Athina zyrtare akuza Metës për vonesat e negociatave: Nuk janë fundosur, vendimet për Çamërinë të parevokueshme. Ja pse s'pranuam të shtrohet

21 Prill 2018, 07:49Politika TEMA

Kreu i diplomacisë greke Nikos Kotzias ka folur për radion greke “24/7”, ku siguron se  mbyllja e negociatave me Shqipërinë do bëhet në fund të muajit maj.

Kotzias tregoi procedurën e vështirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë kishte me Presidentin Meta duke e bërë këtë të fundit përgjegjës për vonesën.

Ndërkohë ai nuk le pa përmendur edhe çështjen “Çame” për të cilën thotë se nuk ishte në tryzezën e bisedimeve.

“Sa u takon negociatave, kemi mbetur në një çështje të fundit. Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik pas marrëveshjes që bëri Presidenti Meta me qeverinë e atjeshme.

Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të jenë mbyllur esencialisht dhe formalisht edhe çështjet e fundit të hapura.

E dini, janë probleme që ekzistojnë që prej 70-80 vjetësh. Kur të vijë për diskutim në Parlament, do të befasoheni me ato që do të dëgjoni dhe me idiotësitë që bëheshin nga të dyja palët.

Askush në këto negociata nuk e ka shtruar çështjen çame, nuk kemi pranuar që të shtrohet një çështje e tillë në negociatat. Për pasuritë, të vetmet pasuri që ekzistojnë, janë ato që kanë të bëjnë me ligjin e luftës.

Formalisht, në një sens, jemi akoma në luftë me Shqipërinë. Përderisa nuk bëhet me mjaftueshmëri juridike abrogimi i ligjit të luftës, këto pasuri mbeten të konservuara në duart e shtetit grek,që nga shpallja e luftës kundër Greqisë nga Italia dhe Shqipëria, që atëherë ishin bashkuar në një mbretëri. Këto janë që nga lufta, nuk kanë të bëjnë me çamët.

Për çamët janë vendimet gjyqësore dhe janë vendime të parevokueshme”, ka përfunduar ministri i Jashtëm grek.

Nga Ministria e Jashtme greke nuk rrjedhin më dokumente dhe lajme, sepse dikur partitë opozitare merrnin dokumente nga ministria dhe ia jepnin mediave duke nxjerrë lajme. Sepse nëpunësit e Ministrisë së Jashtme, diplomatët, ekspertët dhe juristët kanë qëndruar në lartësinë që e kërkon koha, e dinë mirë se po bëjmë një strategji shumë serioze kombëtare, marrin pjesë dhe vetë në këto negociata dhe nuk lejojnë që të dalin jashtë çështjet që diskutohen”, tha Kotzias.(TemA)

6 komente në “Athina zyrtare akuza Metës për vonesat e negociatave: Nuk janë fundosur, vendimet për Çamërinë të parevokueshme. Ja pse s’pranuam të shtrohet”

  1. Treviso says:

    Tani po tregohet serjoz zoti minister i jashtem grek me problemet e prapambetura ndermjet dy shteteve. E pershendes per kete serjozitet.

  2. Durim says:

    Pa camerin ska marveshjen.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      First things first..

  3. Ali Pashe Tepelena says:

    Jevgjitet neo grek, bastardet e Europes.

    Pjell perdhunimesh te sunduesve myslimane shqiptare, mercenareve shqiptar dhe arvanitasve nder shekuj.

  4. Alban says:

    Jevgjitet e anadollit me kushte….eh zot ne dore te kujt rame.

  5. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    asnje symfoni me sunitet e pabese…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje