«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»

18 Prill 2018, 22:00Politika TEMA
«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»

Nga Bülent Mumay

Turqia i përngjan një buqete me lule, ngjyrat e së cilës për çdo ditë po bëhen më të zbehta. Falë një regjimi që çdo mëngjes bëhet pak më shumë autoritar, njëra pas tjetrës po zhduken ngjyrat dhe aromat e vendit.

Të arriturat demokratike dhe përpjekja më shumë se 200-vjeçare për perëndizim janë pezulluar.

Qeveria, të cilës nuk i mbeti asgjë tjetër përveçse nacionalizimi i ngritur në qiell dhe i ngjyer në salcë religjioze, nuk është e kënaqur që lulet, të cilat s’mund të krahasohen, po vyshken.

Ajo madje po i këput ato dhe po i hedh. Meqë në politikën e jashtme nuk po arrin fitore dhe përmes ekonomisë s’po arrin mirëqenie, qeveria po shfryhet kundër «gjysmës tjetër».

«Të tjerët» ajo po i shndërron në shënjestër për 50-përqindëshin e vet dhe kështu po e nxit polarizimin. Ndjenjën e lumturisë, të cilën ajo s’po mund ta arrijë me kontributet e veta, ajo po e bart te baza e vet, duke nxitur tërbimin e saj dhe duke mallkuar opozitën.

Instrumenti i përshtatshëm për këtë taktikë janë pa dyshim mediat tashmë të futura nën kontroll të plotë. Sidomos seritë nacionaliste, të cilat është urdhëruar t’i xhirojë televizioni shtetëror TRT, po shndërrohen në dokumentarë të propagandës qeveritare.

Seritë televizive, në të cilat shfaqet personalisht Erdoani dhe për të cilat ai organizon pritje në pallatin e tij me 1000 dhoma, shquhen për tiradat e heronjve, të cilat i përshtaten politikës aktuale të qeverisë. Nëse Erdoani është në konflikt me një shtet në Europë, atëherë i dërguari i atij vendi qortohet përmes një serie historike me osmanë.

Duket ashiqare se këto seri konceptohen për të konsoliduar elektoratin e AKP-së (partisë së Erdoanit), në mënyrë që të merren më shumë copa nga torta më e madhe elektorale në Turqi, nga nacionalistët. Imazhet në mediat sociale dëshmojnë se qeveria gjithsesi po e arrin suksesin e dëshiruar.

Në ditët kur emitohen seritë në mediat sociale shpërndahen me entuziazëm fotografi, në të cilat adhuruesit, të pajisur me mburojë e shpatë, shihen duke shikuar seritë.

Në skenat luftarake të ushtarëve turq jo vetëm në fushëbetejë jehojnë thirrjet «Allah, Allah», por edhe në dhomat e ditës.

Nëse luftohet kundër një ushtrie të krishterë (gjë që zakonisht është rasti), shikuesit bërtasin: «Këputjani kokën jobesimtarëve!»

Disave nuk u mjafton tundja e shpatës gjatë shikimit të armikut imagjinar. Kur e bën këtë vetëm nuk të pëlqen aq. Andaj burrat takohen në kafehanet e lagjes dhe së bashku me gëzim përcjellin «stuhinë e betejës».

Një agjenci turke e lajmeve së fundi raportoi se burrat po vishen me kostume historike të heronjve, kur e shikojnë «Dirilis: Ertugrul», serinë mbi babanë e themeluesit të Perandorisë Osmane. Në pyetjen e një reporteri se përse po e bënin këtë, ata i thanë në mikrofon: «Me këto rrobe ne ndihemi si dikur. Është sikur luftojmë ne dhe jo aktorët».

Jo vetëm në televizionin shtetëror, por edhe në kanalet private të biznesmenëve lojalë po emitohen seri, të cilat nxisin ndjenja nacionaliste. Pas çdo ofensive ushtarake turke përtej kufijve ushtarët ose policët me veshje luftarake popullojnë kanalet në «prime time».

Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për një mënyrë turke të rambo-propagandës para sfondit historik, por edhe më keq: këtu faktet lakohen apo censurohen.

Nga Abdylhamiti i II-të, sulltani osman, i cili humbi më së shumti tokë, për shembull mund të dëgjohet kjo fjali: «Jetën e japim, por asnjë pëllëmbë tokë».

Në të vërtetë gjatë sundimit 33-vjeçar të këtij sulltani osmanët humbën 1592803 kilometra katrorë në Tunizi, Egjipt, Qipro, Serbi, Mal të Zi dhe Rumani, andaj kështu ata humbën praninë në Europë dhe Afrikë. Në pallatet osmane rakia s’ka munguar kurrë.

Ka sulltanë që kanë shkruar himne për verën. Por nacionalizmi i përzier me fe nuk duron më pije alkoolike, madje as përmendjen e saj. Si pasojë e klimës së krijuar nga aparati i censurës i qeverisë fjala verë mbulohet me ton tjetër në këngët, tekstet e të cilave para 1000 vitesh i ka shkruar poeti iranian Omar Kajami.

Në vendin e atyre, të cilët të gjithëve që s’janë si ata ua ndalin frymën, është vështirë të jesh artist.

Një aktore filmi u përjashtua nga puna sepse në një intervistë që e kishte dhënë para disa viteve kishte thënë: «Me qejf do të luaj rolin e një nëne të një luftëtari të gueriles». Tani askush nuk ka guxim ta marrë në punë.

Sidomos figurat nga skena e popullarizuar e kulturës po ia mbajnë anën qartë qeverisë, që të mos hyjnë në mesin e artistëve të ekskomunikuar. Gjatë vizitës bashkë me Erdoanin në një pikë kufitare ata këndojnë këngë për përkrahjen morale të ofensivës së Afrinit (në Siri).

Ata që me seri televizive rishkruajnë historinë për të zgjatur sundimin e vet, nuk duan të dëgjojnë as zëra kritikë. Përkatësisht nuk duan të dëgjohen. Kanali televiziv shtetëror TRT e emitoi kongresin e AKP-së gjatë një transmetimi prej tetë orësh.

Kongresit të Meral Akshenerit, e cila ka më së shumti shanse t’i marrë vota Erdoanit, javën që shkoi nuk iu kushtua asnjë sekondë. Televizioni shtetëror i financuar me paratë tona të taksave nuk e lë askënd të shfaqet në ekran nëse nuk i takon partisë në pushtet.

Një lajm i ditëve të fundit tregoi se nuk është vetëm televizioni shtetëror, i cili, ndonëse i financuar prej të gjithë neve, përfaqëson vetëm 50 për qind të vendit.

Në njërën nga letrat e mia të fundit pata raportuar se edhe grupi i fundit medial relativisht i lirë i vendit iu shit një biznesmeni të afërt me qeverinë.

Çka ua merr mendja, prej nga dëshiron t’i marrë shefi i ri 700 milionë dollarë për të blerë grupin medial?

Nuk e keni gabim, natyrisht nga xhepat tanë. U bë e ditur se banka më e madhe shtetërore e Turqisë, Ziraat-Bank, paratë që rrjedhin nga tatimet tona ia dha si kredi biznesmenit lojal me afat 10 vjeçar për pagesë dhe me dy vite lirim nga pagesa – në mënyrë që me tatimet tona të bëjë propagandë qeveritare.

Bülent Mumay është gazetar i pavarur turk. Ky tekst u botua në gazetën «Frankfurter Allgemeine Zeitung».

14 komente në “«Allah-Allah, këputjani kokën jobesimtarëve»”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    sunite gjaxore,i kemi mes nesh ne Albanistan ,me keq nuk ka ku shkon nga do qe te hedhesh site bie ere turku,kshq cte lexosh se c’behet ne Turkye…………!?

  2. Andrea says:

    Hajt hychym o Erdokar drejt marrezise. Allahi ta marrte hakun…

    1. Flm says:

      Jo o Andrea, se ka fain as Erdokuli as Erdokari, keshtu i meson Kurani.
      Theniet e letyre jane identike si ne Kuran.

  3. Beno says:

    Jam ba me thy televizorin plakes na qau karin me kto leshqenet e turkiye vdes nga kto serialet e turkomongolave ??

    1. undefined says:

      ahahahahahhahaa, Turkistan-ALBANISTAN, JENA BYRAZERA BRE…HIQ MOS ANKOHENA , KENA NJE MENDJE , NJE KULTURE E TRADITE.

      Tash qe edhe Edvin Rama a ba muslimon, gjithe shqiptaret do ta ndjekin rrugen e tij.U realizua endrra e sunitave me ne fund.

  4. Maelga says:

    Me kujton romanin “1984”
    Me dhimbje.

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Me javash, javash
    zullumin e trashi
    Recep Edoğan
    Tayyip Arkadashi
    Aty ku s’shkon llafi
    ja vallon kallashi
    Recep Erdoğan
    Tayyip Arkadashi.
    Në një anë vulgari
    në tjetrën Udbashi
    Rexhep Erdogan
    Tahypt’ Arkadashi.

    PS.
    Rrethuar me “miq”
    ngado që hedh sytë
    alvanos, shiftar,
    nuk dolle në dritë.
    Shekuj të luftuan
    me zjarr e me hekur
    për ta je i mirë
    po ishe i vdekur.
    500 vjet pushtim
    ikën u harruan
    se nga brezi sotëm
    ato s’u jetuan.
    Dritë fund tuneli
    se ka Zot Vatani
    e na mba me bukë
    Sulltan Erdogani.
    ???????

    1. Janulles, me sqepar kokes... says:

      Gopisto…e ke qare fare !!! Bravo !! Shkruaj me shpesh, te lutem.

    2. Omar Kajam says:

      E ty te hyfte ne bythe hanxhari

  6. selim rroshi says:

    Pervec filmit Ertugrul per te evokuar madheshtine e Turqise ne TRT1 kanalin turk qarkullojne dhe dy filma me te njeten teme. Mehemetcik Kutulamare dhe Paytaht Abdulhamid. Te gjithe filma me skena masive te shtrenjte e qe jepen free jo si nje film i Hollywood qe eshte qe ne themel nje projekt ekonomik.
    Jane krejt te verteta ato qe thote gazetari, po investohet ne turqi pa mase per te ngritur ne kembe nacionalizmin turk dhe orekset sulltanore te Erdoganit.

  7. Dash says:

    Te ndalohen telenovelat turke ,kjo dihej qe prej vitesh ,por kete duhet ta beje kush ka ne dore ligjet e mediave,seriale propogandistike dhe per me shume te nje ish pushtuesi nuk duhet te lejohen…ose se paku te kontrollohen me kujdes, …por shqiperia e para 3-4. Vjeteve ka qene burdello e hapur per te gjithe antishqiptaret ,te te gjitha ngjyrave (jo vetem turqit) ,…Rama po perpiqet te beje nje fare shteti po ka edhe ky limitet e tij, te pakten deshira e mire nuk i mungon per mendimin tim…po ka shume pune ne kete vend………

  8. lereni turqine ne punen e vet,shikoni cpo ndodh me turqizimin e Shqiperis qe demokracia berishiane gjeja pare qe beri,na solli callmat,cdo lagje me nga dy xhami,njerez qe kthejne sumen perpjet,qe flasin turqisht me mjekra te pa lara,njerez qe e kane mendjet tek turqia dhe po ja shave te mbysin.
    gjuha shqipe e bastreduar me turqizmat e saj qe sapo vjen e shtohen neper gazetat e injoranteve.
    televezionet te mbushura me filma turq,me haneme qe komandojne sulltanet karieriste qe vrasin edhe vllezrit per mbajt fronin(me keq nga saliu),lloj lloj ertugrulash qe bertasin ne emer te allahut

  9. sorge says:

    Nuk ka me keq me te gjata jane dy reklammat gjata serialit ertogrul se vet seria zgjat vetem 17 minuta ndersa reklamat 25 minuta
    Turp ju qoftq jeni bere sahanlepires ju te tv klan.

  10. Jarabi says:

    jane ba filmat turk si kazani Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje