"Shpërthen" zyrtari i lartë i PD: Basha vuan nga autizmi i theksuar politik

20 Prill 2018, 15:13Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, në një intervistë për News24, e ka quajtur kreun e PD, Lulzim Basha autik.

Sipas Kullurit Basha vuan nga një autizëm i theksuar politik.

“Basha është autik, nuk dëgjon, nuk flet, është mbyllur me lodrat e veta dhe nuk i intereson se ç’ndodh në parti”, u shpreh Kulluri.

Gjatë fjalës së tij Kulluri akuzon Bashën se mbledhjet e Këshillit Kombëtar i bën vetëm kur i duhen atij.

Më tej ai shprehet se Basha duhet të largohet nga PD për ti hapur rrugën një projekti të ri politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje