EMRAT/ Ja 17 gjyqtarët në garë për Strasburgun, Rama: Më parë do t’i nënshtrohen Vetting-ut

20 Prill 2018, 14:28Politika TEMA

Kryeministria ka bërë publike listën me 17 gjyqtarëve që kanë aplikuar për të qenë gjyqtari i ri i Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përmes një  njoftimi për median kryeministria njofton zyrtarisht se personat që kanë aplikuar do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut.

Njoftimi i Kryeministrisë 

Në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Më poshtë paraqitet lista e aplikantëve për kandidat për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj

Arben Braçe

Asllan Karaj

Darian Pavli

Darjel Sina

Elira Kokona

Genci Bilali

Jonela Kita

Marjana Semini

Oriona Muçollari

Përparim Kalo

Rezarta Tahiraj

Sinan Tafaj

Sokol Berberi

Sokol Hasani

Sonila Bejtja

Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim,

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës. (TemA)

6 komente në “EMRAT/ Ja 17 gjyqtarët në garë për Strasburgun, Rama: Më parë do t’i nënshtrohen Vetting-ut”

  1. Goni says:

    O do cojne Sokol Berberin o rash e vdiqa. Ka muaj te tere qe kalamajte shesin pordhe neper Tirane qe do ikin ne Strasburg. Cudia me e madhe qendron ne faktin se Koli u mat 2 here rresht nga Keshilli i Zgjedhjes i Asamblese Parlamentare te KiE, dhe u gjet i paafte. Ca do beni dhe kesaj rradhe nese prap jua hedhin poshte Sokolin?

  2. gjini says:

    Ky sokol berberi la nam, langaraq burre tre here vetem prej atij jane skualifikuar kandidatet, nuk u ngopen keto plera, ai eka vendin per burg.

  3. Albi says:

    Sokol Berberi!! Sa turp!?

  4. joel shkodra says:

    Edhe ne nje gje “te vogel” duhet te behemi europiane: renditja e emrave sipas alfabetit duhet te behet duke filluar me mbiemrat e jo me emrat siç behej gjithnje ne Shqiperi, qysh ne kohen e monizmit. Nuk e di si behet ende ne shkollat e Shqiperise, por ne gjithe boten e qyteteruar renditja sipas alfabetit behet sipas mbiemrave, edhe ne shkolla, ne regjistra e kudo. Me kujtohet kur mbushej regjistri i klases me dhjete “Albana”, pese “Ariana”, gjashte “Alban” e tete “Arian” etj. etj. Edhe mesuesit ne klase, pastaj, do te fillojne t’i therrasin me mbiemra e jo me emra (qe mund te jene njelloj). Keshtu edhe ne kete renditje te gjyqtareve duhej te behej renditja sipas mbiemrave.

  5. no says:

    MOS DIGJNI ETAPAT ZOTERINJ QEVERITARE! Ne kete etape ceshtja nuk qendron se cfare do tu behet atyre, por SI U ZGJODHEN!!!!

  6. H says:

    Evropa nuk ka nevojë për hajdutë të korruptuar. Nuk kemi dëgjuar kurrë për gjykatës të varfër sikundër ka tek njerëzit e thjeshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje