Prokurorja e shkarkuar: Me fuoristradë do udhëtoja, me çfarë të udhëtoja?! Mua më hodhën në erë. S’e dija se duhej të deklaroja pasurinë

20 Prill 2018, 10:07Politika TEMA

Prokurorja e shkarkuar nga Vettingu, Besë Nikëhasani, ka reaguar e revoltuar.

Fillimisht ajo ka durtroktirur me ironi gjyqtarët që dhanë vendimin, pasi ishte e pranishme në sallë.

Më pas ajo ka dhënë një prononcim për mediat, duke thënë se vendimi për shkarkimin ishte i padrejtë.

Ajo tha se nuk është e korruptuar dhe nuk ka marrë asnjëherë ryshfet, por pasuritë që nuk justifikon dot janë të bashkëshortit dhe nuk e dinte se duheshin deklaruar.

Nikëhasani u shpreh se ka gjithë këto vite që është përballur me kriminelët, dhe se ata i kanë vënë edhe tritol në makinë.

Ajo tha se po të ishte e korruptuar, do të kishte blerë shtëpi në Tiranë.

“Ju po thoni që shkoj në punë me fuoristradë.

Me çfarë të shkoj, apo të më hedhin në rrugë si më kanë hedhur më parë”, tha ajo.

Nikëhasani u shpreh se ka qenë ndër të parat që e ka  kërkuar Vettingun sepse kiste turp të thoshte se ku punonte.

“Si nuk kam besim, kam qenë nga ata që kam thënë duhet Vettingu, se kishim turp me thënë se ku punonim.

Kemi filluar ta deklaronim pasurinë në vitin 2003.

Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do ndjek rrugën ligjore. 43 vrasje kam përfaqësuar për një vit.

Kam lënë fëmijë e mi të  rritem vetë. Më kanë vënë tritol, shkoni verifikoheni”, ka thënë ajo.

E pyetur nga gazetarët se a do të shkonte në punë sot, Nikëhasani është përgjigjur se si mundet të shkojë ajo kur sapo është shkarkuar.

“Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha.

Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen. 

Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit.

Ku i çova këto lekë. Atëherë me gjeni shtëpinë, ose me gjeni lekët.

Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja. 

Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time.

Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore.

Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta.

Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët. Nuk jetohej më aty.

Është dosja, nuk ma ka gjetur as shteti.

Ju po thoni që kam një fuoristradë. Me çfarë të shkoj apo të me hedhin në rrugë si më kanë bërë më parë.

Nuk kam asnjë llogari kursimi. Nuk e prisja këtë shkarkim, s’ma ka marrë mendja ndonjë herë”, u shpreh prokurorja për mediat.

(TemA)

30 komente në “Prokurorja e shkarkuar: Me fuoristradë do udhëtoja, me çfarë të udhëtoja?! Mua më hodhën në erë. S’e dija se duhej të deklaroja pasurinë”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Keto surreter te peshtire kane zaptuar gjyqsorin nga te kater anet

  2. Drini says:

    Nik-malokja di mire me vjedh pa leri perballjet me kriminelet, tyyyyt rrac e poshter

  3. H says:

    Mjaft ta shkoni shpërfytyrimin të kuptoni sa punë i kanë prishur. Hajdutë të korruptuar. Asnjë prokuror apo gjykatës shqiptar nuk e kalon vetingun.

  4. Shoku " Shpati " says:

    Po si nuk e dije ti moj zonje qe dihej ti deklaroje te gjitha !!! Per kaq gje sa thua ti dikujt tjeter do ti kishe shkaterruar jeten me burgim . Kur ju kthehet thika nga vetja beheni si krimba ju kriminelet me kollare . Provoi njeher prangat …

  5. Ne pidh te semes te vesh moj hajdute me çizme. U be bytha jote te bleje fuoristrade me para te vjedhura.

  6. Muco says:

    Po moj po e blete makinen 700 mije leke dhe pas 4 vitesh e shitet 800 mije 4 vjet e perdorur dhe me shtrenjete hahde hajde vetem juve u ndodh keshtu.ta ben mire qe te shporren

  7. olti says:

    kjo eshte e korruptuar, por ka me sh keq se kjo. titulli i lajmit nuk eshte i drejte!

  8. seat says:

    Sa njerez te pafajshem keni marre me qafe jo u korbat e zinje gjyqtare, prokurore, avokater, ekspert ligjore, i keni futur ne burg se nuk kane pasur leke t’u paguajne, i keni futur ne burg se kane p[aguar kundershtaret e tyre, i keni rrjepur financiarisht per vendime false, u keni zhavtur pronat me vendimet tuaja kriminale. tani qe drejtesia po vepron mbi ju beni si shtrigat. Ne burg te shkoni, t’u sekuestrohen pasurite. Si moj kucke gjyqtare qe punen e perditshme e ke vetem me ligjin, nuk e ditke qe duheshin deklaruar pasurite, po sa zyrtare keni denuar ju per mosdeklarim pasurie ose deklariem te rreme??????? Asnje tolerance per keto plehra qe kane zaptuar drjetesine shqiptare dhe e ktheyn ne tmerr per qytetaret qe halli i conte ne zyrat e ketyre plehrave

  9. ashtu o posi! says:

    Kujtoje ti moj maloke se do kishe Sali malok kriminelin qe do te mbronte gjithe jeten.Yyyy…. molokë tribalë!

    1. Muco Qulli says:

      Mos e luanu te shkreten. Ka dhe komshiun pa pune. Burrin e dajes te semure. I duhen dha nja 35 vite pune po aty se e ka sjelle karriken nga shtepia e saj,po,po ia ka bo me porosi burri. Shume gjera ju nuk i dini,ashtu sic nuk dinte dhe vete ajo qe te deklaronte sa leke ka vene pasuri. Po ta dinte……do ia kishte gjet vegjen.

  10. jimmy says:

    Hec e gric bythen ,prokurore ti zurrat zhabe as dy muj nga mbarimi shkolles fillove prokurore ti zhabe

  11. Lumi says:

    Nuk e dija cfare te deklaroja, thote? Po kjo eshte pjese e ligjit, si nuk e di oj prekurore? Si e mbron ligjin ti kur nuk e njeh. Hajde kuadro, hajde!

  12. edi says:

    S’di rregullat e punes tende??? Se dije qe duhet te deklaroje gjithçka??? Po i bie qe perveç korrupsionit qenke edhe e paafte.

  13. Nje durrsak says:

    Po qe nuk paska ngel malok pa u bo gjykates. Dhurate nga plepat e Lej Fenit

  14. Kollodoku says:

    EC.. EC.. TJETRI. NUK E DIJA QE DUHEN DEKLARUAR PASURIT E BURRIT.. KUJT DO T’JA HUDHESH TI MOJ ME KTO PALLAVRA. TI ISHE DHE PROKURORE, SI NUK E DIJE.
    PROKURORE KE PLEPAT E DURRSIT. EC…. EC… TJETRI.

  15. marku says:

    Mendoj se duhet analizuar shprehja e zonjes prokurore “…te vinte turp te thoshje se ku punoje…” per te kuptuar se ne c’gjendje e kishte katandisur prokurorine A.Llalla! Se dyti,paresisht se zonja nuk ka ndonje pasuri te madhe krahasuar me te tjeret (mendoj se e ka te justifikuar )perseri eshte pozitiv fakti qe detyrimi administrativ per deklarimin e pasurise eshte detyrim ligjor dhe shkelesi duhet te mbaje pergjhegjesine qe i takon (administrative ne kete rast .Nese kjo do te ishte bere me pare,sot Llalla duhej te ishte ne burg per mos kryerje te detyres qe kur ishte kryetar i ILDP ,pasi pas ikjes se tij u zbuluan pasurite e padeklaruara te Gj.Gjonit me shoke dhe askush deri me sot nuk mbajti pergjesine qe i takon! E theksoj edhe nje here,me vjen keq per znj.prokurore sepse pasuria e saj e padeklarur eshte plotesisht e justifikueshme dhe simbolike ne krahasim me te tjeret, (vete gjendja e saj emocionale e tregon se nuk eshte si peshkaqenet e tjere qe nuk jua ndjen se po i heqin nga puna},por gjithsesi regullat e shtetit duhen zbatuar.

  16. durresi says:

    Vetem fakti qe thua se nuk e dije qe pasuria duhej deklaruar ben automatikisht shkarkimin tuaj. Per cfare i duhet vendit nje prokuror we nuk di ligjet.
    Hajde llogjike justifikimi hajde

  17. goni says:

    E kuptoni o njerez pse bejn si te cmendur dhe duan me cdo kusht te prishet reforma ne drejtesi. Po u rreshket dheu nen kemb. Po nuk do dorzohen kaq kollaj, lek kan mbeshtetje nga politika kan do organizohen e do mundohen te bejn c mos. Do degjojm nga me te ndryshmet keto koh.

  18. Bardhi Tolabi says:

    Gjynah qe e shkarkuan,sepse kjo eshte drejtesia qe kishim.Keta te tillet nuk njohin ligjin,por parate I njohin mire…
    Vetem per shprehjen e saj se nuk e dija se duhej ti raportoja,e merriton te shkarkohet.Ka mbi dy vjet qe behet fjale per kete reforme ne drejtesi dhe kjo si pjese e saj ka fjetur gjume e nuk di se perse ben fjale ky ligj…Mortja sa te merret me te pafajshmit,le te merret me keta injorantet e hajdutet e kestij sistemi te kalbur…

  19. perkthyesi says:

    Sa keq qe mbajme me page dhe gjithe te mirat njerez pa asnje integritet dhe personalitet. Sa per pergatitjen profesionale, nuk mund te flas, sepse nuk jam njeri i drejtesise, por me mjafton pasuria e ketyre mytebereve per te thene se sa te “perkushtuar” jane per te dhene drejtesi.

  20. free says:

    ta shkarkosh per mos deklarim apo per injorance ndaj rregullave …ndersa krye korruptuarit me prova bindese , video e pergjime vazhdojne jeten luksose neper europe ndersa fshijne edhe provat implikuese.

  21. Tan says:

    Sa kallzime ke pushuar ,sa qytetar ke rrezikuar duke I Len ne dor te Kristi halllet e type dhe burrimyt senses vinte pastrim natyrisht qe leket Jan te burrit ti vetem pushoje ceshtjet si Vepra penal nuk parashikohet ne ligj meriton ate cake keni ber ka ardh Koha e gjykimit ju jeni shkaktar qe cdo Shqipetar nuk do te jetoj me ne Kete vend

  22. Përjetësisht says:

    Epo çti bësh moj shoqe…
    Peshqit e mëdhenj tha Lu-ja, peshqit e mëdhenj ..po ju skishit bythë të bashkoheshit e të rrëzonit peshqit e mëdhenj, se secilin nga ju ‘milte lopën e shtetit’ për hesap të vetë.
    Tani peshqit e mëdhenj po u hanë juve cironkat e vogla.
    Po mos u mërzit, se me të thatin digjet dhe I njomëti ,thotë populli.

  23. Genti says:

    Vetting- u ne Drejtesi eshte njera ane e medaljes dhe duhet te behet sa me thelle te jete e mundur por o nuk u krye edhe Vettingu ne Politike e gjitha do te jete nje pese me hic pasi “peshku qelbet nga koka”. Nese “krifen” politikanet do te rrjedhin lumenj me euro, me dhjetra llogari rrjedhese brenda e jashte me nga disa vila e apartamente me toka, vreshta e pemtore,me borde,zyra,sipermarje,me hotele,restorante e dyqane me disa makina e pa harruar bizhuterite e luksin qe i ka mbuluar. Nese do behej ky Vetting edhe per Mjeke,Pedagoge e funksionare te disa niveleve te administrates do mbusheshin perplot pasuri tunelet e Ushtrise se kohes se Enverit. Parate e krimit ordiner dhe atij ekonomik jane pastruar nga trupa e korruptuar e gjyqtareve,prokuroreve,notereve dhe eksperteve. Ndersa miliarda e miliarda leke abuzime te tjera jane bere nga politikane ,pushtetare e drejtues te administrates publike te c’do niveli. Nese nje dite keta do te denoheshin jo burgjet qe jane por edhe njehere aq s’do mjaftonin per ti “rehatuar”.Korruptokracia ne vendin tone qe me mire te quhej Hajdutistan i ka bere gjemen ketij populli. Por sic thuhet nje shprehje “c’do popull meriton qeverine qe ka” ashtu edhe ky populli yne i lavdishem drejtohet nga hajdute me cizme sic eshte edhe vete ne pergjithesi.

  24. @ says:

    “Po te isha e korruptuar do kisha shtepi ne Tirane, si gjithe dynjaja” thote ajo.
    Per cilen “dynja” e ke fjalen moj prokurore e shtetit?
    Sigurisht per hajdutet e tjere (te medhej) qe kane shtepi ne te gjitha qytetet, apo jo?
    S’ke faj, se hajdutet e medhej nuk kapen kollaj..

    1. mirel says:

      Po per ata qe jane ne Tirane dhe kane nga 20 shtepi.
      Vene e gjejne kete sharabajgen si puna e asaj Rovena Gashit.
      Vete vjedh me koncesione Ramuti. Qindramiliona euro. Partneritet Publik Privat thote..FMN e kritikon si praktike te gabuar dhe te rrexikshme per shqiptaret qe po e zhyt ekonomine ne kolaps. Praktika qe do mbyllin cdo shteg per rimekembje sepse jane vjedhje e hapur e qeverise..dhe Ramuti vazhdon me koken lart se ka budallenj qe e mbajne per lider te madh.
      Rrofte RiPjelljace haleances se RiPiSave.

  25. torja says:

    Ore mund te me thote dikush se si e llogarisin pasurine keto te komisionit te vetingut, se nuk po e kutoj? Nese dikush gjate gjithe jetes se tij ka marre rroge, ne total, po themi 5 milion leke te reja, dhe ka vetem nje shtepi e cila kushton 5 milion leke te reja, e kalon vetingun per pasurine ky apo ajo?

  26. Lavdosh says:

    Kjo ka qene Krye Prokurore? Kjo i ve piken dhe nqs ka njeri qe ka dyshim, shiko kete dhe bej konkluzione

  27. Altini says:

    Ke patur pothuajse nje kapitull te tere ne nje nga lendet e juridikut lidhur mbi integritetin dhe pastertine morale te gjyqtarit. Madje edhe je betuar per kete. N.q.s nuk je e korruptuar je nje injorante , por askush nuk e ha kete.

  28. . says:

    Edhe kjo nje tjeter njeri (verior) i Sali Bishes e zhytur e lidhur me korrupsion nen urdherat e kriminelit Sali Bisha …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje