinore ndërsa një paralajmërim e ka marrë edhe trajneri i Tiranës, Ze Maria. Ky i fundit refuzoi të dilte në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Pogradecit dhe FSHF i ka bërë të qartë se ky është një veprim që nuk duhet të përsëritë në të ardhmen.

Ndërkaq, mes masave ndëshkimore bien në sy dënimi me një vit i trajnerit të Korabit, Dorian Bubeqi, për sjellje të gabuar ndaj gjyqtarit të ndeshjes. Gjithashtu, është pezulluar për 8 ndeshje i menaxherit të Kukësit, Naim Halili, i cili ka kontestuar vendimet e gjyqtarëve në një ndeshje të kampionatit U19.

VENDIMET

1.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

2.KF “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

3.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

4.Zyrtari i KF “Tirana”, Ze Maria, paralajmërohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.

5.Zyrtari i KF “Korabi”, Dorian Bubeqi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

6.KF “Gramshi”,paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

7.Lojtari i SHS “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i FK “Skrapari,Mirel Lamçe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF “Butrinti”, Armando Shehaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Zyrtari i KF “Kukësi” U-19, Naim Halili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Lojtari i KF “Ilira” U-19, Andrea Ceku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

13.KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

14.KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

15.KF “Lushnja” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive,në bazë të nenit 65/1 dhe 65/4 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

16.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Luzi 2008”, Fatjon Tafa, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Iliria”, Flogers Sala, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

18.Rrëzimin e kërkesës së KF “Laci” U-19, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje