Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.
Kliko këtu për raportin e plotë.
Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.
Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.
“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.
Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.
“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”, thuhet në raport.
“Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit”, thuhet në raport.
Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.
“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport.
Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.
Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, “megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje”.
“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.
Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.
Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.
Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme.
“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.
Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën median e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.(VOA)
Nje nga kercenuesit e medhenj.per gazetret eshte Sali Berisha.Ai kercenoi gazetarin Artan Hoxha.
Or mik .
Më e keqja është se korrupsioni i strukturave të shtetit , sidomos aty ku merr shërbime dhe përballesh ( policia e shtetit , rrugore , bashkiake , etj ) realizohet ndërmjet një dhune të pa shembullt . Kjo është më e keqja . Të grabisin , të dhunojnë dhe s’të lejnë as me qa .
Më e keqja është se nuk e ndigjon njeri popullin e thjeshtë . Ministrat e Drejtorët e mëdhenj , kur bojnë sikur shkojnë poshtë në
bazë , hikin si era me shi , mbasi e kanë me normë , përditë me bo show , sa tek një televizion tek tjetri .
Drejtuesit e Policisë Rrugore në MB dhe Policinë e shtetit , janë bërë si Putini me Medvedjevin , kanë 20 vjet që ndërrojnë vendet me njeri tjetrin .
S’do mend . Rrugët e Shqipërisë s’kanë të ndalur duke u përgjakur ç’do ditë me gjakun e shqiptarëve deri fëmijëve . Asnjë s’ka dalë njëherë , të paktën me kërku falje , se për dorëheqje s’bëhet fjalë . Ky është korrupsioni , që e duan ta mjelin të gjithë . Policët e qarkullimit rrugor , dalin si cuba e si hajna nëpër qoshe të fshehta pas tabelash nga më abstraktet ( apo pa tabela fare ) vetëm për dhunë , e se kanë aspak në refene ruajtjen e jetës së shqiptarëve .
Korrupsion , që nuk ndalet dot bëhet nëpërmjet tenderave . Dhe s’do mend , kur për të plotësuar Organikën e Drejtorisë së Re të centralizuar të Tenderimit , Ministria e Brendshme shpall Kritere Aplikimi për vendet drejtuese , të cilat mund të plotësohen vetëm nga zyrtarë egzistues me përvojë korrupsioni , për mos me thënë më shumë .
Mjaft për sot . S’ka mo KORRUPSION .
Ketu muti po qelbet dhe eshte bere kapice, ne te gjitha qelizat e politikes shqiptare, perfshire qeverine, thote edhe DASH-i. Por ka akoma njerez qe mutin e Rames e nuhasin me kenaqesi sepse i duket me arome te mire..
Titulli dhe përmbajatja nuk kanë fare lidhje.
Përveç policisë, që është në proçes vetingu dhe është përgjegjësi direkt e qeverisë, këtu flitet për pushtete të tjera që edhe këto janë në proçes reformimi i mbështetur pikërisht nga SHBA dhe BE. Ky report përveçse i vonuar, sepse bëhet fjalë për fakte të shumë muajve më parë edhe pothuajse dashakeqës sepse publikohet pikërisht pas rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, por duket edhe shumë në kontrast me vetë analizën e këtij Komisioni. Tani ose DASH duhet të merret vesh me KE, ose ky raport mund të pëkthehet si ushqim për PE-DEN e lulit dhe shkopinj nën rrota Shqipërisë në hapjen e negociatave në qershor.
THJESHTE PA LIDHJE!!!!
DASH ka plotesisht te drejte,qe korrupsioni eshte i perhapur ne te gjitha deget e qeverisjes!
Kryeministri Rama na ben thirrje te denoncojme korrupsionin,por ai i ka mbyllur te gjitha mundesite e qytetareve qe te bejne denoncime!
Kam nje vit qe ankohem ne Bashkine e Tiranes,ne kryeministri ,tek Avokati i Popullit,ne KLSH etj, per shkelje ligjore,padrejtesi dhe vjedhje me taksat vendore nga UKT-ja,por jo vetem nuk ka dhene zgjidhje asnje prej ketyre institucioneve,por tallen paturpesisht duke me njoftuar se ankesen ia “kemi deleguar UKT-se per zgjidhje”!
Une denoncoj UKT-ne tek organet eprore te shtetit,por keta i thone “ujkut”te pranoje vete se ai e hengri qingjin!
Cfare i duhet me ketij shteti nga qytetaret,pervec se te denoncojne shkeljet e rrogtareve te tyre te pa afte apo te korruptuar?
Ka nje vit qe djali im ka bere kerkese me shkrim UKT-se per te mbyllur kontraten me ate,por as sot nuk kane kthyer pergjigje zyrtarisht te bazuar ne legjislacion!
Kontrata thone nuk mbyllet perfundimisht,por pezullohet!
Ajo mbyllet kur prishet e gjithe ndertesa!
Po ku i gjejne keta rrogtare te neveritshem keto mbrockulla qe te mbrojne veten?
Kur mendojne se kane tre drejte te veprojne keshtru,pse nuk i pergjigfjen kerkeses me shkrim duke iu referuar konkretisht legjislacionit ne fuqi,por perdorin fjale pa kuptim?
A nuk e kuptojne Bashkia Tirane dhe kryeministria,se UKT mund te kete vepruar me mijra e mijra qytetare te tjere duke u zhvatur miliona leke ne muaj e miliarda leke ne vit?
Si duhet e kerkon ta shohe pamjen e korrupsionit zoti Rama pervecse tek shkelja e ligjeve,zvarritja e zgjidhjes se ankesave apo mos trajtimi i tyre ne te gjitha shkallet e administratres shteterore?
Fakti qe te gjitha institucionet e shtetit kane vepruar njelloj,pra duke mos u marre me ankesen time,por iu “lutur” shkelesit qe paditet,qe ta shohe edhe nje here ankesen time,verteton se shteti ka nxjerre jashte loje te gjithe sensoret e nevojshem per parandalimin,verifikimin dhe ndeshkimin e te korruptuarve!
Shteti i ka krijuar kushte te korruptuarve nepermjet mbrojtjes se tyre,sic vepruan ne rastin tim,qe te bejne kerdine dhe pastaj na ben thirrje tallese “DENONCONI KORRUPSIONIN”!Kam mbushur nje dosje plot me korespondencen time me te gjitha institucionet e shtetit,por as do t’ia dije njeri se per cfare behet fjale!
Shteti nuk vepron aspak per te luftuar korrupsionin,pervec lojes se fjaleve!