Vajza e Ministrit Bushati i bashkohet aksionit të pastrimit të Shqiperisë.
Hera Bushati vetëm 11 vjec është bashkuar sot në ditën ndërkombëtare të tokës me të rinjtë për të pastruar Kepin e Rodonit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Bushati, i cili në rrjetet sociale dhe shprehet “i lumtur që Hera u bashkua me grupin e të rinjëve ne ditën ndërkombëtare të tokës për pastrimin e Kepit të Rodonit”.
Ditën e sotme shumë të rinj i janë bashkuar aksionit për pastrimin e Shqiperisë të nisur nga ministria e mjedisit dhe turizmit.
Shembulli që vjen nga Hera, është dicka që duhet të na bejë të reflektojmë dhe më shumë për vlerat që po u japim fëmijëve në shoqërinë tonë.
Përballë fëmijëve me makina, modeli i fundit i teknologjisë, qëndrojnë ata fëmijë si Hera dhe shumë të tjerë që sot vendosën të punojnë në komunitet.
Ta kesh me jete.Ismil.
Çfarë thoni, vajza e ministrit Bushati vendosi të pastrojë Shqipërinë? Allah, allah! Ky po që është lajm. Sidoqoftë, kujdes një çikë, or të uruarit e perëndisë, kur e jepni një lajm të tillë, pasi shumë nga ne jemi me zëmër dhe mund t’na ndodh ndonjë hata….