Pas caktimit të masave të sigurisë “arrest me burg” në shkallën e parë, 11 kuksianët e prangosur për veprimet në protestën e Kalimashit, ku u shkatërruan sportelet e pagesës së tarifës në Rrugën e Kombit, kanë sot një shans për tu liruar.
Ata kanë apeluar masat dhe Gjykata e Apelit në Shkodër pritet të vendosë për fatin e tyre.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës do të zhvillohet një protestë nga qytetarët e Kukësit në mbështetje të 11 të arrestuarve ku do të jenë të pranishëm edhe deputetët e Partisë Demokratike.
Deputeti Bardh Spahia ka bërë thirrje për pejsëmarrje masive. Policia ka marrë masa për ruajtjen e qetësisë pasi i trembet një situate si ajo në Tiranë kur deputetët e PD u konfrontuan me policët në dyert e gjykatës.
11 protestuesit e arrestuar:
Shpëtim Toda
Xhevahir Hereni
Elton Cengu
Florin Onuzi
Shkëlqim Vata
Xhevahir Gashi
Ervis Ruçi
Rasim Onuzi
Vasil Laçi
Abdi Haziri
Asnje leshim per vandalet e Kukesit.Nuk ka shtet ne bote,ska ligje ne bote,nuk ka gjykate ne bote qe ta perligjin aktin e pafajtesis se ketyre 11kukesianeve,Te shkatrrosh, te djegesh te sulmosh e te godasesh edhe policin nuk duhet e nuk mund te jene te pafajshem.Ne qe jetojme jashte Shqiperis fare mire si duhesh te sulej policia kundrej ketyre vagabondave qe shkatrruan e dogjen plagosen shume pjestar te policis.Ju a them se policia do te sulej kunder ketyre demonstruesve me egersin me te madhe te mundeshme per momentin e do vazhdonte deri ne fund per likujdimin e vagabondave keqberes
Prandaj gjykata e Shkodres duhet ti denoj me ashpersin me te madhe kto kuksiane.Vini re se kush I mbeshtet kuksianet ne Shkoder,hajdutat e vagabondat e katundarve e malcoreve te rame ne Shkoder nga katundet e malcit per rreth,kultivusit e kanabisit,duhanit e gjithe llumi I qarkut te Shkodres te drejtuar nga PD.Me keq Shkoder sa poshte ke ra.Asnje qytetar shkodran safi perrreth qjykates.