Jozefina Topalli rikthehet në strukturat e PD, surpriza e Bashës me statutin e ri: Kopjon statutin e PS

20 Prill 2018, 23:03Politika TEMA

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar, forumit më të lartë vendimmarrës në selinë blu.

Ka qenë kjo lëvizja surprizë e Lulzim Bashës në pikun e debatit për ndryshimet statutore, ku kritikët kanë kryeqëzuar kryetarin demokrat për uzurpim të PD-së.

Dhe jo se nje nen i tille futet per here te pare ne statutin e partive politike ne Shqiperi, pasi e ka pasur dhe e ka gjithnje Partia Socialiste qe ish kryetaret e Kuvendit, ish kryeministrat jane automatikisht anetare te Asamblese se PS.

Kjo ka qenë një nga pikat e propozimeve të dy anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri dhe Edit’h Harxhi dhe ka gjetur dakordësinë e kryedemokratit dhe anëtarëve të tjerë demokratë.

Në diskutimet tek neni për Këshillin Kombëtar, veç ata që janë parashikuar më herët, do të bëhen pjesë edhe ish-kryetarët e Kuvendit nga radhët e PD.

Përveç Jozefina Topallit, postin e kryetarit të Kuvendit në të kaluarën e ka mbajtur edhe Pjetër Arbnori, por ai nuk jeton më.

Prandaj, frytet e këtij ndryshimi në statut do i “gëzojë” vetëm ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli.

Ndryshimet statutore do t’i përcillen për miratim Kuvendit Kombëtar të PD pas një jave, i cili mblidhet në 28 dhe 29 prill.

8 komente në “Jozefina Topalli rikthehet në strukturat e PD, surpriza e Bashës me statutin e ri: Kopjon statutin e PS”

  1. Nardi says:

    Per hajer Jozi,urime.Me n’fund u fute ne Keshillin Kombetar.Do jesh ngjitur me Mulin.

  2. Mul Noka dhe Paloka says:

    Kurva u shit. Kjo ndodhi per një aresye të thjeshte. Lul Bytha e pa ne Shkoder se sa ja varën.
    Lapangjozet i vijne kurves nga prapa. Dhe Luli ka nevojë per lapangjozet e Shkodres.

  3. Rrumpalla says:

    P.sh sali haleja është gjithmon anëtar i asamblesë. Pra su bë për xhozin por sali helenë dhe përfiton dhe dhe servilja numër 1.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Zhelefine, mos e merr me degjo mua. Nje anetare po propozohesh. Lere Qesharakun ne rrugen e tij per ne gremine.. Edhe Sali Gelbaza po rrjedh nga trute e kokes.. Shijo pensjonin dhe familjen se sben ky eshte tarabosh.. Jo per gje por kur te ngrihet anetaret e jashtem dhe popull I thjeshte, te ty do kthehet qe te veri ne pozita flijimi.. Vetem per te zgjidhur problemet qe do I vijne. Eshte skuth I talentuar..

  5. alphade says:

    Ndryshimi midis Mulit e Jozit qendron vetem te gjinia.
    Per gjerat e tjera formojne nje pende te mire,nje dyshje
    apo binom per t’i patur “zili” : Njeri,pasardhesi imediat i
    “homo sapiens-it” ,ndersa tjetra nje baxhelle , nje per t’u
    kapur “prej zhelesh” ………!

  6. skrapari says:

    A do ta pranoi e ado te rreshtohet Jozefina ne krah te Lulzim Bashes ? C’smund te ndodh !

  7. saliu says:

    Tani mbetet per t’u pare nese kjo do ta pranoje kete “zemergjeresi” te Lulashit pet t’u rikthyer ne ato forume ku ligjin dhje maiiqin i ben Lulja.

  8. he moj ta marsha e kenacun tani.
    he moj burrnesh u ba burr i mir njai lulashi.
    kujdes me griden se ka cfaqe te huja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje