Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias është shprehur optimist se negociatat me Shqipërinë do të jenë finalizuar deri në fund të muajit të ardhshëm.
“Kur të diskutohet në parlament, do të befasoheni”, ka paralajmëruar Kotzias gjatë një interviste radiofonike, sipas gazetarit Robert Goro të Ora News.
I pyetur nga gazetarët nëse negociatat janë pezulluar, Kotzias ka thënë se “ndodhemi në një çështje të fundit”, ndoshta duke nënkuptuar pjesën e negociatave që lidhet me “Paktin Detar”.
“Këtë po e shqyrtojmë”, ka vazhduar ministri i jashtëm grek, i cili ka shtuar: “Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik dhe komunikimi që bëri presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura. E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh.
Kur të vijë për diskutim në parlament do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me budallallëqet që bëhen nga të dy palët”.
Në këtë theksim të fundit, ministri ka shënjestruar opozitën vendase si dhe disa media, që siç lë të kuptohet Kotzias, deri tani kanë shkruar gjëra të paqena.
Dhe kjo, gjithmonë sipas ministrit të jashtëm grek, ngase ekspertët e tij që marrin pjesë në negociata e kanë ruajtur fort konfidencialitetin e këtyre negociatave dhe nuk i kanë dekonspiruar ato.
Më tej në intervistë, Kotzias ka mohuar edhe një herë se pala shqiptare ka shtruar në negociata çështjen çame.
“Askush në këto negociata ka shtruar çështjen çame, nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat.
Për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me ligjin e luftës. Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë. Përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek.
Që nga shpallja e luftës kundër Greqisë, nga Italia dhe Shqipëria që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri. Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët. Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme”, ka përfunduar ministri i jashtëm grek.
Te shohme o i pabese……
sic duket Rama dhe Bushati edhe njehere si cdo shqiptar i ndershem do nenshkruajne nje marrveshje ne favor te fqinjit per interesa politike.
Ju shujt Zori rracen se vetem gjurme poshtersie do leni ne librat e historise.
Cfryj o Free,cfryj,qe te te lirohet barku…
Greqia nisur nga rendimi i situates ne Turqine ka vendosur te zgjidhe perfundimisht problemet historike me fqinjet e saj Shqiperine dhe iRJ. te Maqedonise. Dhe ndoshta eshte ky momenti me i pershtatshem qe ketij angazhime ti pergjigjen edhe keto dy vende pasi Greqine mund ta kene krah mbeshtetes si drejt integrimeve Evropiane ashtu edhe si potencial investues tani qe po del nga riza e thelle. Shpresojme te shohim perfundimet e marrveshjeve qe duhet te jene te drejta e te barabarta ne perfitim te gjithe paleve. Nuk pres qe marveshj ti binde te gjithe e sidomos nacionalistet dhe shovinistet e dya aneve te kufirit qe do hedhin gure e zjarr mbi te pasi do shohin tu shuhen shprasat e perplasjeve per “Vorio Epirin dhe Veriu e Greqise (Camerine). Per kete te fundit (Camerine) ose Thesprotine sic e quajne greket do ishte arritje sikur komunitetit cam musliman tu lejohej levizja e lire dhe ty ku eshte e mundur kompensimi i pasurive megjithse Kocias etheksoi se vendimetet e gjykatave te pasluftes per kete komunitet jane te parevokueshme. Do te duhet qe pjestare te ketij komuniteti ti drejtohen Gjykates se Stasburgut rast pas rasti per te kerkuar kompensimet e pasurise se ngrire nga shteti grek pasi rikthimi me duket vecanerisht i pamundur.
Pse çamërin e quan veriu greqis dhe jugun e lindjen e Shqipëris e quan vorio epirin o grek genti