Anetari i Këshillit Kombëtar të PD, vë me shpatulla pas muri Lulzim Bashën

20 Prill 2018, 22:06Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Armand Teliti, është ngritur në mbledhjen e zhvilluar sot dhe ka vendosur me shpatulla pas muri, kryetarin e kësaj partie zotin Lulzim Basha.

Teliti ka qëndruar në mbledhje deri sa janë diskutuar kompetencat e kryetarit dhe mandati i tij. Ai është ngritur dhe ka kërkuar fjalën, ku ka thënë se mbështeste një propozim të bërë pak kohë më parë nga Lulzim Basha, i cili thoshte se kryetari i partisë duhet të kishte një mandat dyvjeçar.

Kreu i PD-së është ngritur menjëherë dhe ka reaguar duke thënë se kanë qenë anëtarët e grupit të punës së ndryshimit të Statutit, të cilët e kanë penguar në bllok, që ky propozim të mos jetë. Edhe një herë Basha ka gënjyer duke thënë se ai kishte të gjithë vullnetin që mandati i kryetarit të ishte dy vite, dhe çdo dy vite të kishte zgjedhje, dhe është justifikuar me faktin se, ka qenë Riastani, Enno Bozdo apo Fatbardh Kadilli, që e kanë ndaluar që të ketë në Më tej duke folur në Mbledhjen e këshillit kombëtar, zoti Teliti ka theksuar se kryetari i Partisë, duhet të dorëhiqet nëse humb zgjedhjet parlamentare, dhe kryetarët e degëve duhet të dorëhiqen në rastin e zgjedhjeve lokale.

Asnjëra nga këto nuk është pranuar dhe Basha vetëm ka justifikuar veten e tij, duke u fshehur gjithmonë pas Enno bozdos, Arben Ristanit, apo Fatbardh Kadillit. /Statut mandatin e tij dyvjeçar.

3 komente në “Anetari i Këshillit Kombëtar të PD, vë me shpatulla pas muri Lulzim Bashën”

  1. selvia says:

    A e dini kongen QAN LULJA PER LULEN O, Luli u bo gazi i botes,ik mor trap se le nom dhe do hysh ne burg mor trap….

  2. Bert says:

    E kuptoni kush jane 1-shat e Pd-es,Kadilli,Ristani dhe Enno me dy n.Oh harrova,edhe Ed Paloka.Si perfunduan keto keshtu?

  3. pensionisti says:

    E mbeshtet sa te vij ne karrike ,pastaj … packa merseleja se ndryshon apo e ha fjalen… Burracet nuk behen kurre burra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje