Ish-ministri i Financave, Yanis Varufakis, thotë se kapitalizmit po i vjen fundi si gjithçkaje tjetër të vjetëruar. Ish-profesori i ekonomisë mbajti një leksion në University College London mbi ndikimin që ngritja e gjigantëve të teknologjisë dhe inteligjenca artificiale do të kenë te sistemi ekonomik, i cili sipas tij do të vetëhidhet në erë.
Varufakis thotë se kompanive si Google-it dhe Facebook-ut për herë të parë në histori po ua blen dhe konsumon kapitalin konsumatori.
“Së pari, teknologjitë u themeluan nga disa grante qeveritare. Së dyti, sa herë kërkon diçka në Google, ti kontribuon në kapitalin e tij. Dhe kush e merr fitimin nga kapitali? Google sigurisht, jo ti. Pra nuk ka më dyshime se kapitali po prodhohet nga shoqëria dhe fitimet po privatizohen. Me inteligjencën artificiale, ky do të jetë fundi i kapitalizmit”, tha Varufakis.
Ish-ministri grek paralajmëron se Karl Marksi do të “hakmerret”. Ai shton se për herë të parë që prej kohësh kur nisi kapitalizmi, teknologjitë e reja më shumë po shkatërrojnë vende pune sesa po i krijojnë ato.
“Kapitalizmi do të hedhë në erë vetveten, sepse ai po prodhon të gjitha këto teknologjitë e reja që do t’i bëjnë korporatat dhe mjetet private të dala jashtë mode. Çfarë ndodh më pas? Nuk e kam idenë”, thotë ai.
Duke e përshkruar situatën e tanishme ekonomike si të paqëndrueshme, ai thotë se ia ka frikën ngritjes së “nacionalizmit toksik”. Varufakis thotë se në këto kushte, qeveritë duhet të përgatiten për postkapitalizmin, duke hartuar politika të rishpërndarjes së pasurive.
Një sugjerim i tij është që 10% e aksioneve në të ardhmen të vendosen në një fond të përbashkët mirëqenieje, i cili të jetë në pronësi të popullit. Nga kjo, çdo qytetari mund t’i paguhet një dividend universal bazë.
Varufakis u vendos në qendër të vëmendjes botërore gjatë krizës së borxhit në Greqi. Ai udhëhoqi grupin negociator të Greqisë dhe kërkoi një rezolutë me kreditorët ndërkombëtarë.
Duke e përshkruar këtë si një “dështim total” nga ana e tij, ai u dorëhoq si ministër Financash në vitin 2015, pasi kryeministri Alexis Tsipras ra dakord me kushtet e parashikuara në planin e BE-së për shlyerjen e borxhit grek. (TemA TV)
Je nga ekonomistet e pakte qe ka nxjerr greqia dhe cdo gje e thua me emer e mbietmer pa dorashka
Fatkeqsishte idet e tua quhen utopike ose qeshatake nga ujqrit kapitalist
Rrspekte
un skam simpati per greket, por pak njerez i vin botes si varufakis
Ky thote gjera te medha??
Ruajuni nga teatralet dhe sharlatanet thonte Nietzsche.Nje tjeter palle majtist socialist.Kur e vuri Cipras minister Ekonomie u be qesharak me keto pamflete marksiste.I dhane ultimatum Ciprasit evropianet ta zhduknin kete qesharak marksist nga tavolina e bisedimeve.Mbasi e hoqi Ciprasi ,ky sharlatani u katandis si hebrenjte qe presin akoma Mesian.Dhe marksistet akoma presin Marksin te hakmerret.I shkreti Marks ,sikur eshte nga Malesia e Madhe dhe do hakmerret per vellain komunist qe ja vrane kapitalistet.
O karagjoz marksist …..80 vjet e provoi veten Marksi dhe deshtoi me sukses .
Mbajeni me shkume o marksista dhe ti o Varufakis ,pedagog i marksizmit me parate e kapitalizmit.
Ti mer ylli, (palle karri) qenke me i zgjut se sa ata kapitalistet Britanike (angleze) qe e ftojne ne universitete prestigjoze per te dhene leksione ????!!!!!!!!! Debil njeri ……….., te ishte qesharak dhe marksiste Varufakis ata armiqte me te betuar te komunizmit … Anglezet nuk do ta lejonin te shkelte token Engleze dhe jo me tu jepte leksione studenteve ne University College London !!!!!!!!!!!!
Me siguri qe universitetet e marrin par ta pyetur per sukseset qe korri kur ishte minister???
Varufakis , nje ekonomist virtuoz , me besim te patundur tek idete dhe botkuptimin e tij mbi ekonomine . U perplas ball per balle me “padronet” Komisioni Europian , Banka Europiane , EU, dhe DNT , duke u hedhur poshte me argumenta dhe idete e tij te shkelqyera .
Borxhi i nje shteti , ne asnje menyre nuk shlyet duke kerkuar borxh , pasi ai behet si ortek dhe vjen nje dite qe behet i pa kontrollushem , dhe i pa sherbyeshem ( me ato qe nxjer si shtet paguaj borxhin ) Idea e ketij gjeniu shqetesoi shume , dhe personalish Ministrin e Ekonomise Gjermane z Shchauble qe nuk desh ti kuptonte idete e ekonomistit virtuoz , qe borxhi i nje shteti zhduket vetem me investim , vende pune , dhe ekonomi te shendetshme . Dhe fudi i tij dihet ………. megjithate asgje nuk humbet sot ………..
Heret a vone edhe kapitalizmit do I vije fundi… kapitalizmi po e han veten e vet si kanceri qe han trupin e njeriut pa ditur se nje dite kur trupi i njeriut do te vdese, edhe kanceri do vdese bashke me te.
.
Jo se komunizmi nuk e hengry veten e vet nga brenda, por ne nje menyre apo tjeter duhet gjetur nje ure apo nje zgjidhje me e mire.
Ekonomiste si Varufakis do ta shpetonin boten nga kaosi kapitalist!
O Rod,
Varur Faqe e ka mbiemrin dhe është arvanitas nga Egina po sado që ka të drejtë për fundin e sistemit si Shumica e Arbëreshëve në greqi është simpatizant i njohur i komunizmit që shpreson së do ta sjelli revolucioni i pritshëm teknologjik.
Veçse ky devidenti ose pagesa bazë që do ti dhurohet çdo personi që të rrijë në shpi do ta kthejë njeriun në parazit me depresion.
Lodra bie per ata qe kane veshe dhe Ky zoteri KA SH. TE DREJTE……… Plaget e kesaj shoqerie qe po jetojme po shumohen ne progresion gjeometrik ndersa perfitimet baze te shoqerise ne progresion arithmetik….Natyrisht dispropocioni shkon duke u thelluar dhe ndryshimi ne post kapitalizem eshte i pashmangeshem…./,,,, Ne fakt sipas teorive te Marksit tani e ka radhen Socializmi vetem me shume ndryshime nga ai qe predikonte filozofi i shquar …….
Varufaqin nuk e ka nxjerre Greqia por ka studiuar dhe ka bere kariere ne vendet e tjera.
Nuk eshte as arvanit dhe as nga Aegina por nga Kreta.
Idete e tija jane te artikuluara mire dhe ai perdor finesen akademike per ti prezantuar por asgje nga ato ide nuk eshte e re per ne qe kemi ardhur nga epoka e tollonit!!!
Ne e kemi pare ne kurrizin tone sesi idete per tua marre atyre qe kane dhe tua japi atyre qe skane, perfundojne me rradha te gjata qumshti gjate nates dhe rradhe te tjera me te gjata vajguri gjate dites.
Kur merr nga ai qe ka, vjen nje kohe qe ai ska me te jape dhe ai qe ka marre vazhdimisht eshte bere parazit deri atehere.
Vonon nje ose dy gjenerata por barazia prodhon dy gjera me shumice, varferi dhe parazite.
Shpjegime sempliste! Idete e Varufakit nuk jane pjese e teorise marksiste. Te jesh i majte nuk dmth doemos te jesh marksist. Mbase para se te lexohet nje artikull per Varufaqin mire do te ishte te shkoje dikush ne sitin e tij per te marre vesh se cfare mendon e do te beje Varufaqi. Libri i tij i fundit (2017) ku pershkruan periudhen 6 dramatike 6 mujore te betejes se tij me huadhenesit europiane ” Adults in the Room” konsiderohet si nje nga memuaret politike me te medha ne nje artikull review te Paul Mason ne Gardian. (https://www.theguardian.com/books/2017/may/03/yanis-varoufakis-greece-greatest-political-memoir}
Ne kete liber thote Mason jepet ne menyren me te detajuar dhe me te sakte pershkrimi i pushtetit modern.
Vleresime te komentuesve te tjere ( pozitive ose negative) mund te gjenden ne sitin: http://bookmarks.reviews/reviews/all/adults-in-the-room/
Varufakis . Duhet të lexosh më shumë , e kur të flasësh , mos bëj deklarime , por , ato që thua , mbështeti në analiza e argumenta .
Po thellohu bre djalë , thellohu . Njëqind herë të kam thënë . Thellohu .
Po qe se flet , për ndodhi pas vitit 2175 , edhe mundet , por , për këto probleme , deri 200 vjet , i kishte bo analizën e vet , ai miku jonë .
Varufakis . Shif se mos ja gjen veprat në gjuhë të huaj , ndoshta dhe greqisht , mbasi edhe grekërit ( arvanitas shumica ) lenin kokën për te . Sa për shqip , kur të duash , hajde këndej , se i kemi .