Assad kthen mbrapsht medaljen e "Legjionit të Nderit", që iu dha nga Franca në vitin 2001

20 Prill 2018, 09:22Bota TEMA

President Bashar Assad i ka kthyer mbrapsht Francës çmimin e Legjionit të Nderit, më prestigjiozi në Francë.

Asad e ka kthyer çmimin e dhënë nga Zhak Shirak në vitin 2001, duke thënë nuk pranon çmime nga një “vend skllav” që bombardon Sirinë.

Në një njoftim të presidencës siriane në Tuiter thuhet se medalja i është kthyer Parisit përmes Ambasadës rumune, e cila përfaqëson Francën në Siri.

Vendimi për kthimin e medaljes motivohet me “pjesëmarrjen e Francës në agresionin ndaj Sirisë më 14 prill”.

Pas sulmit ajror të drejtuar nga SHBA-yë, Assad e konsideron të papranueshme mbajtjen e një çmimi të akorduar nga “një vend skllav dhe ndjekës i SHBA-ve”.

Më herët, mediat në Francë kanë shkruar për nisjen e një procedure për revokimin e Legjionit të Nderit ndaj presidentit sirian.

Ky çmim i është marrë mbrapsht çiklistit amerikan Lance Armstrong, stilistit britanik John Galliano dhe producentit Harvey Weinstein, pas akuzave ndaj tij për ngacmim seksual. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje