“Süddeutsche Zeitung”: Rama kërkon pranim të qartë nga BE për çeljen e negociatave

21 Prill 2018, 13:36Politika TEMA

Kryeministri shqiptar, Edi Rama u bëri thirrje politikanëve në gjermanë të mos pengojnë rrugën për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit të tij në BE.

Ekziston një shqetësim i qartë që individë dhe forca politike të Bashkimit Europian kërkojnë të trazojnë gjërat që nuk duhet të trazohen”, deklaroi kryeministri shqiptar për “Süddeutsche Zeitung”.

Kancelaren gjermane, Angela Merkel (CDU), ai e konsideron një mbështetëse të tij. Por, ai e di mirë se ka edhe disa deputetë që duhet të binden në bazë të fakteve dhe rezultateve. Komisioni Europian rekomandoi të martën hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendet e Ballkanit, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini deklaroi se rekomandimi për hapjen e negociatave lidhet me reformat e fundit të dy vendeve.

Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn përmendi zhvillime thelbësore premtuese “Ne nuk po trokasim në portën e Bashkimit Europian, për të hyrë nesër, ne dëshirojmë vetëm të ulemi në tryezën e bisedimeve”, deklaroi Rama. Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi për zhgënjim në vendin e tij.

“Rekomandimi i Komisionit nuk është një dhuratë dhe as lëmoshë, por ai është i bazuar në arritjet tona”, deklaroi Rama.

Nëse këto gjëra nuk vlerësohen, populli shqiptar do ta konsideronte të padrejtë këtë vendim. “Nëse perspektiva e BE-së eklipsohet dhe fiton politika dritëshkurtër mbi strategjitë afatgjata njerëzit do kërkojnë të largohen”, paralajmëroi Rama.(lexo)

11 komente në ““Süddeutsche Zeitung”: Rama kërkon pranim të qartë nga BE për çeljen e negociatave”

  1. Mentori says:

    Moos…se i mallengjeve! Curg po u shkojne lotet nga syte. O Rame..kalama mbete gjithe kohen, haron te verteten e thjeshte se bota mbahet nga interesat
    Edhe ne rrethin familjar, anetarit te pazote e ters i largohen te gjithe. Forco shtetin tend, beji shtetasit tend dinnjitoze, zhvillo pasurite tende natyraleperpiqu ta kesh mire me te gjithe pa ulur shpinen dhe do shofish qe do te te lepihen dhe ata qe i konsideron superfuqi. Dhe mos kerceno se nuk pjerdh Europa nga ajo ane, vecse do te te tallen dhe do ritin pazarin.

    1. Une says:

      Po te ishin te gjithe shqiptaret si Edi ne do ishim ne Europe sot. Fatkeqesisht me hajdute dhe kriminele si saliu, basha, monalikja,… puna veshtiresohet. Sidomos kur keta hajdute lobojne kunder shqiperise.

  2. Zigur Qarri says:

    Sado e madhe te jete ndihma nga te tjeret,po nuk levize vete,eshte e kote.
    Problemi eshte i thjeshte fare,arihmetik.Ju nuk keni bere detyrat e Shtepise.
    Edhe kur ishte e mbyllur Shqiperia,Bota i dinte te palarat e Shteit e jo me tani!
    ,,,,,,”njerëzit kërkojnë të largohen”se ja keni bere jeten sketerre ju politikanet.
    O Nastradin,mos bej viktimen,por shiko çfar ben ti gabim,jo te tjeret.

    1. PD&Lesheli says:

      Nese i ka bere detyrat apo jo, kete e percaktojne vezhguesit e Europes dhe jo tycat e Vicitolit.
      Sipas vezhguesve. te europes Edi i ka bere mire detyrat. Sipas bashuqeve eshte e kunderta…

  3. vezhguesi says:

    Ky po jeton fundin e vet dhe te gjithe klases postkomuniste qe ndertuan nje shtet te projektuar pe vjedhje. Me vjedhje me celula paguesish nen dore tip piramide kryembistri te veten kryebashkiaku re veten ministri te veten dogana hipoteka aluizni e cdo qelize shteti te tere me nje ekip te fshehur paguesish. Tani kerkojne te provokojne popullin ta inatose te ngrihet ai e re vonohet hyrja ne eu qe shfaros gjith sistemin postkomunist me mobopolet me cmimet monopol me lidhjwt me krinim e cdo gje qe ja beri ferr jeten shqiptarve. Nuk ngrihet populli per ju jo. Ai cohet sa here e ja ben fakt te kryer vjedhjen e radhes. Revolucion si doni ju ska. Populli po pret hyrjen ne europe bashke me fundin e bashibozukeve qe nga Rama e deri te i fundit

    1. Une says:

      Po te ishin te gjithe shqiptaret si Edi ne do ishim ne Europe sot. Fatkeqesisht me hajdute dhe kriminele si saliu, basha, monalikja,… puna veshtiresohet. Sidomos kur keta hajdute lobojne kunder shqiperise.

    2. Experti says:

      Edhe Saliu vet nuk do ta formulonte me mire. Mos je gje ndonje tyc vicitoli apo vezhgus vicitoli…

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    i plasi trapi europes per 3 milion shqiptare, vetem gjermania po mban me buke mbi 1 million siriane. ky palla i thote do zhgenjehemi po sna hapet negociatat. u zhgenjeve ti dhe ju plasi trapi atyre, ti nuk i ofron europes asgje si shtet, as si treg, as si tru, as si krahe pune, as produkte asgje qe europes ti zgjoje interes. europa ka vetem nje interes tek ne, qe te rrime urte e mos i hapim probleme me fqinjet apo mes njeri tjetrit.

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    i plasi trapi europes per 3 milion shqiptare, vetem gjermania po mban me buke mbi 1 million siriane. ky palla i thote do zhgenjehemi po sna hapet negociatat. u zhgenjeve ti dhe ju plasi trapi atyre, ti nuk i ofron europes asgje si shtet, as si treg, as si tru, as si krahe pune, as produkte asgje qe europes ti zgjoje interes. europa ka vetem nje interes tek ne, qe te rrime urte e mos i hapim probleme me fqinjet apo mes njeri tjetrit…

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    i plasi trapi europes per 3 milion shqiptare, vetem gjermania po mban me buke mbi 1 million siriane. ky palla i thote do zhgenjehemi po sna hapet negociatat. u zhgenjeve ti dhe ju plasi trapi atyre, ti nuk i ofron europes asgje si shtet, as si treg, as si tru, as si krahe pune, as produkte asgje qe europes ti zgjoje interes. europa ka vetem nje interes tek ne, qe te rrime urte e mos i hapim probleme me fqinjet apo mes njeri tjetrit….

  7. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    i plasi trapi europes per 3 milion shqiptare, vetem gjermania po mban me buke mbi 1 million siriane. ky palla i thote do zhgenjehemi po sna hapet negociatat. u zhgenjeve ti dhe ju plasi trapi atyre, ti nuk i ofron europes asgje si shtet, as si treg, as si tru, as si krahe pune, as produkte asgje qe europes ti zgjoje interes. europa ka vetem nje interes tek ne, qe te rrime urte e mos i hapim probleme me fqinjet apo mes njeri tjetrit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje