Negociatat, PDIU: Fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën, ja thirrja jonë

18 Prill 2018, 14:27Politika TEMA

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka  përshëndetur rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian

Për një deklarate për media PDIU thotë se ky është një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve.

Deklarata e plotë e PDIU

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ky është një avancim i aspiratës së kahershme të shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo është një fitore e shqiptarëve dhe një moment reflektimi për politikën shqiptare, e cila në mënyrë ciklike me krizat politike, mungesës së vizionit në ekonomi, korrupsionit, sistemit zgjedhor jo transparent dhe jo të barabartë, kanë ngadalësuar këtë vokacion të shqiptarëve.

PDIU bën thirrje që të vendosen interesat kombëtare para atyre partiake dhe propozojmë një pakt kombëtar për integrimin, reformën zgjedhore dhe ndryshimin e ligjit për referendumet. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje