Rezultati i parë i "lobimit" të Bashës, nxirret të flasë i përhershmi Krichbaum: S’do na mjaftojë vetëm dokumenti i KE për negociatat, do shohim dhe…

18 Prill 2018, 12:23Politika TEMA

Ndërsa Komisioni i BE-së paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë më të rezervuara.

Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW (shqip) se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave, duke dhene live dhe rezultatin e pare te “lobimit” te kreut te PD Lulzim Basha ne Gjermani.

Gunther Krichbaum për DW (shqip): “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. “

Basha: Negociatat instrument presioni

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime për të bindur politikën gjermane, e sidomos partitë simotra anëtare të Partive Popullore Europiane, që me gjithë mangësitë reale të Shqipërisë, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Lulzim Basha për DW(shqip): “Ne kërkojmë hapjen e negociatave si një mbështetje për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë në Europë, po kështu po u kërkojmë miqve, të cilët janë skeptikë për përmbushjen e pesë kritereve të Komisionit Europian, votën e tyre për hapjen e negociatave, edhe si një instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara, në veçanti për luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, reformës në administratën publike e në veçanti reformën zgjedhore.”

Në kuadër të udhëtimit të tyre, të organizuar nga Fondacioni i CDU-së, Konrad Adenauer, deputetët e opozitës zhvilluan takime edhe me deputetë të Komisionit të jashtëm si edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për çështjet e sigurisë dhe të punëve të jashtme, Jan Hecker.

Rama në Berlin

Por Basha nuk është i vetmi politikan shqiptar që lobon tek parlamentarët gjermanë për hapjen e negociatave. Së fundi, edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, (PS), kishte qenë në Berlin për të njëjtin qëllim, ku ndër të tjerash kishte pasur një seancë dëgjimore edhe në Komisionin Europian.

Krichbaum për DW (shqip):  “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.”

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme.

Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.  Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

25 komente në “Rezultati i parë i “lobimit” të Bashës, nxirret të flasë i përhershmi Krichbaum: S’do na mjaftojë vetëm dokumenti i KE për negociatat, do shohim dhe…”

  1. Anja says:

    BASHA ,HAJDUT ,VRASĒS, GËNJESHTAR!
    ZHDUKU NË HOLLANDË, SE NUK TË DUAM ! ??

    1. Muti says:

      Basha Berisha Like FLOLIRI Mona Shane qene lure pro
      Vetem keq flavin HAJDUT PLERA
      POLITIKA BEHET NE SHQIPERI JO JASHT SHQIPERIE
      BANDIT

  2. ?? says:

    Lulushi e kreu detyrën .Vajti volli vrer për vendin e tijë.
    Por ne kemi besim , se ata qē e duan Shqipërinē , janë më shumë se ata që nuk e duan .
    LULZIM-HAJVANI, do të mbulihet nga turpi .??

  3. adi says:

    pra shkurt e qarte
    ngazellimi rilindas dje ishte thjesht 1 flluske sapuni
    e shkruajta dje e shkruaj prape sot
    qe nga qesharaket ne shqiperi rilindasit jane me shume se cdo specie tjeter.
    une vetem nje frike kam
    se nese greqia nuk i cel negociatat eshte problem i zgjidhur se ne e pushtojme
    problemi eshte nese gjermania dhe franca nuk hapin negociatat si do e realizojne pushtimin e tyre rilindasit.
    gallate qe do shohin syte tani me keta karagjoze qe per fat te keq ne shqiperi nuk jane pak.

    1. undefined says:

      Ik or jevgjit na hiq qafe se na qelbe

    2. Labi 100% says:

      Dhe per Gjermanine nuk e kemi problem se w leme mbas me ekonomi. .se ne ja kishim arritur gjermanise kur ishte idhulli jot qe te viste nees te sheshit pse protestoje sali ram Sheqere Berisha. .mor adì. .

    3. Franci says:

      Adi e the dje ta thame dhe sot qe je ne anen e krimit .Diku mund ti kesh bere lleret me gjak.Ne burg me idhujt e tu.

    4. s'kam ç'bej says:

      si piçke e satem, adi. Muti mut ngelet. Te falin komentuesit per banalitetin, por me banalet keshtu duhet folur, bile edhe duhet vepruar pavaresisht se fshihen si minj neper strofkullat e Europes.

  4. star says:

    Qente le te lehin.Nuk kane as force dhe as takat ta ndalin vrullin.E THA IGJATI, dielli lind atje ku perendon.

  5. LIKJA says:

    Bravo lulush hajde tashe tek baba Sali te fus nje te qi,,,,se e kreve detyren. Ky o ptriot me bythqimi qe ka treguar Hjstoria

  6. manastiri says:

    Ky eshte Basha i gjermanise Ha ha ha ha

  7. rumpallhana e ripjelljes says:

    Keta te Temes kane shume humor e bene dhe Bashen lider me ndikim te madh ne kancelari, prite kur te thone bashkepuntor i nazisteve. I madh merua, i bere personazhe keta gazetaret e tu te denje per antenen tende.

    1. Bad boy says:

      Keta te MERO BAZES NUK PUNOJNE ME LEK KETA NE VEND TE LEKUT EDI RAMUTI UA KTHEN BYTHEN KESHTU GJITHE SE CILI ESHTE I KNAQUR .. RAMPALL RAMPALL MERO BAZE KRYEKAR..,, flm

  8. Llafezani says:

    Ky paska qene “kontributi real” i zotit basha per celjen e negociatave

  9. undefined says:

    GAZETAR A KE PROVA PER KETE DHE SHKRUAN ME PERGJEGJESI APO PO NA HEDH JONXHEN QE DUAM!!!!!!!!!

  10. mirel says:

    O popull shqipkar, e kuptoni cfare thote qe ne fillim te deklarates?
    Thote qe do konsiderojne jo vetem “rekomandimin” per hapjen e negociatave…pra vetem rekomandim dhe jo urdher, e dyta , do konsiderojne raportin e Transparence nderkombetare, qe nuk e kam shume te qarte cfare permbab, por besoj lidhet me Transparencen e qeverise ne lidhje me paret qe marrin dhe investojne, si dhe ne lidhje me politikat e shpallura dhe te pashpallura te shtetit.
    Gjithashtu, dhe raportin e Bankes Boterore, qe ishte i mbushur plot me verejtje per menyrat si qeveria shperdoron investimet neper koncesionet qe ata i konsideruan praktika teper te gabuara dhe we duheshin anulluar.
    Sipas jush per keto qenka fajtor Basha?
    Sipas jush Bundestagun e urdheron nhe laro si puna e Bashes?
    Paska Basha kaq fuqi ne Bundestagun gjerman sa te drejtoje politikat e Cdu ne lidhje me Shqiperine?
    Ke beni kaq naiv xhanem?
    Cili qenka Basha? Merkel apo Macron?
    Hop ngre gishtin Basha, dhe bindet nje Evrope e tere.

  11. Rinia Shqiptare po punon says:

    Basha kujdes, mos llomotit shume, Mogherini ta dha mesazhin qe eshte ne interes te Europes se Bashkuar te pranoje Balkanin Perendimor. Shpresoj te mos jesh aq I kapur sa te shkosh kunder EU dhe USA qe ne keto momente po punojne shume te pranojne keto vende ne EU seperndryshe dikush tjeter nga lindja do ti gllaberoje si 500 vjet me pare apo si ne 1945. Basha mona e te tjere mendohuni mire. Rinia shqiptare dhe te urtet mireedukuar te ketij vendi duan ti bashkohen Europes. Mos ju shkoni kunder se do ndeshkoheni rende. Kini shume kujdes se nese shkoni kunder ne keto momente kjo do te quhet tradheti e larte dhe do ndeshkoheni pa meshire.
    Rinia shqiptare

  12. return of the saint says:

    Nuk ka asnje fuqi te permbysi vullnetin e Washingtonit Shqiperia fillon negociatat kjo pune ka mbaruar

    1. mirel says:

      Idiotizem tipik.
      Asnje nuk e rruan per cyryket e Ballkanit.
      Jane te gjithe hajdutet e parave te BB qe i paguajne shqipkaret me kamate.

  13. Berti says:

    Lul genjeshtari je mashtrues e antishqiptar.
    Me keto qe bere ne Berlin nuk te duam!
    Largohu nga Shqiperia je hajdut, vrases i 4 qytetareve te pafajshem dhe tradhetar i vendit tend duke falur territore Greqise.
    Funderrine !!!!!!

  14. Koba says:

    Ky Adi mos eshte Suma e Sali Gerdecit???

    1. AZ... says:

      O koba mos i bej kobe gopit te sateme

  15. Lobusi says:

    … “Lul – Tullumi” nje kalama qe i pelqen vetja ashtu si bab Sal Bisha po “minojne” hyrjen e Shqiperise drejt EUROPES.

    …. “Lul – Tullumi” nje kamarier-spiun i Rinasit i lidhur familjarisht dhe dhender (gruaja mbesa e Alimuces, “Firma Piramidale VEFA” …

    … “Lul – Tullumi” tradhetar dhe komunist si bab Sal Bisha

  16. Armandi says:

    Mos ik jashte Luli, se erdhi fundi i prillit dhe se c’keni atje ne sh q u -pi , kujdes se po t’a bejne lidhken dhe do mbetesh me gisht ne…….goje .

  17. do vijë një ditë says:

    Ky do jete ndonje nip i Hitlerit se Basha me keta merret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje