Bashës i dështon mbledhja e Këshillit Kombëtar, mbush sallën me militantë. Berisha e bojkoton

20 Prill 2018, 19:05Politika TEMA

Pa startuar mirë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ajo ka dështuar që me nisjen e saj me 45 minuta vonesë.

Ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka në total 265 anëtar, prej të cilëve 150 të zgjedhur dhe të tjerë kryetar Bashkish e deputetë, burime në CNA.al pranë selisë së blu, bëjnë me dije se nuk ka më shumë se 100 anëtarë në mbledhje dhe salla është mbushur me militantë dhe pjesëtarë të administratës së PD, pra që nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në këtë mbledhje mungon edhe lideri historik Sali Berisha, i cili për herë të parë nuk merr pjesë në një mbledhje të tillë.

Pak para fillimit të kësaj mbledhjeje, Lulzim Basha është parë të mbërrijë në selinë e Partisë Demokratike, por ndryshe nga herë të tjera, këtë herë i mërzitur.

Në këtë mbledhje, ndonëse me një pjesëmarrje të ulët pritet të ketë debate të forta.

Mbledhja ka nisur me prezantimin nga sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, të propozimeve të bëra për ndryshimet në Statutin e PD.

Berisha braktis Bashën

Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për herë të parë pas 4 vitesh.

Burime të CNA.al thanë se ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur Lulzim Bashën, duke bojkotuar ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar.

Ai nuk merr pjesë në këtë mbledhje të thirrur nga Basha, duke shënuar kështu herën e parë që ish-kryetari dhe lideri historik i PD, Sali Berisha, nuk merr pjesë në mbledhje.

Ndërkohë Basha ka përjashtuar kritikët e tij, njëherësh ekipi i ngushtë i ish-kryeministrit Berisha, si Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi, Ridvan Bode etj.

9 komente në “Bashës i dështon mbledhja e Këshillit Kombëtar, mbush sallën me militantë. Berisha e bojkoton”

  1. . says:

    krimineli Demkracise Sali Bisha nuk u paraqit ne mbledhje per te mos rene ne sy, sepse Ai kerkon te mbaje ne karrike “klloni” tij Lul Tullumin.

    Ky eshte nje skenar i para pregatitur Basha-Berisha …. nga frika e shkermoqjes perfundimtare te Cetes- PD.

    Urgjentisht te formohet nje parti e vertete “demokracia e Re” !

  2. . says:

    Berisha ? … ha,ha,ha …. gjithcka e para pergatitur midi tyre, pasi do kishte debate kunder Bashes dhe kur Berisha kerkon te mbaje ne karrike “kllonin” e tij Lul – Tullumin

  3. Malcuer says:

    “Mbush sallen me militante” … dmth ajri ishte era koncentrat preshi.

  4. gomari says:

    Une dhe 10 shoket e mi nga bathorja ishim ne mbledhje.

    1. Somari says:

      Pervec gomarit me 100 shoket e tije ka qene dhe prasi lushjes me 28 shoke,prasi Luzit me 31 shike,ka qene dhe gomari i peqinit me 42 shoke. Ndaj 7 here 7 bejne 42. Po,po aq kan qene nga peqini.

  5. Toni says:

    Basha , mos u tërhiq!
    Qerroi të gjithë plehrat me radhë.??

  6. I djathti ne emigracion says:

    O lul o zagar i berishes, shkatrove PD-ne o legen qyravec , bythlepires i rendomte
    Eshte fatkeqesi dhe shume serioze qe ne shqiperi nuk ekziston parti e djathte, eshte kthyer kohe e enverit kur nuk kishte opozite
    Duhet te dali patjeter dhe sa me pare nje person per te krijuar nje parti te re opozitare, por a ka apo jo njetez te tille …? – ky eshte me te vertete problem

  7. Star says:

    Berisha nuk e leshon sa te jete gjalle nipin e sh. ENVER. I ka dhene fjalen Ilirit djalit te madh te Nexhmijes qe djalin jashte martese e ka te sigurte. Fjala eshte dhene kur Sala ishte varkari i familjes Hoxha. Po deshet mos e besoni por sa kane nje ngjashmeri te frikshme ne paraqitje Luli me Ermalin.

  8. Timi says:

    Perse i thoni nje krimineli e vrasesi lider historik o lurva gazetare…perse ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje