Për “Kalorësit e fytyrës së vrerosur”!

18 Prill 2018, 23:10Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Ato i dalloje menjëherë në 48 orët e fundit, edhe mes një milionë të tjerëve. Ia shquaje trishtimin dhe pikëllimin në daljet publike dhe ato televizive, që larg, gjatë këtyre orëve të dhënies së rekomandimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Fiksojini mirë ato imazhe, ato foto, dhe portrete që patë këto dy ditë, sepse ndoshta nuk i dihet se kur do mund të keni një mundësi të dytë për ti riparë sërisht ashtu. Ndokush mund të jetë ngacmuar aq shumë kjo ky vrer, sa me siguri e ka vrarë mendjen për tu kujtuar se kujt i ngjanin më shumë. Në lëkurën e kujt prej personazhi i kishin hyrë vallë aq fiks nën lëkurë dhe e luanin si të ishin origjinali vetë. Dhe si për dreq, vetëvetiu të vjen ndërmend Don Kishiti i Mançes, ose “Kalorësi i Fytyrës së Vrerosur”.

Në ndryshim nga kryevepra e Servantesit, çudia ishte se nuk kishim të bënim vetëm me një person të vetëm. As edhe me një Sanço Panço të mirë që i shkon nga pas. Çuditërisht kishim të bënim me më shumë se dy. Me më shumë se tre. Madje ndoshta edhe me më shumë sesa mund të kemi vënë re ne me shikim të lirë. Ndaj, ndoshta kanë qenë më shumë, shumë më shumë sesa ti numëroje me gishtat e njerës, apo të dyja duarve bashkë.

Një skenë që të krijon idenë se mund të kishe të bëje me bashkësinë e “Kalorësve të fytyrave të vrerosura”. Sepse nuk ishin vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Çuditërisht gjeje po aq, në mos më të vrerorsur se ata vetë, edhe nëpër selitë e partive të tyre në Tiranë. Në Grupet e tyre Parlamentare. Në selitë e partive të qarqeve, nëpër bashki, njësitë administrative e deri në qelizat bazë të organizimit të partive në terren.

Nuk është se ishin shumë si sasi. Ndoshta shquanin, sepse ishin shumë si “cilësi”. Mjaftueshëm për të krijuar një piramidë virtuale, ku në secilën prej hallkave kyçe të saj, do të gjeje ndonjë “kalorës”, “kalorëse”, apo “instruktor kalërimi”, që e ka të lidhur përjetimin dhe emocionet e veta politike dhe jetësore, me “kryekalorësin” apo “kryekalorësen”. Duke I përjetuar qoftë edhe nga distanca, si të ishin të të njëjtit fat, vëllezër e motra siamezë.

Ndaj kur njëri prej tyre tështin, tjetri do të kollitet. Kur njëri mërzitet, tjetri qan. Kur njëri shfaqet plot pezm e helm dhe ia lexon që nga ekrani vrerin, atëherë tjetri bën gati kalin dhe nis shfaqjen prej kalorësi të fytyrës së vrerosur për të tjerët rreth e rrotull.

Të gjitha mund ti kuptosh nga ajo pamje. Edhe hallin. Edhe shqetësimin. Edhe mërzitjen. Edhe mungesën e shpresës. Edhe shqetësimin për të ardhmen. Të afërt apo e largët qoftë. Në këtë vend mungon kultura e të gëzuarit për suksesin e tjetrit, si për tëndin. Edhe ajo që ka të bëjë me njohjen dhe pranimin e meritës së gjithkujt, në përpjestim të drejtë me kontributin. Por ajo që nuk kuptohet në këtë ras, lidhet me pyetjen, se përse nuk arrin që ti gëzohesh, as edhe pjesës që të takon me meritë edhe ty vetë në këtë sukes?!

E vërteta duhet thënë ashtu siç është në realitet: Hedhja e hapit të madh të Shqipërisë në rrugëtimin cfilitës për anëtarësimin në BE,- përveçse e qytetarëve shqiptarë që janë të parët,- është një meritë e barabartë mes opozitës dhe mazhorancës. Mes të majtës dhe të djathës. Mes PS, PD, LSI dhe të gjitha partive të tjera parlamentare që kanë kontribuar përgjatë gjithë këtyre viteve të këtij rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm. Një vendim i tillë, edhe pse ai që është në pushtet duket sikur e mban kurorën e lavdisë momentale mbi kokë, nuk të jep vota.

Arritja tek ky moment historik, është sa për meritë të Sali Berishës, aq edhe të Fatos Nanos. Sa për meritë të Edi Ramës, aq edhe të Ilir Metës. Sa për meritë të Lulzim Bashës, aq edhe të Monika Kryemadhit. Një meritë kjo edhe e shumë liderëve të tjerë të politikës shqiptare të këtyre 25 viteve, që kanë qenë pjesë e përpjekjes sonë shtetërore e kombëtare për integrim.

Ndaj le ti lemë për pak çaste gjyqet kolektive apo individuale për gabimet dhe fajet e zvarritjeve dhe vonesave tona të pafalshme. Dhe le ti gëzohemi momentit, për të marë më shumë energji dhe përgjegjësi për sfidat edhe më të mëdha që duket se janë përpara.

Edhe nëse nuk e ndjenit, edhe nëse nuk u gëzuat, edhe nëse nuk u ngazëllyet, nuk u lumturuat, nuk u emocionuat, njeriu bën si bën dhe në një moment të caktuar të jetës, edhe sforcohet pak. Edhe nëse nuk arrin që të ekspozojë publikisht një pamje si ajo e shumicës së shqiptarëve, mundohet të shfaqet krejt normal të paktën. Qoftë edhe me sforcimin e aktrimit.

Politika dhe lidershipi janë art dhe si të tilla, përveç të tjerash udhëheqësit kryesorë duhet të “aktrojnë” nga pak gjatë shfaqjeve të tyre publike. Për ti përcjellë qytetarëve, përkrahësve, simpatizantëve, mbështetësve dhe votuesve të tyre, doza optimizmi, shprese dhe besimi se e ardhmja do të jetë më e mirë. Por kur ata shohin se përballë tyre kanë “Kalorësin e fytyrës së vrerosur”, atëherë edhe “Sanço Panço” i këtyre kohëve të reja që jetojmë në realitet, vjen një moment që mërzitet dhe nuk të ndjek më qorrazi nga pas./Alpenews.al

9 komente në “Për “Kalorësit e fytyrës së vrerosur”!”

  1. Don says:

    Ik or mbushu ti! Cdo ti ne PS se une nuk e kuptoj. Paska ,erite Sali Berisha dhe Iliri per hapjen e negociatave. Zoteri je poshte nivelit te lexuesit. Cfare i kujton njerezit ti se do hane grazhden tende te ndyre dhe te servilosur. Na bere kriminelat heronj. Turp qe PS te ka dhene mandat. Ti nuk je as gazetar as politikan. Ti diku e ke hallin qe i llustron te tere majtas dhe djathtas.

  2. shushica says:

    Ah…jo Alfred ..jo ….qenia nje kohe kryeminister apo president nuk te ben automatikisht si person qe ke ndihmuar drejt perparimit …Bile ka drejtues shtetesh qe me politiken e tyre shkaterrojne edhe ate qe kane ndertuar te tjeret apo edhe ata vete .Tipik eshte Hitleri .Nga 33 deri ne 39 ndertoi .Nga 39 deri ne 45 ..vetem shkaterroi ,jo vetem Gjermanine por edhe gjithe Europen .Nje Hitleruc i vogel eshte edhe Berisha .Ate pak qe u ndertua nega shqiptaret ne menyre anarkike ,e vodhi ,e dogji dhe i vuri flaken ne 97… .Dhe mania e shkaterrimit i ka hyre ne palce …Leri oportunizmat Alfred …Edhe sot ai eshte i gateshem te shkaterroje ,mjafton qe kjo ti sherbeje per te riardhur ne pushtet .

  3. buj says:

    ik re haxhi qamil paske msu me me shkrujt ti gje e perdale moralisht dhe fizikisht, bon lavde e gjen armiq nje morr si puna jote… po ku ke kah ti more opurtunist , op dizaster kulture o nanalfabet mediatik shembulli i njeriut qe ta habit??? po ky nga na dolli???

  4. Fredinjo says:

    OEZAKU I PEQINIT MOS U PERPIQ TE JESH PREZENT ME SHKRIME ÇDO DITE SE KJO NUK TE SHPETON NGA PROCESI PENAL QE KE TE HAPUR. MOS HARXHO KOHEN ME SHKRIME POR SHKO MERU ME YLLI NDROQ PASMAÇIUN QE TE JUSTIFIKOSH PARATE ME BURIM TE DYSHIMTE.

  5. rita says:

    O pezaku i peqinit ti vendin e ke ne burg o bastard o rrace e keqe keshyu si ti jane edhe ca opezake te jera idjote qe bejne karire nen hijen tende o i djot

  6. do vijë një ditë says:

    Ke gabuar Fredi, pse duhet ti japish merita qe nuk egzistojne dikujt qe tere jeten ka punuar kunder Shqiperise dhe shqiptareve? A numurohen bemat kunder te Sali berishes? Po te ishte mundesia, atij njeriu duhej ti çkuleshin dhemballet dhe dhembet pa mpirje, duhej prere gjuha ne rreze duheshin prere duarte dhe kembet, duheheshin prere hundet dhe veshet (kjo tradite shqipre kur beje nje turp). Vetem nje gje nuk i duhej prere: kari se me ate te hante mune e s’te bente gje; per te tjerat edhe tradhetar edhe kriminel edhe hajdut. Dhe ne rrugen e tij jane dhe ca te tjere. Pashe dje ne emision tek A1 Report Dashamir Shehin dhe sikur i kishte rene pika, sikur i kishin vdekur te aferm brenda familjes, sikur ishte katastrofe. Syte dhe fytyra ta tregojne dhe pa folur fare, lere kur fliste me pertim se s’dinte çfare te thoshte.Nje menxyre njerezish. Po shikoja dhe te rinj qe u punonte goja si bythe turtulli duke tjerrur mbare e prape, por keta e kane nje hall: duan te ruajne pozicionin te mos ta humbasin karshi eprorit delirante dashakeqes. Asnje pergjegjesi mbi vete per ate detyre qe kane, aspak moral, dinjitet e nder, e me keq, njerez qe urrejne shqiptaret dhe Shqiperine qe duke i puthur gjoja, i kafshojne dhe rende. Te pandreqeshem, barabare, te rrezikshem Dhe nje faj kane edhe ata qe i votojne.

  7. Dulja says:

    Alfred, me vjen keq, ua ke bere qejfin te gjithevr. Nuk e kuptojme cte shtyn me keto perkedhelje. Ti nuk je ky. Me keqardhje.

  8. no coment says:

    No Coment,
    per sahanlepiresit e qeverive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje