Sali Berisha ka folur jashtë parlamentit ku tha se janë socialistët ata që kanë penguar integrimin dhe jo Partia Demokratike.
Ish-kryeministri teksa zgjodhi që të largohet nga Kuvendi bashkë me deputetët opozitarë, kujtoi se çfarë ka bërë ai për Shqipërinë.
“Të nxirret Tahiri jashtë Parlamentit, dhe të sillen këtu Habilajt e Balilajt. Se këtë bënë sot, Rama futi Tahirin në Parlament për kremtimin e rekomandimit.
Ky paranojak halucinant, mendon se ky proces të cilin e shtyu në mënyrën më të pamerituar për shqiptarët, është vepër e tij.
Në fakt shtyrja dhe pasiguria janë veprat e tij. Rekomandimi për hapjen e negociatave, nis me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, me firmosjen e kërkesës dhe pranimin e Shqipërisë në rrugën e vendit anëtar të BE, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, me heqjen e vizave, me rekomandimin e KE në 2012-2013, që e bllokoi.
Në të gjitha këto ngjarje, Rama ka qenë kategorik kundër. Ka futur bilbilat në Parlament për ta bllokuar marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.
Ka lëshuar deklaratat më të pafytyra kur dorëzova kërkesën për Shqipërinë vend anëtar të BE dhe u firmos me një ceremoni solemne në Pragë.
Ka protestuar me portrete të Enver Hoxhës, kur ne morëm anëtarësimin në NATO. Ka dërguar dhjetëra emaile dhe ka bërë ture me sloganin ‘hap kutitë, që të çlirojmë vizat’.
Shtyu statusin me tre ligjet. Dua t’u them shqiptarëve, se të gjithë ata që lexojnë këtë raport, shohin se është si i vitit 2016, kur u rekomandua. Unë uroj që vendet anëtare t’ia japin negociata Shqipërisë.
Por nëse ka një armik të vërtetë, ai është Rama, i cili në momentin kur i dorëzohet dokumenti nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, me gjuhë rrugaçi ordiner u dërgon mesazhe parlamentarëve të cilët ç’është e vërteta, me argumentet dhe qëndrimet e tyre kanë një rol përcaktues për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Në një kohë që fut Saimir Tahirin për të kremtuar në Parlament pas betejës që bëri dje, e morët vesh ju takimi me Gaz Demin, dhe mesazhet shkonin direkt në takimin me Mogherinin. Çfarë i thoshte Saja atij.
Dhe prandaj doli tha “mua kryegjykatësit nuk më ka ardhur asgjë nga prokuroria për Sajen”. Domethënë është i pastër.
Edhe i çonte mesazhe prej rrugaçi parlamentarëve gjermanë në mënyrën më të pafytyrë, të cilët janë shtylla të Bundestagut dhe njerëz me një seriozitet të padiskutueshëm dhe dashamirësi të madhe për Shqipërinë.
Rama me këto shfazime, me këto qëndrime, kërcënon në mënyrë shumë serioze hapjen e negociatave këtë vit”, u shpreh Berisha.(TemA)
Berisha ,vafsh prapa diellit !!!!!!!????
U befsh kokel m… ti qe s’po na qerohesh nje here e mire .
Ti ke bere edhe ndonje te mire po pas asaj ke bere 10 te keqija.
Mirrakle of fridom Sali. Te kujtohet anglishtja fluente, dhe talljet e berluskonit. Ky esht kontributi jot. Injoranc e shkaterrim
Lereni qenin te lehe sa te lodhet, ndryshe po e gacmuat eshte si gomari qe e çpon me hosten dhe ai pjerdh.