Telashe për ish-trajnerin e Partizanit, përfshihet në hetime për pastrim parash

18 Prill 2018, 12:44Sport TEMA

Ky duhej të ishte vitit i afirmimit të Mark Iulianos në skenat e rëndësishme të futbollit europian por gjërat po shkojnë keq e më keq për ish-futbollistin e Juventusit. Pas dështimti në drejtimin e Partizanit, Iuliano u kthye në Itali në pritje të një oferte nga klube të tjera.

Por në vend të ofertës, atij deri tani i ka mbërritur vetëm një kërkesë për deponim nga Prokuroria e Latinës, e cila e ka marrë në pyetje rreth skandalit që ka shpërthyer së fundmi në këtë qytet.

Iuliano hetohet për periudhën kur ka qenë trajneri i skuadrës së Latinës, ish-presidenti i të cilës, Paskuale Maieta, është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me grupe kriminale përdorte klubin për të pastruar qindra miliona euro.

Edhe vetë Iuliano kishte qenë i përfshirë në mënyrë indirekte në këtë skemë, duke përdorur apartamente shtetërore gjatë qëndrimit në drejtimin e këtij klubi në vitin 2015, të cilat administroheshin nga Maieta, ish-deputet italian, i cili më pas regjistronte pagesa false për të pastruar para.

Iuliano është marrë këto ditë në pyetje nga Prokuroria, ndërsa janë publikuar edhe përgjimet telefonike ku ish-trajneri i Partizanit shfaqej i shqetësuar pas kontakteve që kishte pasur me policinë, ku ishte pyetur rreth kësaj çështje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje