Bushati: Hapja e negociatave erdhi si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese

18 Prill 2018, 17:51Politika TEMA

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me vizitën e përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini me rastin e publikimit të rekomandimit të KE për çeljen e negociatave për BE.

Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebgook’-ut Bushati theksoi se ky vendim shënon edhe momentin më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Mes të tjerash Bushati shton se rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është i merituar dhe vjen si pasojë e fryteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese.

Reagimi i plote i Bushatit

Vizita e Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së në Tiranë, Federica Mogherini, me rastin e publikimit të rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim ne BE-në, shënon një moment të rëndësishëm për Shqipërinë dhe kapitullin e ri që po hapim.

Mesazhet e kësaj vizite janë të qarta për këdo. Rekomandimi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE është plotësisht i merituar dhe vjen si pasojë e fruteve të korrura në fushëbetejën e vështirë të reformave shtet ndërtuese dhe shtet konsoliduese.

Rekomandimi nuk është fundi i kësaj fushëbeteje.

Por futja në një fazë të re edhe më impenjative që kërkon ritëm dhe cilësi edhe më të madhe për reformat që do të ndërmerren. #PunaVijon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje