Investim i gabuar në Belsh, pista e biçikletave “shndërrohet” në pistë noti

21 Prill 2018, 18:56Sociale TEMA

Pista e biçikletave rreth liqenit të Seferanit në Belsh është shembulli më i qartë se si paratë e taksapaguesve shkojnë dëm. Kjo pistë e ndërtuar një vit më parë, tashmë është kthyer në një pistë noti, pasi rreth 500 metra të saj janë mbuluar nga uji.

Kjo pistë biçikletash u ndërtua nga qeveria shqiptare, e cila synonte ta kthente këtë zonë në destinacion turistik. Por ndërtuesit e pistës, mesa duket, nuk e kanë llogaritur nivelin e ujit.

“Niveli i gjolit ka qenë më lart. Rruga është bërë gabim, duhet të ishte bërë më lart sepse hyn në ujë”, tregojnë banorët.

Sipas banorëve të zonës, niveli maksimal i liqenit të Seferanit është rreth 70 cm më lart, dhe investimi në të është i ndarë në tre lote, ndërkohë që ka përfunduar vetëm loti i parë.

Projekti parashikon vijimin e pistës së çiklizmit turistik, ndërtimin e njësive akomoduese dhe amfiteatrin.

4 komente në “Investim i gabuar në Belsh, pista e biçikletave “shndërrohet” në pistë noti”

  1. Karikaturisti Karikaturon 1 Karikaturë Karakteristike says:

    Do ta paguaj dikush Investimin e Gabuar !!!
    Apo do denohet uji qe “ngriti nivelin e tij” !!!

  2. takspaguesi says:

    SHNDERROHET shkruajeni pa thonjza, pasi ajo me te vertete eshte shnderruar dhe shkaterruar dhe pse : sepse punimet u kryen nga disa njerez kalimthi dhe punimet nuk i kontrollon asnjeri, ose ndarje pazaresh me tendera te paracaktuara

  3. Gzimi says:

    Eshte investim i nje shoqate ajo dhe jo e shtetit. Informohuni nje here para se te shkruani kot.

  4. Ladi says:

    Po nuk eshte ndonje shpenzim i madh qe ta ngresh nivelin e rruges se bicikletave, kjo me shume flet per paaftesine dhe mungesen profesionale..Pra denoncon qarte, se sa te pazot dhe te papergjegjegjshem jemi ne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje