Pesë rregullat e një kundërpërgjigjeje efektive ndaj kancerit

23 Prill 2018, 09:12Sociale TEMA

Aktivitet fizik, asnjë cigare, më shumë komunikim me mjekun, mbështetje psikologjike dhe ndjekja e një diete të caktuar ushqimore me ndihmën e onkologut. Çdo tumor është i ndryshëm dhe kërkon kura specifike, por këto pesë rregulla vlejnë për të gjithë dhe i ndihmojnë pacientët të përballojnë më mirë sfidën e vështirë me kancerin.

Ekspertët italianë shpjegojnë se aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin. Në nivel qelizor, kjo ka efekt antiiflamator. Sa më pak inflamacion, aq më shumë limfocite T arrijnë të godasin qelizat tumorale.

Sa i përket duhanpirjes, ajo rrit rrezikun e disa tipe tumoresh, jo vetëm atij të mushkërive, sepse përmban substanca kancerogjene që vijnë si pasojë e djegies. Edhe dy apo tri cigare në ditë kanë efekt negative.

Rregulli i tretë është vendosja e një komunikimi të mirëfilltë me mjekun, i cili duhet të ndjekë në detaje mënyrën e trajtimit dhe efektet te pacienti.

Suporti psikologjik është një tjetër aleat në luftën kundër tumorit. P.sh. një pacient depresiv ka më pak aktivitet të limfociteve, që e ndihmojnë organizmin nga patogjentë të jashtëm. Te pacienti i stresuar ka më shumë lëshim të kortizolit, hormon që provokon rënien e imunitetit.

Terapia ushqimore është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ajo që ne konsumojmë i modifikon bakteret në florën intestinale dhe i kthen ato në pro ose antikancerogjene. Ushqyerja në onkologji është një lojë komplekse ekuilibrash. Nuk është e lidhur aq shumë me kaloritë, sesa me elementët që janë në përbërje të çdo ushqimi, pasi edhe ata ndikojnë në rritje.

Njësoj si diabetikët që nuk duhet të konsumojnë sheqer sepse u rritet glicemia, edhe pacientët me kancer nuk duhet të hanë ushqime që stimulojnë inflamacionin si qumështi dhe produktet e tij, mielli i rafinuar dhe sheqernat.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje