Gazetari i përmend burgun Tahirit: Politikanët e lartë futen me teorema politike. Ish-ministri: S'lejoj të bëhem "kokë turku"...

19 Prill 2018, 23:07Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është përballur me një seri tjetër pyetjesh, këtë herë në një lidhje direkte me emisionin “360 Gradë”.

Tahiri u pyet nëse i trembet ndonjë arrestimi për llogari të integrimit, duke deklaruar se nuk do ta lejonte këtë, por pa dhënë sqarime të tjera.

Myftaraj: Ju jeni jurist dhe e dini që politikanët e nivelit të lartë futen në burg me teorema politike. Mos ndoshta me rekomandimin për negociatat duhet arrestime ekselente.

Tahiri: Nuk shoh asnjë rrezik. E para nuk arrij ta konceptoj si mund të ketë një zgjidhje me “koka turku” dhe as që më duket se Shqipëria shkon gjëkundi me historinë e kokave të turkut. Ky është një hesap tjetër. E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi mua një gjë e tillë dhe jam i dedikuar vetëm për të vërtetën. Nuk besoj që është e kollajtë të bëhet kush edhe unë jo e jo, kokë turku.

Zheji: Cili është instrumenti?

Tahiri: Sepse besoj tek e vërteta ime dhe pse besoj se do t’i shkoj deri në fund. Këto të tjerat me koka turku, jo llogari politike që të blihet integrimi me mua, nuk i besoj dhe jam i qetë.

Dyrnjaja: Kë keni parasysh kur thatë se nuk do të lejoni bir nëne dhe bir kurve…

Tahiri: Për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos u ndalur përpara asgjëje.

Çani: Me apo pa të drejtë, a mund ta di me tre fjalë; ke ndërmend të rikthehesh prapë në strehën tënde pa prozhektor pa drita në jetën tënde private apo do të vazhdosh jetën politike.

Kalaja: A është e vërtetë që keni takuar një prej miqve të kryeministrit ditën e djeshme dhe keni dërguar një mesazh të koduar.

Tahiri: Është e gjitha një përrallë si ato që sajon doktori shpesh.

Gjokutaj: Dimë qëndrimin tuaj që ky proces është inegzistent, pra nuk ka prova sikundër pretendon prokuroria. Pyetja ime është; nëse procesi është inekzistent, nga mendoni se vjen ky sulm ndaj jush?

Tahiri: Nuk është momenti im të merrem me këtë gjë, tani është momenti t’i shkoj të vërtetës sime deri në fund. Për të gjetur pastaj se kush është frymëzimi për të mbërritur deri këtu do kemi kohë boll.

2 komente në “Gazetari i përmend burgun Tahirit: Politikanët e lartë futen me teorema politike. Ish-ministri: S’lejoj të bëhem “kokë turku”…”

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Lum Nana or Sajmir ,Jua shite maqinen trafikanteve te droges,pastaj ta dhan prap ty me bo xhirro drejt Greqise..Kjo gjo do mjaftonte te japesh dorheqjen or voglushi jem }amarrok
    A e . din njat thanjen e vjeter te nji filmi shqiptar.
    GELLTIT NJI LUGE ÇORBE TE PRISHUN DHE VJELL TAN JETEN.
    Kjo gja te ka ndodh dhe ty biri jem i vogel dhe mistrec.
    Ti noshta ske bashkpunu direkt me trafikantet por indirekt ju ke lehtsu atyne bisnesin mafjoz,njisoj si Berisha kur theu embargon e naftes me Millosheviçin.
    Sajmir lluku babashta.
    Turgjeta.

  2. Albani says:

    Nuk mbulohet muti me shoshe.
    Sa me shume flet Tahiri,aq me shume e zbulon karakterin e tj prej biri kurve dhe fajesine e tij.
    Me ben pershtypje nje gje qe nuk e kisha vene re.
    Qe zagaret rilindas (dhe komentues)qe mbrojne kriminele qennkan me te keqinj nga zagaret e “djathte”.
    Pafajesia nuk vertetohet me krahasime.
    Dhe fajin nuk e mbulon me krahasime te tipit “te tjeret kane bere me keq” apo “te gjithe jane kriminele”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje