Zgjedhjet në Malin e Zi: Exit Poll nxjerr fitues Gjukanoviç me 53,4 % të votave, dhe shqiptarët votuan pro tij

15 Prill 2018, 21:24Rajoni TEMA

Sot janë zhvilluar zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, sipas njoftimeve paraprake të mediave lokale pjesëmarrja ka qënë 64% në zgjedhje.

Kandidati më favorit ka qënë ish-presidenti Milo Gjukanoviç, i cili garon përballë 6 kandidatëve të tjerë.

Shqiptarët e Malit të Zi kanë paralajmëruar votën e tyre pro tij.

Zgjedhjet në shtetin fqinj janë mbyllur në orën 20:00. Exit Polls nxjerrin fitues ish-presidentin Milo Gjukanoviç me 53,4 % të votave, ndërsa kandidati konkurent ka marrë 34%. Pritet që sonte të nisë fitorja nga ish-presidenti Gjukanoviç.

Ai ka qënë deri në 2016 kryeministër i Malit të Zi.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 pjesëmarrja në zgjedhje ishte 58%, ndërsa në 2016 në zgjedhjet parlamentare morën pjesë 70.9% të votues.

1 komente në “Zgjedhjet në Malin e Zi: Exit Poll nxjerr fitues Gjukanoviç me 53,4 % të votave, dhe shqiptarët votuan pro tij”

  1. Hajde mos e Gezoft Fitoren banditi ma I madh I Evrops ,Zavensi I Bullatoviqit e Millosheviqit
    kush asht shqiptar e ja ka dhan voten aij nuk asht Shqiptar por Tradhtar I Kombit Shqiptar
    Gjukanoviqi meriton Burgim te perjetshem aij nuk vie te lihet ne liri dictator trafian drogash dhe armsh,
    vec nje gje dua ti dves ata Shqiptar te cilt ja dhan voten cka ka ba per ta nje gje te mir per vec atyre kryetarve te partive pacin faqen e zez brez pas brezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje