REKOMANDIMI/ Ish ministri i Jashtëm i PD: Franca e Gjermania mund të ruajnë surpriza të frikshme!

18 Prill 2018, 18:31Politika TEMA

Sipas publicistit Besnik Mustafaj rekomandimi i KE shënon një kapitull të ri për vendin. I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, ai tha se ky nuk duhet të jetë një proces thjeshtë esencialisht politik. 

Megjithatë Mustafaj tha se këtë që kryeministri Edi Rama e paraqet si arritje të jashtëzakonshme të qeverisë së tij, nuk do të sjellë asnjë ndryshim në jetën e shqiptarëve. Përsa i përket vendimit që do të marrin vendet anëtare në lidhje me Shqipërinë, ai i frikësohet më shumë Francës dhe Gjermanisë se sa Italisë e Greqisë.

“Kam shumë frikë se do ketë surpriza që s’besoj të vijnë as nga Italia e as Greqia. Megjithë tensionet me Greqinë, kur ka ardhur fjala e fundit, s’është krijuar kurrë pengesa mes dy vendeve. Pavarësisht artikulimeve nuk ka pasur pengesa. Kam merak se Franca për hir të numrit të madh të azilantëve mund të bëhet pengesë, duke thënë që Shqipëria nuk është ende gati. Kam frikë se edhe Gjermania, për arsyet e veta, mund ta bllokojë”,- tha Mustafaj.

Si do jetë Shqipëria për sytë e ndërkombëtarëve me negociata të çelura?

Të mos shkojmë shumë larg, por nuk është se do ndryshojë asgjë. Nuk do kemi asnjë asistencë më shumë për këtë rekomandim që marrim. Është artikulimi euforik që i bën kryeministri. Ai e paraqit si arritje të jashtëzakonshme të qeverisë së tij, nuk ka ndodnjë ndryshim të jetës së shqiptarëve. Shqipëria do shihet siç shihet tani, vend me korrupsion të lartë. Dy janë momentet kur është ndryshuar imazhi: heqja e vizave dhe anëtarësimi në NATO.

Hapja e negociatave tregon nisjen e një procesi që për shumë vende është e vështirë. Ka Shqipëria ekipe negociatore të afta për të kuptuar labirinthet e Brukselit?

Fillimet që negociohen kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, liritë dhe reforma në drejtësi. Ne kemi kapacitete të plota për t’i negociuar këto. Është një kohë që ekipet mund të konstituohen. Kapitujt më të vështirë do të jenë ato të ekonomisë dhe bujqësisë, sepse këto ekipe duhet të parashikojnë si do jetë Shqipëria në ekonomi pas 20 vitesh. Shqipëria është e papërgatitur pasi nuk ka studime strategjike.

Akuzat politike në seancat problematike në parlament
Aq sa ndodhen në parlament, gjëra të tilla janë të mundshme. Kanë ndodhur edhe në vendet e tjera. PD po krijon një aspekt pozitiv që nuk ka ekzistuar më parë, ka votuar të gjitha ligjet që nevojiteshin për të marrë këtë rekomandim pozitiv.

2 komente në “REKOMANDIMI/ Ish ministri i Jashtëm i PD: Franca e Gjermania mund të ruajnë surpriza të frikshme!”

  1. dajti says:

    O legen e mban vehten si koke e madhe. Je si vodka: pa ngjyre, pa ere dhe pa shije. Ne keto dite qe morem rekomandimin jepu shprese shqiptareve dhe optimizem. Mos nxi surratin nga sukseset e Edi Rames dhe shqiptareve qe e duan Europen.
    Ai shpellari jot, bashke me ty na çuan ne islamizem dhe tani duan te na çojne ne siberi. Ptu…fare e keqe pd-istesh.
    E keni me hak Enverin.

  2. Shqiponja says:

    Cfare thote ku leshkua ?? A ka mend ne koke ky ?? Shikoni ke kemi patur kryediplomat , kete bullarin e vapes , do me thoni ne kishim Lul pallen , ky te prsh pune ?? Keta nuk kane tru ne koke , por jonxhe , keta nuk jane largpames , ashtu si duhet te jene , por jane dinak te trashe dhe idjota , cfare thote ?? per ke frike e ka fjalen nga Franca dhe Gjermania ?? nuk harin qe na hapin driten jeshile per te filluar bisedimet , por ti akuzojme keto dy shtete per djallezi dhe dinakeri ndaj nesh .Per cfare arsye ?? Te na marin monopolin e hashashit ?? Apo te na marin hekurudhat dhe aeroportet moderne qe kemi .Ore Niku po paske qene loqe fare , ore muzhik po si ste vuri njeri nje pasqyre te shikosh veten se cgjurdull je , ore keta politikanet tane , a kuptojne se cthone ?? Ore Niku , kur tjetri te ” fut ne familje ” te “hap shtepine ” ore te ben nder , te nderon te respekton , te trgon te ardhmen , te trgon se si te ecim se bashku , ne monopate te pashkelura , qe te mos biesh e thyesh qafen , te thone qe po nuk munde jemi “ne “, se bashku , te ecim gjithmone se bashku , keta kujtojne se jemi ne kohen e dulles akoma ,o sa traum ne ka lene dulla , ai vdiq po na la me probleme psikologjike , ai thosh qe te huajt apo gjitonet duan te na okupojne , ore cthone keshtu, keta zabrahane , gojen nuk e mbajne dot te mbyllur , pa thene brockulla dhe idjotesira ?? Kaq e veshtire eshte o Besnik ?? O Niku , po ishe minister i jashtem , brodhe , pe bote , pe njerez , pe qyteterime moderne , nuk nderove menyren e te menduarit ?? A thuaj , ngeli kaish Niku , i pandreqshem dhe idjot ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje