Mjeku francez: Përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Ma tregoi vetë 'sekretin'

21 Prill 2018, 11:28Politika TEMA

“Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj…”. Ky është sekreti që ish-diktatori komunist, Enver Hoxha, i ka pohuar mjekut francez, Pol Miliez, ndërsa ai e pyeti se cila ishte arsyeja që ai po e mbante Shqipërinë të izoluar. Një detaj mjaft interesant ky që mbërrin nga vijimi i rrëfimit të ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, posaçërisht për “Albanian Free Press”, mbi figurën e profesorit të njohur francez, Pol Miliez, i cili drejtonte edhe Shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri dhe që ditën e vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, dha një intervistë rreth tij në kanalin TF 2. “Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit”, citon Luçi, që të ketë thënë gjithashtu Pol Miliez gjatë asaj interviste…

Intervistoi Albert Zholi

 Z. Luçi, kemi folur shumë për miqësinë tuaj me Pol Miliezin. Ndërsa në numrin e kaluar, ju dhatë gjithashtu disa detaje interesante të vizitës së tij në Tiranë, por edhe të kohës kur ai drejtonte shoqatën e Miqësisë, Francë-Shqipëri. Kur jeni takuar për herë të parë me të?

Nuk kisha asnjë javë që mbërrita në Paris dhe kam shënuar në ditarin tim datën 17 janar 1972, kur u takova me prof. Pol Miliezin, për çështjen e vizitës së Hysni Kapos, që kishte vajtur atje një javë para meje, më 11 janar. Që në  vajtjen e parë në Paris e njoha si mjek, ku çonim njerëzit tanë të udhëheqjes për vizitë, kështu që në shoqatë patëm takime më të shpeshta dhe u lidhëm me miqësi të mirë. Ai ishte tepër i thjeshtë, gjithnjë buzagaz dhe i vëmendshëm në bisedë, më dëgjonte pa m’i hequr sytë pavarësisht nga mosha e re që kisha. Po, siç e kam thënë edhe në bisedën e kaluar me ju, ai ishte edhe kryetar i shoqatës së Miqësisë Francë-Palestinë. Origjina e tij spanjolle e bënte më të afërt me ne si burrë me karakter, i shoqërueshëm dhe me humor të hollë. Ai vizitoi edhe vendin tonë dhe shkroi me dashuri për të. Sikundër, me autoritetin e tij ai mblodhi në shoqatë edhe miq të vërtetë të Shqipërisë dhe e bëri atë një qendër albanologjike që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, duke u bërë nxitëse e studentëve të rinj për studime të gjuhës shqipe. Para çdo veprimtarie me rëndësi të shoqatës, ai do të merrte mendimin tonë, pasi paraqiste programin konkret. Nuk ishte njeri që të përdorte bërjen e faktit të kryer. Ai ishte njeri shumë i hapur dhe i durueshëm për të mbajtur edhe ekuilibrin e rrymave të ndryshme nëpër degët e shoqatës në Francë. Ai më këshillonte se me cilët persona duhet të punoja realisht në shoqatë për çështjet e shtypit e të kulturës dhe njerëz jashtë saj të këtyre fushave. Për mua, kjo mënyrë sjellje nuk bëhej për të na gabuar në punën tonë, përkundrazi. Por dua të theksoj se para Pol Miliezit, nismëtar kryesor i shoqatës Francë-Shqipëri ishte Zhilber Myri. Ish-nxënës i shkollës së njohur Normale Superiore. Kishte lindur në 1920. U njoha me të në pritjen e parë të nëntorit 1961 në selinë tonë. Binte në sy menjëherë që larg për kokën me ballin e madh, trupmadh, mbante shkop se i qe gjymtuar njëra këmbë dhe çalonte. Qe i njohur për pikëpamjet e majta si opozitë e majtë qysh më 1956-tën në lëvizjen komuniste franceze, pasi mbroi Stalinin kundër hrushovianëve dhe u bashkua në tërësi me Partinë Komuniste  të Kinës dhe Partinë e Punës së Shqipërisë. Pikërisht, për këto qëndrime ai u përjashtua nga Partia Komuniste Franceze më 1966-tën. Ai u fut në lëvizjen maosite më 1966 si anëtar i Byrosë Politike dhe nga 1968-ta iu kushtua mbrojtjes së të mërguarve të pastrehëve, të papunëve, të aksidentuarve në punë etj. Ai kishte titullin “agrezhe dë filozofi” dhe për veprimtari politike u pushua nga katedra e sociologjisë në universitetin e Bordosë. Po kështu, u përpoq edhe për përkrahjen e veprimtarinë e Republikës Popullore  të Kinës, Republikës Popullore  të Shqipërisë, lëvizjes palestineze (OÇP-së), pasi qe mik i madh i Palestinës, si edhe prof. Pol Miliezi, dhe lëvizjeve revolucionare e çlirimtare në botë. Botoi një seri librash, një kritikë të katolicizmit francez dhe në mbështetje të kristianizmit fillestar në botën moderne. Ai hynte në grupin filozofik francez dhe mori një tezë doktorate pasi kaloi 50 vjeç. Ishte njeri me kulturë të gjerë, intelektual i formuar, qe njeri i drejtë dhe objektiv

Është folur shumë në mediat shqiptare dhe ato të huaja për intervistën e z. Miliez pas vdekjes së Enver Hoxhës. Madje është përmendur dhe ajo shprehja që ju e cituat në numrin e kaluar dhe që ju e hoqët se “Enver Hoxha mbetet udhëheqës totalitar. Një herë tjetër do vini tek mendimi im i palëkundur”. Si është e vërteta e intervistës së Miliezit?

Vdekja e Enver Hoxhës u diskutua shumë  në mbarë botën, jo vetëm në Francë. Ishte një ngjarje që bëri shumë zhurmë. Kur vdiq Enver Hoxha, prof. Miliezi dha një intervistë të shkurtër në TF 2 të Francës më 11 prill 1985. Në tranzicionin demokrat vazhdohet të spekulohet shumë me qëndrimin e Miliezit për mendimet mbi Enver Hoxhën dhe mjekimet e tij. Po jap shkurt frazat më kuptimplote të prof. Miliezit pas pyetjeve të spikerit: “Ai, (E.Hoxha – H.L) ishte sigurisht një njeri misterioz, por ishte jashtëzakonisht inteligjent, frankofon, e njihte mirë vendin tonë, njihte shumë mirë politikën botërore, të cilën e ndiqte nga afër dhe sidomos në bazë të informacioneve me prejardhje nga Franca… Përveç Shqipërisë nuk ka vend tjetër komunist që t’i këtë mbetur besnik Stalinit. Kjo ishte një besnikëri e plotë… Shqipëria nuk ishte një vend i izoluar, por ishte një vend që donte të izolohej që të mund të krijonte regjimin e tij…”.

Po pyetjes mbi spastrimet e shumta në rrethin fare pranë Enver Hoxhës, si iu përgjigj ai?

Pyetjes mbi spastrimet e shumta në rrethin fare pranë Enver Hoxhës, ai iu përgjigj: “Po, sigurisht. Ju e dini se në të gjitha regjimet e këtyre kohërave kështu ndodh. Është e sigurt që ka pasur pastrime, por unë nuk e di se ç’bëhej me njerëzit që zhdukeshin. Franca nuk ishte aspak e pranishme në këtë vend dhe jo më shumë se vendet e tjera”… Siç shihet, prof. Miliezi i përmbahet vijës së miqësisë, duke dhënë vlerësimet e tij për Enver Hoxhën dhe Shqipërinë. Ai çmon se Shqipëria s’qe vend i izoluar, siç e paraqesin demokratët e sotëm. Ai vlerëson informacionin që Enveri merrte nga Franca (ambasada jonë). Miliezi vijoi të punonte për miqësinë mes dy vendeve derisa qe gjallë, e cila dha një ndihmesë të çmuar në luftën kundër fashizmit përkrah aleatëve antifashistë. Ai ishte i pari që e kishte cilësuar mes nesh Enverin totalitarist. Pasi u largova nga Parisi, çdo Vit të Ri i çoja urimet e mia dhe ai m’i kthente ato duke i shkruar me dorën e vet. Edhe në vitin 1991 i çova dhe së bashku me të shoqen më ktheu “Falënderimet dhe urimet më të mira”.

Po pas largimit nga Franca, si i keni mbajtur marrëdhëniet? Ai ruajtët dhe a komunikonit?

Në dhjetor 1994, mora këtë letër qortuese për vendin tonë nga zonja Miliez me përmbajtjen: “Më 12 qershor 1994, prof. Miliezi vdiq në spitalin Bruse. Shtypi dhe mediat e përhapën në tërë botën këtë lajm të trishtuar. Vetëm Shqipëria nuk e mësoi në atë kohë. Prof. Miliezi ishte një mik i madh i popullit shqiptar. Dëshmitar është kjo statujë e Skënderbeut, me filigrame argjendi, dhuruar nga populli shqiptar dhe që e zbukuronte sallonin ku priste prof. Miliezi. Ai veç mjekëve shqiptarë, pati njohur shumë udhëheqës të Shqipërisë, i kuroi ata. Ai kishte ende shumë miq në Shqipëri dhe i admironte pa rezerva”. Ajo bashkëngjiste fotografinë e tij në sallon pranë dhuratës së sipërme. Gjithashtu, bashkëngjiste edhe faqen e buletinit të Urdhrit të Mjekëve (korrik-gusht 1994), në kujtim të prof. Miliezit, nën titullin “Pol Miliezi, një nga figurat më të mëdha të botës mjekësore të pjesës së dytë të shek. XX, na la më 12 qershor”, shkruar nga presidenti i këtij urdhri, prof. Bernar Glorion. Sigurisht, qeveria e Partisë Demokratike e quante atë komunist dhe veproi edhe me miqtë e Shqipërisë si brenda vendit, me nenin 24/1, për të dënuar një popull të tërë dhe ngrinte lart tradhtarët e popullit, bashkëpunëtorë të fashizmit, të cilët i rehabilitoi pa asnjë rezervë, rast i vetëm ky në botë pas fitores së koalicionit antifashist botëror më 9 maj 1945. Nuk di ende nëse ngushëllimet e mia mbërritën, pasi s’pata përgjigje, por duket se censura ka bërë punën e vet, pasi atëherë më patën hequr edhe telefonin e shtëpisë.

Me cilin bashkëpunonte Miliez në Shoqatën e Miqësisë Shqipëri-Francë?

Prof. Raimond Hudari, neurolog i shquar, ishte zv/kryetar i shoqatës. Ky qe një nga personalitetet e larta me të cilin pas Miliezit trajtoja çështjet e shoqatës. Ai qe trup pakët, shumë i urtë, fliste pak, por sytë i kishte pishë dhe veshët katër; shumë i qetë, i mençur dhe me fytyrë të qeshur. Më të takohesha edhe për çështje mjekësore, vetëm apo së bashku me mjekë shqiptarë për vizita e mjekime të udhëheqjes sonë. Patëm një mirëkuptim të plotë me të dhe bënte punë serioze në shoqatë, duke marrë pjesë në veprimtarinë e saj. Disa herë ndenjëm së bashku në presidiume. Gruaja e tij u bë njohëse dhe mike e Shqipërisë. Kushëriri i tij, Zhan Hudari, sekretari i kolegjiumit të gazetës “Lë Mond”, ishte po ashtu njeri i qetë dhe fliste pak. Këtë e ftuam në Shqipëri edhe me garancinë e vet prof. Hudarit dhe shkroi realisht për Shqipërinë. Çiftin e mjekëve simpatikë, Abraham Behar dhe Madëlenë Estrin i njoha gjatë punës me shoqatën dhe kryesisht nga miku Zhilber Myri me të shoqen, pasi kishin shumë miqësi. U miqësuam shpejt se takoheshim shpesh, rrinim në debate të gjata në dreka e darka në shtëpitë e tyre edhe me gratë tona dhe në seli, apo me raste veprimtarish. Të dy këta ishin socialistë të majtë, në një parti të vogël (SFIO), por që luante një rol në aleancat politike të elektoratit francez dhe vërtet udhëheqësi i saj, Mishel Rokari u bë kryeministër i Francës në vitet ’90. Estrini ishte çifute franceze, kurse Abrahami çifut i lindur në Turqi dhe mërguar familjarisht në Francë. Ky punonte në spitalin Bruse, ku qe bërë mik me prof. Miliezin. Ky çift erdhi disa herë në Shqipëri dhe përfundimisht botuan librin “Shqipëria-shëndetësia publike dhe mjekësia parandaluese (190 faqe, në koleksionin e shoqatës, shtëpia botuese NBE, Paris 1976). Të dy qenë shumë aktivë në shoqatë dhe Abrahami u bë sekretari i përgjithshëm i saj, pasi vdiq Zh.Myria. Me këta bëra edhe takime në degët e shoqatës nëpër Francë dhe në shoqatën e Miqësisë Belgjikë-Shqipëri. Këta ishin tepër praktikë në punë, aq sa rregullonin vetë edhe sallat e mbledhjeve, vendosjen e pllakateve, të materialeve mbi Shqipërinë, pa treguar asnjë lodhje, por me thjeshtësinë e tyre tërhiqnin edhe të tjerët në punë. Të dy shkruan shumë artikuj mbi Shqipërinë. Me këta dhe grup miqsh kaluam 2-3 herë edhe uikende në shtëpinë e tyre të pushimit rreth 200 km larg Parisit në fshat.

Kush ishte vazhdues i punës së Pol Miliezit në marrëdhëniet me Shqipërinë?

Iv Lëturneri qe profesor filozofie, që jepte mësim në një lice në periferi të Parisit. Ai më parë kishte qenë arsimtar në Guadalupë, koloni franceze në Karaibe, ku kishte njohur edhe realitetin kolonial. Si i ri kundërshtues i padrejtësive, qe grindur edhe me nënën e vet, e cila kishte pikëpamje të djathta dhe sepse Ivi qe martuar në Guadalupë me një vendëse bukuroshe. Ai u bë një nga veprimtarët kryesorë më në zë i shoqatës dhe kryeredaktor i revistës së saj. Ai u ftua disa herë në Shqipëri dhe shkroi shumë artikuj për forcimin e miqësisë mes dy vendeve. Ai më njohu dhe më rekomandoi shumë miq të shtypit e radiotelevizionit francez dhe së bashku me ta mori pjesë edhe në emisione të ndryshme dhe në debate. Ai bëri edhe një debat të madh objektiv në një kanal të televizionit francez me Leka Zogun, duke fituar nderimin e dëgjuesve për argumentimin e saktë, e të dokumentuar kundër mbretit e princit shqiptar në mërgim. Në shtator 1978 e takova rastësisht në Hotel “Dajti” se kishte ardhur me një grup të shoqatës në Tiranë. Më tha se më kishin kërkuar, por u kishin thënë se nuk ndodhesha në Tiranë. “Nuk ma merrte mëndja, më tha duke qeshur me ironi, se do të ndodhesha para këtyre kinezërive këtu, mon cher camarade!”. “Epo, unë kam ndërruar sektorin e punës, -iu përgjigja, -jam pedagog si ti dhe diplomatët kanë punë apo jo, s’kanë nge të merren me ne ish diplomatët dhe të mbajnë vazhdimësinë e takimeve me miqtë e vjetër”. Qeshëm përsëri të dy, si atëherë me punën e artikullit të prof. Miliezit. Edhe ai ecte në po ato gjurmë.  “Më vjen keq, -shtoi ai, -se na mungoni për disa arsye, pasardhësit tuaj nuk janë aq të hapur e punëtorë, mbajnë rezerva në marrëdhëniet me ne, s’di pse kështu?!”. “Kjo është bota”, -e mbylla unë këtë rrjedhë bisede (se s’kisha ç’t’i thosha kundër nesh), pastaj kujtuam kohën e kaluar së bashku, e pyeta për fëmijët e miqtë, por koha kaloi aq shpejt sa duhej të largohej. Në vitin 1991 i shkrova dhe më dha të reja nga familja, fëmijët qenë martuar. Ai shprehte miqësinë besnike për Shqipërinë në një letër të ngrohtë miqësore. E urova që kishte shpëtuar nga një fatkeqësi. Kur kalova një ditë në Paris-Belgjikë në 1996 e kërkova në telefon, por nuk m’u përgjigj asnjeri. Nuk e harroj këtë mik polemist, serioz dhe që miqësisë me Shqipërinë i kushtonte aq shumë kohë sa linte pas dore edhe punë të veta e të familjes.

29 komente në “Mjeku francez: Përse Enveri nuk i hapte kufijtë e Shqipërisë? Ma tregoi vetë ‘sekretin’”

  1. DANIEL says:

    NA MBUSHE MENDJEN O DOKTOR NAIV. PO A E DI TI SE TE GJITHA VENDET SOCIALISTE NUK LEJONIN KALIMIN E KUFIRIT. NE SE VERTET TA KA THENE SI JUSTIFIKIM KETE Z. HOXHA, DEL SE TE KA PARE PER BUDALL NE POLITIKE.

    1. Pakciku says:

      Ne kohe te ndryshme vendi yne ka pat miq shtete te huaja. Ne kohen e Sulltanit,turku solli Karadyzenini. Pas ikjes se tije ata moren dyzenin e na lane…. Me vone u miqesyam me ruset e na sollen Karandashin. Dhe keta iken e na moren dashin ne mbajtem…… Epo duhesh nje mik tjeter e fituam ate italjanin. Na sollen Karitasin por dhe keta e moren tasin e na mbeti po i njenjti…. Asnje here nuk behet ky vend nga jeta politikane.

    2. Enver Lugati says:

      O Hasan te ngrente tenja, te kane hyre loqet brenda.

  2. Zigur Qarri says:

    Ne fakt,hapja e kufijeve,emigrimi,do ti zgjaste jeten rregjimit te Enver Hoxhes.
    Gati 900 mije emigrante ka pasur ne Perendim Jugosllavia ne kohen e Titos,nje
    miniere floriri.Nderkoh,ne Shqiperine e Enver Hoxhes shteruan rezervat
    valutore,megjithese Shqiperia eksportonte ushqime qe mungonin ne tregun e
    saj.Prandaj,ne krye te shtetit duhen EKONOMISTE dhe jo demagoge,qe te
    ngopin vetem me premtime.Rrofte sa malet ekonomisti me fame botrore,
    aRBEN aHMETAJ.

    1. ELIOT says:

      .Po po na i mbushi mendjen ;;;; perse tito i hapi kufijte more enver trapi apo s hiken serbet ;;; punonin ne europe dhe s sillnin dollare ne serbi ;;; keshtu u mbatj ne kembe serbia ;; ndersa enveri si hapi kufihte sepse nu donte qe bota ; te shikonte krimet qe beri ;;; donte te bente vetem propogande e vet ;;; dhe keshtu i beri tyca ca katunare qe edhe sot e mbajne ne zemer ;;;po ta shinin cobanet e vlores s ishte bota ;;;jeta jashte do ta vrsini me pershtyma hitlerin e qelbet ;; na i mbushi mendje me idiotlleqe ;;; po per vrasje per nje fjlale goe se paske pyetur ky francezi ,,,,,??? apo po per jeten si qen qe benim ska ndonje pergjigje ky rrenacaku ;;;; e paguan nexhmija me dollarate e popullit ;; enveri e urrente kapitalizmin;;por per bythen e vet merrte doktaorrra kapitalista shume i zgjuar fshatari nga gjirokastra ;;pretekse boshe ;po ti hapte kufijte e humbte vendin e pare si ;;;kishte frike se populli ;;u organizonte ne Italie dhe e sulmonte ;;;; e beri ne breke per 5 diversanta ;;po te kishte 5000 e imaginoni enver pederasin ;;;do te bente ne breke

  3. Patriot Mekembenetok says:

    Pol Miliez (ladrone) thote nje te vertete e madhe, sa edhe nje genjeshter te madhe njekohesisht. E vertete eshte se Enver Hoxha i mbajti Shqiptaret te varfer e i kercenonte ne kufijt e urise. Genjeshtra e madhe eshte se Shqiptaret e Kosoves dhe te Ilirides nuk kane emigruar shumica derrmuese, megjithse ishin te lire te emigronin dhe nuk kishin dhtet te tyrin kombetar.

  4. shqip says:

    Nuk dua ti hyj fare propagandes , konjukturave te kohes , miqte , apo armiqte . Persinalisht do isha per nje gje praktike dhe te zgjuar . Ne fund te 44es , pati dy konfigurime , fitues dhe humbes . Nje gje te kishte bere Enveri . Ti kishte hapur kufijte deri ne gjysmen e pare te 45s . Me mire do ishte bere . O ik e mos e kthe me koken pas . Ose shtroju punes e respekto ligjet e shtetit . Sot nuk do kishim kaq talebane , shpellare , barbare .

  5. jon says:

    Eshte shkrim shume i rendesishem te kupohen lidhjet e Enverit me boten. Shprehja me banale qe ekziston eshte se Enveri ishte diktator. Siqurisht qe ishte diktator por personalisht mendoj se Enveri ka qene nje nje nga njerezit me te zgjuar ne bote. Jame i sigurte se Enveri ka qene mesonik dhe jam perseri i sigurte qe po dikush te studioje biografine e ketyre personaliteteve qe permenden ne artikull do dali tek i njejti perfundim. Thjeshte fakti se komunizmi eshte nje shkalle superiore e mesonizmit eshte e mjaftueshme. Te luftosh te keqen duhet ta rrespektosh. E perseris te gjitha rrymat komuniste ne Evrope ishin masonike. Por dikush do thote qe kush mund ti mohoje zhvillimet e Shqiperise deri ne vitet 90. Kejo perseri eshte pjeserish e vertete. Te gjitha rrymat mesonike kane qellim shkaterrinin e njerezimit dhe pergatitjen njekohesisht per nje qeveri boterore. Pra Enveri beri pikerisht ate qe eshte mesonike. Krijoi rruge por skishim makina, krijoi hidrocentrale po skishim drita dhe pajisje elektrike, zhvilloi buqesine por prodhimet buqesosre ishin pak e me pak ne treg, ne fund si gjithe mesonistet prishi shumicen e buxetit per mbrojtje( bunkere Etj) . Pra e la gati per te tjerte ti japin shqelmin Shqiperise. Enveri eshte me te vertete gjeni por per te liga. Prandaj asnje ska marre mundimin ta studioje Enverin sepse perseri mesonet jane ne pushtet, me sakte mesonisti Sorro.

    1. ELIOT says:

      Jon sot i paske harruar ilacet ;;;;; Qenke nente uje dhe nje kos ;;kur bota fillozofat e medhenj ne EUROPE e quajten Hitleri i ballkani ti cope fshatri na i ben te zgjuar ;;;;; Nuk eshte per tu cuditur qe Europa ju le jashte jeni disa analfabeta ; Pa civiizim pa kulture pa pa pike llogjike qe edhe per 500 vjet DUHET tju lej NE merde ;;;; Ju qe e mbani ne zemer diktaatorin ;;perse nuk shkoni ne Kore ;;ne Rusi ne Kuba ;;;ku fitojne 10 dollare ne muaj ;;;; dhe te ngordhni per buke ;;;;;cfare PRISNI bajgat e botes ;;;bajgat e civilizimit ;;;;edhe Hitleri DONTE ta bente Gjermanini ;;;; EMPIRE. TE MADH … POR CFARE NDODHI

  6. Veterinari per Komunist says:

    Hera e pare ne historine e njerezimit kur shteti ka ndertuar Murin ….jo per tu mbrojtur prej shteteve tjera, por per te penguar shtetasit e saj te mos largohen nga shteti….eshte shteti komunist ne Gjermanine Lindore e okupuar nga Rusokomunistet.
    Poashtu te gjitha shtetet komuniste kufitaret e tyre i kane ne detyre te pengimit qe shtetasit e tyre te mos ikin ne shtete demoktatike…Koreja Veriore, Cuba, Kina, BRSS, Republika Popullore e Shqiperise, Vietnami, Siria, te gjitha shtete e ish paktit te Varshaves…….
    Ne keto shtete kufiri ka qene dhe eshte ne funkcion qe te pengohet ikja nga shteti i mrekullueshem komunist , ne shtetet e keqija kapitaliste!!!!!!!

  7. vito says:

    O mendimtar te mdhenj O KOMENTUS , pse e vuni kaq shum te shkuaren , ENVERI ka 30 e ca vjet vdekur , kurse regjimi ka 30 vjet qe esht nderruar , mos perfitoni nga rasti qe sot nuk keni as probleme ekonomike as probleme pune dhe shkolle mos perfitoni se jeni si zvicra me det , mos perfitoni se keni njerzit qe meritoni ne politik dhe shani te vdekurit qe kan me shum se tridhjet vjet larguar nga kjo bot , ka rrezik qe shum nga ju as nuk keni arritur ta jetoni ENVERIN nje pjes prej jush , te gjith iteligjent jeni dhe te ter jepni mendimin tuaj se si duhet te drejonte ENVERI SHQIPERIN , por pse nuk mesoni dhe SALIUN LULIN MONEN EDIN MUL NOKEN si te qeverisin , megjithate mos perfitoni qe sot sot jeni te lumtur pa asnje problem , keni 30 vjet ne demokraci çfar keni ber perveç se keni mar rruget nga syt kembet , nga 4.5 milion qe e la SHQIPERIN ENVERI e keni katandisur ne 1.5 milion banor , çesht me e forta se vazhdoni te largoheni perdit , por nje gje nuk arri te kuptoj ,kur sot keni buk me bollek pun sa te doni spitale shkolla dhe ambjente si ne parajs ,pse largoheni nga SHQIPRIA a ka noj inteligjent nga ju mendimtaret qe komentoni te ma shpiegoj kte gje. .

    1. nardi says:

      ishin te gjitha, por mungonte vetem nje gje: LIRIA.
      mbahe nje qen te mbyllur ne kafaz dhe ne erresire per shume vite dhe lere te lire me pas… e imagjinon se c’fare eshte?
      PERBINDESH!

      1. BERISHA LARGOHU says:

        me mire mbaje mbyllur qenin e terbuar sesa te dale jashte te terboje gjithe boten

  8. vito says:

    O mendimtar te mdhenj , O KOMENTUS , pse e vuni kaq shum te shkuaren , ENVERI ka 30 e ca vjet vdekur , kurse regjimi ka 30 vjet qe esht nderruar , mos perfitoni nga rasti qe sot nuk keni as probleme ekonomike as probleme pune dhe shkolle pra nuk keni asnje hall , panvarsisht se sot jan te shumt ata qe vrasin veten nga lumturia e teprume , mos perfitoni se jeni si zvicra me det , mos perfitoni se keni njerzit qe meritoni ne politik dhe shani te vdekurit qe kan me shum se tridhjet vjet larguar nga kjo bot , ka rrezik qe shum nga ju as nuk keni arritur ta jetoni ENVERIN nje pjes prej jush , te gjith iteligjent jeni dhe te ter jepni mendimin tuaj se si duhet te drejonte ENVERI SHQIPERIN , por pse nuk mesoni dhe SALIUN LULIN MONEN EDIN MUL NOKEN si te qeverisin kte nuk e kuptoj , megjithate mos perfitoni qe sot jeni te lumtur pa asnje problem , keni 30 vjet ne demokraci , ka njeri te me thot çfar keni ber ter kto vite perveç shkaterrimit djegieve vrasjeve , perveç se keni mar rruget nga syt kembet , nga 4.5 milion qe e la SHQIPERIN ENVERI e keni katandisur ne 1.5 milion banor , çesht me e forta se vazhdoni te largoheni perdit , por nje gje nuk arri te kuptoj ,kur sot keni buk me bollek pun sa te doni spitale shkolla dhe ambjente si ne parajs dhe jet te garantuar , pse largoheni nga SHQIPRIA a ka noj inteligjent nga ju mendimtaret qe komentoni te ma shpiegoj kte gje. .

  9. Dulla tjetër says:

    Përralla me Pol Miliez: Dulla nuk i hapte kufijtë sepse njrëzit që do të dilnin jashtë do të shikonin si punon e jeton Bota dhe do të bënin krahasimin, atëherë do të humbte pushtetin. Ata që do të emigronin (70% e popullsisë) do të sillnin në vend jo vetëm para e të mira materiale, por edhe frymën perëndimore. Ateherë Dulla nuk mund të bërtiste se “Ç’don populli bën Partia”.

  10. Heronjt e Heshtur says:

    Sikur ca jashqitjve, natyra tju falte neurone, dhe te fillonin te krijonin cipen, e cilado ju lejonte te mendonin te perceptonin dhe nese do kishin fat te artikulonin dy fjale , athere do kishin shansin te kapin vetem 1 ne 1000% te kendveshtrimit te “Diktatorit” , se si e mori si e ngriti dhe si donte ta bente shqiperini. Nese i referohemi ca bajgave te demokracise, qe po vjedhin kete vend qe vijne nga rradhet e te ish persekutuarve, me Llaen ne krye, te cilit regjimi komunist i pushkatoi gjyshin, i burgosi te jatin dhe kishte internuar kete vete , athere me bindje them, se Diktatori ka pas te drejte qe ju lirote robt e shpise, se Hajdutlliku, Pislliku, Maskaralliku kaloka nga brezi ne brez nepermjet GENEVE. Pra seshte faij i sistemit apo i njerzve qe denojne disa te tjere, por jane keta legenena qe kur jane ne pozite vjedhin popullin dhe shqiprine, ndaj meritojn nje mut te madh

  11. ceni nga Bostoni says:

    doni me per Belulin?

  12. joel shkodra says:

    Me sa di une kudo emigrohet per nje jete me te mire. Pra, po ta kete thene kete Enveri, e dinte se jeta ne Shqiperi nuk ishte e mire dhe do te emigronin per te gjetur nje bote tjeter me te mire. Nuk ka emigracion per “qejf”. Keshtuqe nuk e besoj ta kete thene, se nuk ishte aq budalla.

  13. Ekonomistet e sotem shqiptar te gjitha qeverive ,nuk kane makine llogarie ! I bejne hesapet pa "hanxhine" says:

    Sitemi shtetror I Enver Hoxhes po te I heqesh anen ideologjike, eshte shume I arrire, I persosur ! Me ate sitem, pra pa ideologjine komuniste ,Shqiperia kishte per te hyr ne Europ ! Sitemi I ndeshkimit kunder prones publike ishte fantastic ! Sitemi I kujdesit shendetsor public, dhe ai I edukimit ishte fantastic ! Sitemi I strehimit dhe I kualifikimit professional ishte fantastic ! Investimet publike kryeshin me studime dhe te shoqeriar me buxhet, modeste por te sigurta ! Ndertime hidro energjike beheshin me studime dhe financime te studiuara ! Tokat buqsore studioheshin nga institute te vecanta dhe kishin nje sitem shume te mire kullues dhe prodhues ! Prona e perbasghket ruhej si syte e ballit ! Dmth Lumenj Pyje Ara, Toka, Liqene, Bregdeti nuk shperdorohej ose lihej ne meshire te fatit !
    Sot Shqiperia si rezultat I paaftesie se qellimshme te politikjetaneve dhe shtetareve te vet po I rreshket toka nen kembe! Nga permbytJET EROZIONET MASIVE , sepse jane prekur lumenjt, pyjet miniera, dhe jane zhvatur nga grabitesit vampire te atyre qe jane krye te shtetit per 27 vjet !

  14. Ana says:

    Nuk dua ne asnje menyre te provokoj ata qe akoma e mbajne ne mendje idhullin e tyre,por fotografia me ngjall ndjesira te kunderta.Pozicioni ne krevat i diktatorit me nje fytyre te lumtur dhe te pervuajtur,lutese qe kerkon nje me i ri, I forte ta mbeshtes ,nje i shendetshem ti tergoj limitet e shkuarjes te shendetit te tij,pergjerues si nje femet qe dhe pse e plakur ka pushtet akoma..Te krahasosh pastaj me zymtesine e tij kur i veshur me kostum ,i ngrysur ecte me shkop ne dore ,me sy te vrazhde duke tmerruar ata qe I vinin rotull,te ishin sa me te padukshem perpara tij se mos ju binte ne koke urrejtja ,zemerimi hakmarrja paranoike e diktatorit qe kishte friske se po vdiste…

  15. s'kam ç'bej says:

    Ky Albert Xholi ka gjetur nje madem me emrin , megjithemend, Hasan Pordha, si thote plot respekt nje me larte qe turperoi Kuçin, por u be dhe legen me genjeshtrat e tij e komedite qe thur Xholi ne emrin e Hasan Pordhes. Ca te verteta e ca genjeshtra, Albert Xholi e realizon normen dhe Hasani i merr parate tani ne kete moshe; apo mos ka vdekur Hasani dhe intervista jane bere kur ishte gjalle? Po Albert Xholi mos ka qene oficer dhe kryetar i shoqates Vllazerimi?! Nuk e di kush eshte ky njeri. Po sa prodhim ka ekonomi e tregut ne te gjitha sferat!

    1. syri blu says:

      Oficer ka qene ne ato vte , me sa di une oficer andej na Delvina ,te pakten deri ne 90-ten , merej dhe me gazetari ne menyre amatore me vone beri disa libra fatin e te cilave nuk mund ta them , sepse ato i vlereson sakt dhe vetem lexuesi , tani z.Albert meret me botime librash , intervista ushtarakesh te vjeter , kesisoj gjerash nuk e di nese eshte kryetar i shoqates Vllazerimi , ndoshta Ju qe e thoni , dicka dini me teper , une deri ne vitet 90 qe pershendetsha ne Sarande me jepte pershtypjen e nje njeriu te sinqerte ….kurse sa per temen e botuar me jep pershtypjen se ka shume doza thashethemesh , me tha , i thash , do bente ….. sa qe gjalle asnje nuk merej me te tilla , kur vdiq , dhe me vone dolen te gjithe sikur dinin dicka me rendesi , si thote populli ne nje fjale te urte ” mbas krishtit , tegjithe u bene profet ……….. tung z.komentues me inicialin “skam cbej”

  16. xoni says:

    Po ta hapte kufirin ate do ta vrisnin menjehere…

    1. Pellumbi says:

      Ne kohen e Enverit qeraja e dy dhoma e guzhin ishte sa merte putori i kategoris dyte 17.2 lek ne muaj.sote nje puntor merr 19000 lek ne muaj.Qe te paguash nje qera duhet te punosh dy muaj.Drejtuesit e shtetit ne demojraci i rruajn trapin ENVERIT atje ne varr.

  17. Malo Kanina says:

    Shokë dhe vëllezër komunistë!
    Kam një hallë të madh. Shoku Enver sapo mbushi 33 vjet që shkoi për vizitë tek Marksi, Engëlsi, Lenini dhe Stalini, pa harruar këtu Kryetarin Mao. Doja t’më ç’koqisnit pak; pse shoqja Nexhmije nuk i vete qoftë dhe një herë, xhanëm, për vizitë? Thua të mos e ketë marrë malli fare këtë të uruar grua për burrin e jetës së saj? Sepse, që shoku Enver të kthehet, nuk e lë Stalini, pasi e ka angazhuar me disa rikonstruksione të ferrit dhe kontrata e fituar pas tenderit që zhvilloi Marksi, kërkon rrigorozitet në zbatimmin e afateve….
    A ju kripsha trutë me çfarë merreni. Dhe doni që ai vënd ta barazoj hapin me atë të botës së qytetëruar. Juve ju ka kapur aq keq e shkuara sa nuk ju lë qoftë dhe një minutë të merreni me të tashmen, pale të mendoni edhe për të ardhmen.

  18. . says:

    Pyesni kriminelin-shpellar Sali dhe Nexhmijen se ju sqaron me mire …

  19. d.didani says:

    Keto kujtime jane shkruar ne nje kohe te caktuar,ne kuadrin e ideollogjise bashkekohore,dhe nga njerez qe e kane njohur situaten sepse njerez te tille e perfaqsonin politiken ,ideollogjine dhe diplomacine e sistemit qe ne kishim! Ne qofte se do ta shikojme sistemin Bardhe e Zi atehere do ta mendojme cdo gje te asaj kohe te zeze dhe cdo gje te kesaj kohe te bardhe!..Si perfundim edhe njerzit qe jetonin atehere do i perfytyrojme te zinj,edhe trurin e tyre,edhe historine duhet ta nxijme,ose ta fshijme;Me keto mendesi duhet te denojme edhe mesjeten se njerzit nuk kishin shkolla,nuk ndertonin rruge,nuk kishin traktora,apo pse ata shkonin ushtare ne turqi!!!!! Jane miljona gjera qe mund te themi por te arrijme qe edhe kur ndonjeri na tregon nje histori njerzore te jetuar ,ne kohen e Socializmit…pa tjeter do ti sulemi dhe do ta shkatrrojme fare “si sherbetor i komunizmit”…dhe do pyesim duke e sfiduar: “Pse nuk je i deklasuar ti mor zoteri?”…Ne se shoqeria jone nuk do shkeputet nga e kaluara,me siguri dhe shume breza do mbetet pa progres!…Progresi vjen duke pare perpara dhe jo duke ngritur furtuna te sherreve per ate kohe qe i perket historise!

  20. Aleko says:

    fakti qe vetem per 27 vite qe u hap shqiperia u largua gjysma e vendit, jo vec te varferit por te gjitha nivelet shoqerore tevendit , madje dhe te pasur, tregon se shqipetareve pak ua ndjen per vendin e tyre.nese e ka thene kete Enveri paska patur te drejte, sepse ne fakt cfare po shohim eshte qe Shqipetaret nuk shkojne ne emigrim sipas standarteve te njohura te emigracionit boterore, por thjesht cvendosen ne turme te medhe sa me larg vendit te tyre, Fuqia e nje vendi varet nga sasia dhe kualiteti njerezor qe jetojne ne te, nuk varet vetem nga plolitikanet dhe qqeveritaret e nje vendi..Emigracioni masiv nuk eshte zgjidhje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje